Erdogan kërkon kontroll mbi agjencitë e inteligjencës

July 31, 2016 09:38

Erdogan kërkon kontroll mbi agjencitë e inteligjencës

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të shtunën se do të mbyllë akademitë ushtarake në vend dhe do të vendosë nën kontrollin e tij agjencitë e spiunazhit, si dhe shtabin e përgjithshëm ushtarak.

“Do të prezantojmë një projektiligj që nëse aprovohet do të bëjë që Organizata Kombëtare e Inteligjencës dhe Shtabi Ushtarak të jenë nën kontrollin e presidencës”, tha Presidenti Erdognan për mediat në vend.

“Shkollat ushtarake do të mbyllen… ne do të vendosim një univeristet kombëtar për mbrojtjen”, tha ai më tej, ndërsa deklaroi gjithashtu se, edhe xhandarmëria do të zvogëlohet në numër, megjithatë do të ketë rritje të armatimeve.

Ai tha se propozimi në fjalë do t’i paraqitet parlamentit.

Për miratimin e këtij propozimi, Presidentit Erdogan i duhen dy e treta e parlamentit, si dhe mbështetja e partive opozitare.

Këto masa janë pjesë e një fushate të gjerë të ndërmarr nga qeveria turke, që prej tentativës së dështuar për grusht shteti më 15 Korrik.

Autoritetet thonë se pas grushtit, ku humbën jetën të paktën 246 persona, qëndron Fetullah Gulen. Kleriku që jeton në SHBA vijon t’i mohojë këto akuza./tvklan.al

July 31, 2016 09:38
Komento

1 Koment

  1. Arben August 1, 06:30

    NE CDO VEND NORMAL, PUSHTETI CIVIL, I CILI ZGJIDHET ME VOTA, KONTROLLON ATE USHTARAK, DHE INSTITUCIONET E SIGURISE.

    NE TURQI, CIA KA BERE NJE “SHPIKJE”, DUKE I DHENE USHTRISE PUSHTET TE PAKUFIZUAR NE MENYRE QE ” TE GARANTOJE LIGJIN”.

    NE FAKT BEHET FJALE PER LIGJIN E DHUNES TE CIA-S.

    KETO MASA QE PO MERR ERDOAN, JANE NJE KTHIM NE NORMALITET.

    PERPARA ERDOAN

    GJITHE MUSLIMANET JANE ME TY.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*