Erdogan për BE-në: Kujdeset më shumë për kafshët dhe LGBT, se për njerëzit në nevojë

May 15, 2016 10:20

Erdogan për BE-në: Kujdeset më shumë për kafshët dhe LGBT, se për njerëzit në nevojë

Gjatë muajve të fundit, marrëdhëniet mes BE-së dhe Ankarasë zyrtare kanë qenë mjaft të tensionuara për shkak të debateve në lidhje me liberalizimin e vizave.

Kjo situatë mund të kërcënojë edhe implementimin e marrëveshjes së firmosur për menaxhimin e krizës së azilkërkuesve.

Presidenti i Turqisë ka vijuar me akuzat e tij në drejtim të Bashkimit Evropian duke deklaruar se blloku me 28-anëtarë kujdeset më shumë për të drejtat e kafshëve dhe të homoseksualëve se sa për njerëzit që ndodhen në luftë.

Deklarata e tij pritet që t’i tensionojë edhe më shumë marrëdhëniet mes palëve. Gjatë deklaratës së tij, presidenti turk tha gjithashtu se perëndimi ka ende mendime për  kolonializmin.

‘Bashkimit Evropian duhet t’i vijë turp që nuk tregohet i gatshëm për t’iu gjendur pranë miliona grave dhe fëmijëve që zgjasin dorën për ndihmë. Ata po tregojnë më shumë kudjes për të drejtat e kafshëve dhe të homoseksualëve se sa për qytetarët sirianë që tentojnë të largohen nga lufta”, – ishin fjalët e Erdogan.

Bashkimi Evropian dhe Turqia kanë një sërë mosmarrëveshjesh mes tyre të cilat lidhen kryesisht me procesin e liberalizimit të vizave.

Blloku me 28 anëtarë ka vendosur një sërë kushtesh, mes të cilave respektimin e lirisë së medias si dhe ndryshimin e ligjeve për terrorizmin, udhëzime të cilat Ankaraja zyrtare ka deklaruar se nuk ka ndërmend t’i ndjekë.

Kjo situatë mund të kërcënojë edhe implementimin e marrëveshjes së firmosur më herët mes palëve që ka të bëjë me menaxhimin e krizës së azilkërkuesve.

May 15, 2016 10:20
Komento

12 Komente

  1. Aurel May 15, 11:13

    E more Erdogan islamisti, po boll ka bere bashkimi Evropian. Be ben mire qe kujdeset per kafshet dhe qytetaret e saj qofshin edhe homosexual so si ti plehre diktatoriale qe i vret si qente ne rruge.

    Reply to this comment
    • kunji May 15, 19:07

      Po te mos ishte islamist nuk besoj se do kishe folur keshtu por, mqs qenka nje turk qe ka bere shume gabime ne politikat e tij le te themi qe nuk ka te drejte !!!???…, ky citat per Europen eshte me se i drejte.

      Reply to this comment
    • BISEKSUALI ATEIST September 6, 17:31

      Fiks ashtu eshte. POSHTE qelbesira erdogan dhe qente e tij. RROFTE EUROPA AMERIKA DHE POSHTE qofshin xhihadistat.

      Reply to this comment
  2. info analitike May 15, 11:38

    Ky po ben njesoj si krushku i tij Edi Rama. Duke u sjelle si dikatator ne Turqi i jep leksione demokracie Europes.

    Reply to this comment
  3. mondi nga Vlora May 15, 13:11

    këtu ka 100% te drejtë!

    Reply to this comment
  4. Mark ramy uk scotland irland May 15, 13:33

    Ka plotesisht te drejte. Ne vendin me demokratik te botes, njerezit jetojne si qente dhe qente si njerez

    Reply to this comment
  5. Mollosi May 15, 15:38

    Po pasi qe eshte ashtu ore Erdogan, perse kerkon me ngulm qe te anetaresohesh ne BE. Lere Europen e ktheju rrenjeve te tua aziatike.

    Reply to this comment
  6. Arben May 15, 16:20

    SHUME E DREJTE.

    PERPARA ERDOAN.

    Reply to this comment
  7. Arben May 15, 16:22

    SHUME E DREJTE.

    PERPARA ERDOAN..

    Reply to this comment
  8. PO.PO May 15, 17:33

    Kesaj radhe , do te te jepja plotesisht te drejte , ne keto qe thua ,o SULLTAN ERDOHANI . Jam teresisht i nje mendimi me ty

    Reply to this comment
  9. XXXL May 15, 19:27

    Sulltani i Bosforit ka plotesisht te drejte, por duhet shtuar qe Europa ne bashkepunim me Ameriken e kane mendjen per te sjelle “Pravera” arabe , per t’a bere boten lemsh qe te shesin stoqet e depove qe i kane plot me armatime dhe per t’u grabitur naften ketyre shteteve e popujve te varfer.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*