Tensionet me SHBA / “Të pres në restorant peshku”, ftesa e Erdogan për Putin

August 25, 2018 13:19

Tensionet me SHBA / “Të pres në restorant peshku”, ftesa e Erdogan për Putin

 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan së shpejti do të takohen për të diskutuar marrëveshjen e sistemeve anti-ajrore S-400. Takimi vjen në kulmin e përplasjeve Turqi-SHBA dhe për t’ia ngritur edhe më shumë nervat Donald Trump ka menduar pala turke, duke zgjedhur që Putin dhe Erdogan të diskutojnë duke ngrënë peshk ose karavidhe, pasi do të takohen në një restorant të veçantë në Stamboll.

Ftesa ka ardhur nga Erdogan dhe i është dërguar Putinit nga Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu të premten.

Aty shkruhet: “Miku yt i dashur, z. Erdogan, ka kërkuar të dërgojë përshëndetjet dhe urimet e tij, duke shpresuar për vizitën tuaj në Stamboll në të ardhmen e afërt. Ju ftoj për të shkuar në një restorant peshku”.

Por historia e ‘restorantit të peshkut’ nuk lindi spontanisht, por daton që në samitin e BRICS në korrik.

Në atë kohë Putini i kujtoi homologut të tij turk që dikur Erdogan e ftoi atë të hanin së bashku në një restorant peshku. Kur Erdogan theksoi se ftesa ende qëndron, presidenti rus theksoi se çështja me eksportet e mishit në Turqi duhet së pari të zgjidhet.

Dhe Erdogan nuk ia bëri dysh fjalën Putinit ashtu siç po ja bën aleatit amerikan Donald Trump. Në fund të korrikut Rusia filloi eksportet e mishit në Turqi dhe Presidenti turk i hapi rrugë takimit në restorantin e peshkut.

Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë po forcohen më shumë, gjë që në dukje e ka zemëruar aleatin e Ankarasë, SHBA. Lidhjet e Ankarasë dhe Uashingtonit janë në spirale në rënie ndërsa brirët përplasen më fortë pas vendimit të Turqisë për të blerë sisteme të raketave S-400 të Rusisë.

Qeveria e Erdoganit është gjithashtu e vendosur të shtyjë përpara me blerjen e avionëve amerikanë F-35, që ligjbërësit e SHBA po përpiqen ta bllokojnë, për shkak të marrëveshjes S-400 të Ankarasë.

Më parë këtë javë, eksportuesi i armëve rus “Rosoboronexport” zbuloi se Turqia do të marrë serinë e parë të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 vitin e ardhshëm. Pas deklaratës, zyrtarja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert vuri në dukje se SHBA tashmë e kishte bërë “shumë të qartë se çfarë mund të shkaktonte sanksione për vende dhe entitete të tjera anembanë botës”, nëse ata shkojnë përpara me blerjen e sistemeve ruse.

l.h/ dita

August 25, 2018 13:19
Komento

7 Komente

  1. Amerikani August 25, 14:34

    Bashkepunimi vellazeror. Ne shqiptareve na kujton koherat kur sulltanet osmane benin paqe me caret ruse dhe ne shenje miqesie te perulur para tyre u dhuronin toka shqiptare serbeve e grekeve.

    Turk osman=serb=grek.

    Reply to this comment
  2. Xxx August 25, 14:42

    Ky (Erdogan) dhe dum babistet ne Shqiperi e Kosove qe mastrubohen perdite me endrrat me sulltane e perandori osmane jane me te rezikshem per Kombin tone se sa armiqte e njohur.
    Keta jane krimba qe geryejne perdite identitetin tone kombetar dhe te ardhmen tone europiane.
    Ptttuuu fare e keqe turkoshanesh haxhi qamiliste e esadiste.

    Reply to this comment
  3. Arben August 25, 14:42

    Perpara o Sulltan

    Reply to this comment
  4. Arben August 25, 17:24

    Hapni syte o milet, perendoi epoka perendimore.

    Po Lind epoka aziatike, Turqia do te jete pergjegjese

    per ballkanin.

    Reply to this comment
  5. MH August 26, 00:09

    Se cka do flitet e do te bahet.Fundi dalt hajer!!!

    Restaurant peshku ka ekzistue dikur,ku sot asht krijue pedonalja e pare ne Shkoder.Nuk di a asht ruejt restoranti ne krah te djathte ka shkon nga qendra e pijaces drejt Dugajve te Reja(teper te vjetra).Sepse dhe ky restoran i tradites nuk duhet shue,shembun per ngrehin te ndonji gjaje tjeter te re.Apo nuk ka vlere vec te ishte teater.E ja pra sot po bjen fati per nji takim botnuer ndermjet turkushakut Erdogan e Carit te Rusise me hanger krap tavet ne restorant peshku Shkoder.Kaq ne za ka mbrijt ne interrnet tava e krapit pjekur ne tjegull.Mundet ta pjekin edhe nga ndonji restorant tjeter.Se,tjegulla e krap ka boll.Po ky asht tipiku i krijuem vetem per gatim peshkut te tradites.Pa dyshim dhe i shoqnuem me vene Kallmet.Gja qe e don vet krapi.Jo uje po vene ose me me cue ku kam kene.Apo jam gabueshem.
    Pershendetje!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*