Erdogan, akuza ndaj SHBA-ve: Jeni përpjekur të na mashtroni

March 20, 2018 12:50

Erdogan, akuza ndaj SHBA-ve: Jeni përpjekur të na mashtroni

 

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka shpërthyer kundër SHBA-ve të martën, të cilët i akuzoi se po përpiqen të mashtrojnë Ankaranë duke bashkëpunuar me grupet terroriste në Siri.

Gjatë fjalimit në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim, Erdogan tha: “Nëse jemi partnerë strategjikë, duhet të na respektoni. Ju jeni përpjekur të na mashtroni.”

Ai tha se SHBA-të u kanë dërguar 5 000 kamionë me armë për kurdët në Siri, të cilët Turqia i quan grupe terroriste.

“Ne kërkuam t’ju blejmë armatime. Ju nuk na i dhatë ne, por ua dhatë organizatave terroriste pa para. Çfarë lloj partneriteti është ky? Ne tani po i shkatërrojmë plotësisht këto tunele me armë dhe municionin po e konfiskojmë gradualisht.”

Tensioni mes SHBA-ve dhe Turqisë është rritur qëkur ushtria turke ka hyrë në Siri dhe ka nisur luftën kundër kurdëve, të cilët Uashingtoni i ka mbështetur me armatime në luftën kundër ISIS.

Në kuadër të operacionit Dega e Ullirit, Turqia ka vrarë më shumë se 3600 luftëtarë kurdë, të cilët i cilëson terroristë dhe rrezik për sigurinë e saj kombëtare.

Më herët edhe kryeministri turk, Binali Yildirim, ka akuzuar SHBA-të se po aplikojnë një embargo të fshehtë ndaj Turqisë duke refuzuar tu shesin armë.

a.s/dita

March 20, 2018 12:50
Komento

1 Koment

  1. Arben March 20, 13:38

    Perpara o Sulltan, per te miren e popullit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*