Erdogan: Europa vdiq në Bosnjë dhe u varros në Siri

October 23, 2017 14:37

Erdogan: Europa vdiq në Bosnjë dhe u varros në Siri

 

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan tha se ajo që do të arrijë Europa pa Turqinë do të jetë vetmia, dëshpërimi dhe kontradiktat e brendshme, duke theksuar se Turqia nuk ka nevojë për Europën, por Europa për Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Europa vdiq në Bosnjë, u varros në Siri. Trupat e pajetë të fëmijëve të pafajshëm në brigje deti janë gurë varresh të civilizimit perëndimor. Fatkeqësisht, në shtatë vitet e fundit, vlerat evropiane u diskredituan dhe u zhdukën nga vetë mbajtësit e këtyre vlerave”, tha Erdogan në Ankara, në një program përkujtimor mbi ish-presidentin e ndjerë boshnjak, Alija Izetbegoviç.

Erdogan tha se presin që liderët e Europës të mos e shënjestrojnë më Turqinë dhe të kthehen në arsyen e shëndoshë.

“Nuk mund të shkohet askund duke e rritur ksenofobinë. Të imagjinosh një qeverisje bazuar në sentimentin anti-islam nuk të çon në asnjë vend”, theksoi presidenti turk.

“Ajo që do të arrijë Europa pa Turqinë do të jetë vetmia, dëshpërimi dhe kontradiktat e brendshme. Turqia nuk ka nevojë për Evropën, por, në fakt, Evropa ka nevojë për Turqinë. Edhe pse ata nuk duan ta shohin këtë, receta e problemeve që po bëhen gjithnjë e më kronike është Turqia, anëtarësimi i plotë i Turqisë”, u shpreh Erdoğan.

Ai theksoi se mashtrohen ata që mendojë se do ta gjunjëzojnë Turqinë përmes sanksioneve dhe kërcënimeve.

Ne nuk jemi dhe nuk do të jemi lodër e askujt. Nuk jemi dhe nuk do të jemi ushtarë të cilët dikush mund t’i trajtojë sipas dëshirës. Sepse ne, sikurse boshnjakët, jemi popull qe kemi shkruar historinë me gjak dhe kemi paguar çmimin e lirisë duke varrosur djem të rinj”, u shpreh presidenti i Turqisë, Erdogan.

October 23, 2017 14:37
Komento

12 Komente

  1. anticensurë25642654 October 23, 14:47

    turqinë e solli në jetë mustafa qemali,i bënë atentat disa herë islamistët,në fund e vrau erdogani!!
    ti vazhdo kështu si e ke nisur,dhe ne nuk do të kemi frikë se mund të bëhesh një ditë pengesë e përparimit europian!!
    vazhdo e çoje popullin tënd në katastrofë!!megjithëse nuk po bën asgjë ndryshe nga çdo diktator!!
    gjithnjë i kanë çuar popujt në katastrofa!!

    Reply to this comment
  2. ngrihu o popull (komuniste e demokrate) October 23, 15:42

    erdogani e vulosi, qe s’e do europen . he per he, eshte ne nato . vellai i erdoganit, berisha, po dhe b..lepirsi rama, vetem me nato-n kenaqen ?? se thirrja ishte; “e duam shqiperine si europa” . por me qene se nato-ja, s’ ishte ne axhanden e protestave, per te rrezuar komunizmin, po ishte b.e-ja, keto qe mburen me nato-n, pa b.e-ne, duhet t’i “kalojne”, vetingut …popullor ..

    Reply to this comment
  3. Prroi October 23, 16:56

    Sipas keij sulltani perparimi i Evropes eshte perhapja e islamit arabo-osman. Hahahahahah

    Reply to this comment
  4. Arben October 23, 20:03

    HAHAHAHAHAHAHAH,

    PAGA MINIMALE NE TURQI U VENDOS 700 EURO,

    CMIMET E MALLRAVE JANE 60% TE KETYRE QE

    QE KEMI KETU, PASI JANE POPULL PRODHUES

    DHE I PRODHOJNE TE GJITHA.

    TE Q…..SHA EUROPEN.

    HAHAHAHHAHAHA

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 24, 08:01

      uau
      prite kur të kërkojë të futet europa në turqi tashti!!
      por ju osmanët e mutit mos i pranoni!!
      lëreni europën jashtë,të vdesë urie!!
      rroftë qënërija osmane!!

      Reply to this comment
    • Amerikani October 24, 10:51

      Po pse ore trushplare 700 € e X % te punesuarve e tregojne mirqenien e nje vendi? Po katundet e Turqise si jane? Po lulezojne ne bollek?
      Mbi te gjitha ne shoqerite perendimore qendron koncepti i lirise! I lirise ne çdo lloj aspekti, qe ne Turqi po shkelet dita dites.
      Po keto lloj konceptesh te botes perendimore truri yt prej skllavi nuk arrin dot ti konceptoje, jk per fajin jot por se kaq eshte diapazoni yt mendor te cilin ti as ke deshire ta zgjerosh duke lexuar.
      “TE TE RROJE PERANDORIA OSMANE E 1924, TRIME E HEROIKE!”
      E kur populli i vet te çohet ne protesta per te ndryshar qeverisjen, atehere ti o Abedin ik dili ne mbrojtje dhe ri andej qe te na lesh dhe ne rehat me keto komentet e tua siperfaqsore.
      Punoni fort se drejt arritjes se qellimit jeni, vetem Haxhi Qamili ju mungon.

      Reply to this comment
  5. Muhameti October 24, 09:29

    Europa vdiq ne Bosnje dhe u varros ne Siri!
    Kjo eshte nje e vertete e madhe, do apo jo ta pranoje Europa. Pse nuk u mesy Europa nga vellezerit islame vit pas viti me emigracion der kur mbas luftes ne Siri, Emigracioni u be Invazion dhe nuk ka te ndalur? Europa do Islamizohet, Mama Merkelit do ti veshim Burken, Pap Franckon do ta bejme Synet dhe do ti veme Callmen ne koke. Nuk besoni? Keni per te pare…(me mjete demokratike, me shumice votash) sot ka ministra islam ne Europe, ka kryetar bashkish, deputete, neser do kete Kryetar shtetesh, Islami e ka pushtu Europen por nuk duan keta budallenjte e Brukselit ta pranojne. Le te dalin nga zyrat e le te shkojne ne Molenbek se ne Bruksel e kane. Ta shohin se sa i vlen lekura…Europen Islami e pushtoi pa lufte fare, me Invazion-Emigracion. Europa qe ka qene dikur nuk ekziston. Sot eshte EURABIA.
    Erdogan, qe Allahu e do fort, kete po thote. Pse e thote?
    Po ai ka Celesat e Europes more…Mjafton ti hape dyert atyre gadi 2 milion sirianeve qe mban ne Turqi dhe t’ja leshoje Europes dhe Europa do flase Arabisht pastaj..Allahu i dhente jete (se gjermanet i dhane pushtet), asaj Merkel Hanemit se pa ate Islami nuk e pushtonte dot Europen, dhe pa politiken e saj qe i hapi dyert per Islamin dhe i dha Celsat (Si nuk e pushtoi der para saj dot per qindja vjet me lufte)

    Reply to this comment
    • Amerikani October 24, 12:58

      Muhamet problemi nuk eshte fetar or mik! Por kulturor. Nuk qendron problemi a do behet Evropa muslimane apo e krishtere. Keto jane punet e Perendise dhe njerzit jane te lire te besojne ku te duan. Librat fetare nuk jane ne antagonizem me njeri -tjetrin, perkundrazi jane ne harmoni. Ne antagonizen me kulturen evropiane eshte mendja juaj e pa lexuar. Talibanet e moren pushtetin ne Avganistan dhe e degraduan vendin ne skamje e mizerje. Pra problemi nuk qendron as te islami e as te krishterimi por te truri dhe shpirti i njerezve fanatike te cilet u perkasin dhe orientit dhe oksidentit . Me pak fjale Evropa dhe perendimi nuk kane lufte me islamin por me fundamentalizmin dhe paditurin qe percjellin trushplaret qofte evropiane, qofte aziatike. Nqs do ishte ndryshe Merkel shume kollaj mund ti mbyllte dyert e Evropes dhe ti linte mijera burra, gra, e femije ne duart e krimineleve te cilet e perdorin islamin me qellime politike ashtu sic po ben sot dhe “pashai” i Bosforit. Ekspasion islam mund te kete ne Evrope dhe ketu nuk ka asgje te keqe qe ti o lumadh e shikon me kaq egzaltim, por kulturor e identitar nuk ka per te pasur kurre. Nuk te justifikon qenia musliman nqs kafshon doren qe te ushqen me Hirin e Allahut! Nderkohe ta duash Atdheun eshte dhe porosi, e si e tille, duhet ta dush Shqiperine para Anadollit, e Shqiperia eshte ne Evrope, e rrjedhimisht dhe Evropen para Azise.

      Reply to this comment
  6. Kamunisti October 24, 10:35

    Nuk eshte islamofobia arsyeja e mos integrimit te Turqise ne BE, por drejtimi dhe reshkitja e Turqise ne drejtimin e gabuar dhe autoritar te Erdogan! “Pashai” qe do te ringjalle perandorine e vdekur osmane. Pa ndermarjet gjermane dhe investimet evropiane, Turqia shume shpejt do reshkase ne recension. Ky president ne fakt po shkaterron me vetedije ate çka turqit e mençur nen drejtimin e Ataturkut ndertuan duke hedhur bazat e shendosha te nje Turqie evropiane.

    Reply to this comment
    • Muhameti October 24, 12:13

      Ahahaha or Kamunisti, si duket nuk ke dale nga furriku i Vatanit te shkosh ca neper Europe dhe te kuptosh se Turqia eshte ne Europe KembeTurqisht me miliona turq qe kane pasaporta europiane dhe mendje islame (plus arabe tjere). C’i do Turqia investimet gjermane kur ate qe quhej Gjermani sot e kthyen ne Alemanistan. Alemanistani sot eshte New Turkiye. Shko Kamunist e shihe, do kujtosh se ke ngaterru avion dhe je ne Stamboll..

      Reply to this comment
      • Kamunisti October 24, 14:58

        Po si te beje Evropa more zoteri qe te vjen keq ty per Evropen, ti lere jetet e njerezve te ikin… Po pse mendjen tende islamofobe dhe te ndonje fondamentalisti islamik mund te kete Merkel!? Jeta e njeriut dhe e drejta per te jetuar eshte me e rendesishme se çdo lloj kuptimi fetar i kuptuar keq nga mendje si puna jote.

        Reply to this comment
  7. Populli October 24, 11:14

    kur lexon disa komente neper keto faqet online, te ben te mendosh qe liria e fjales dhe mendimit duhet te jete nje privilegj, shifni more te mjere cfar behet ne vatan, pa merreni te rregulloni edhe europen, vatani po digjet e te mencurit e tastierave llapin sikur skane te ngopur me jashteqitje, iku sajmiri pa u lag, kaq e pati dhe zhurma e madhe, rama, berisha, iliri etj etj, iken ato, vazhdon vjedhja, mjeshtrat e tastieres llapin, sju ka faj as islami as krishterimi, likja, rama, sajmiri, berisha, basha skane lidhje me religjionin. rregulloni veten o te mjere pastaj merruni me turqine, islamin, erdoganin. keto jane probleme pasi te kesh rregulluar shtepine, te mbushesh barkun me ushqim, jo si sot qe 200 mije persona jetojne me me pak se 3 $ dita, me shume se gjysma shqiperise jeton ne varferi ekstreme, turqia ta ka fajin per ate? apo islami apo erdogani, apo mendon se po te ishim te krishtere te gjithe ateher do ishim me te zhvilluar, se ato zonat e krishtera I ka mbuluar mireqenia. mjaft llapet, mos u mencuroni pas tastieres.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*