Erdogan dhe Davutoglu: Nuk duam luftë me Rusinë, popull mik dhe fqinj

November 25, 2015 13:43

Erdogan dhe Davutoglu: Nuk duam luftë me Rusinë, popull mik dhe fqinj

A po shkon drejt shuarjes konflikti i shpërthyer dje midis Rusisë dhe Turqisë? Nga ana turke duket se po. Presidenti Rexhep Taip Erdogan thotë se vendi i tij nuk dëshiron luftë me Rusinë dhe se Ankaraja dëshiron të shmangë çdo përshkallëzim të situatës.

“Ne nuk kemi në mënyrë absolute asnjë qëllim për të provokuar një përshkallëzim të situatës pas kësaj çështjeje”, deklaroi Erdogan para një forumi të vendeve myslimane të mbledhur në Stamboll.

Ne mbrojmë vetëm sigurinë tonë dhe të drejtat e popullit tonë”, shtoi ai.

Në një reagim tjetër, kryeministri Ahmet Davutoglu deklaroi sot se vendi i tij nuk kishte si qëllim të përkeqësonte tensionet me Rusinë, të cilin e cilësoi si “vend mik dhe fqinj”.

“Ne nuk kemi si qëllim të rrezikojmë marrëdhëniet tona me federatën e Rusisë”, deklaroi Davutoglu gjatë një fjalimi para deputetëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Parlament.

Kryeministri theksoi se rrugët e komunikimit me Rusinë mbeten të hapura dhe se detajet e incidentit, që ai i cilësoi edhe njëherë si shkelje e hapësirës turke, ia kishin transmetuar Moskës.

“Ne kemi lidhje ekonomike, tregtare dhe kulturore shumë të forta me Rusinë”, theksoi Davutoglu. /Dita/

 

November 25, 2015 13:43
Komento

1 Koment

  1. Mollosi November 25, 16:23

    Ju ka hyre frika deri ne palce!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*