Erdogan i përkushtuar për pastrimin e “terroristëve”

January 28, 2018 17:50

Erdogan i përkushtuar për pastrimin e “terroristëve”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur i përkushtuar se vendi i tij do ta pastroj gjithë kufirin me Sirinë nga ata që ai i cilësoi si “terroristë”.

Duke folur sot në Kongresin e partisë së tij AK, në provincën veriore, Amasya,  Erdogan theksoi se Turqia do të jetë e sigurt se refugjatët sirianë, që Ankaraja u ka dhënë strehim, mund të kthehen atëherë kur kufiri është i pastruar nga militantët.

Këto komente janë bërë derisa ofensiva ushtarake turke në rajonin Afrin në pjesën veriore të Sirisë, ka hyrë në javën e dytë.

Ishte raportuar se trupat turke dhe luftëtarët aleatë sirianë e kanë marrë kontrollin ndaj një mali strategjik.

Milicia kurde dhe Observatori sirian për të drejtat e njeriut, kanë raportuar për luftime të ashpra në malin, Bursayah, që e ndanë enklavën nën kontrollin kurd Afrin, nga qyteti Azaz, që kontrollohet nga Turqia.

Ushtria e Turqisë tha sot se pjesëtarët e vet dhe luftëtarët opozitarë aleatë sirianë e kanë marrë këtë mal, me ndihmën e sulmeve ajrore, helikopterëve, fluturakeve ushtarake pa ekuipazh, e paisjeve të tjera./ Rel

January 28, 2018 17:50
Komento

1 Koment

  1. Ardi January 28, 21:02

    Po pse e keni vendosur terroriste ne thojza. Apo per ju te Dites nuk jane. Apo kur tju vendosin ndonje bombe juve ose te afermeve te tu dhe tju bejne copa. Me ndonje aeroport ose kur te jeni diku me pushime ne Turqi. Do ti quani terroriste

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*