Erdogan: Do të gjunjëzoj terrorizmin

March 14, 2016 07:35

Erdogan: Do të gjunjëzoj terrorizmin

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u zotua se do ta “gjunjëzojë” terrorizmin, pas sulmit me autobombë në Ankara, ku humbën jetën 34 persona dhe u plagosën mbi 125 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në orën 18:41 të së dielës, në Parkun Gyven, në lagjen Kizilai, një nga nyjet e rëndësishme të transportit.Ministri i Brendshëm turk, Efkan Ala tha se “hetimet përfundojnë të hënën dhe se përgjegjesit do të kenë një emër”.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin në Ankara, por dyshimet bien mbi Partinë e Jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, PKK. Shtetet e Bashkuara dënuan sulmuan, duke ripohuar, partneritetin e fortë me aleatin e tyre në NATO, në luftën kundër terrorizmit”.

March 14, 2016 07:35
Komento

1 Koment

  1. anticensurë 25642654 March 14, 17:11

    ” “hetimet përfundojnë të hënën dhe se përgjegjesit do të kenë një emër”.”
    e fortë dhe kjo!hetimet përfundojnë të hënën!!dhe ky me plane javore!!të paktën në kohën e enverit ishin pesë vjeçare!!
    mos e bën dhe ti si berisha që e dinte që më parë se kush e kishte vënë bombën tek vefa?!
    ah mor diktator i qelbur,ti po vret njerzit e tu!!nuk është koj më e keqja!!më e keqja është se të mbështesin ata që vret!!kjo është për të vënë kujen!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim