Erdogan përplaset me kryeministrin, Davutoglu jep dorëheqjen

May 5, 2016 10:33

Erdogan përplaset me kryeministrin, Davutoglu jep dorëheqjen

Ajo që ishte paralajmëruar prej mediave për një tensionim të situatës mes Ahmet Davutoglus dhe presidentit Rexhep Taip Erdogan, duket më se e qartë tani. Kryeministri turk sapo dha dorëheqjen e tij.

Davutoglu ka dhënë dorëheqje nga partia AKP, ku për një kohë ishte edhe udhëheqës i saj. Sipas statusit të partisë ai duhet të jap dorëheqje edhe nga detyra si kryeministër.

Pasardhësi i tij, pritet të vendoset në 22 maj në Kongresin e Partisë AKP.

Të mërkurën Davutoglu  ishte takuar me Erdogan, ku kishin biseduar me dyer të mbyllura për më shumë se një orë. Dy miqtë e vjetër kishin përkeqësuar marrëdhëniet për debatet rreth kryesisë së partisë.

Thuhet se përçarja mes tyre ka dalë në sipërfaqe pas tensioneve të gjata. Ishte vetë Erdogan ai që zgjodhi në krye të partisë AK Dovutoglunë pasi u zgjodh vetë president, por thuhet se Davutoglu është i shqetësuar dhe madje ka dalë kundër ambicieve të presidentit për të ndryshuar sistemin politik të Turqisë nga Republikë Parlamentare në Presidenciale, plan i cili në fokus të tij ka zhvendosjen e pushtetit nga Kryeministria në Presidencë.

Prej 2014 Davutoglu ishte kryeministër i Turqisë, pasi Erdogani nuk mund të ushtronte detyrën tre herë radhazi.  Si pasardhësi i mundshëm shikohet ish presidenti Abudall Gyl.

Turqia tashmë është në angazhim e sipër të marrëveshjes me Bashkimin Evropian, ku mbi supe ka marrë përgjegjësinë e ndalimit të fluksit të emigrantëve që vijnë në Evropë në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 

May 5, 2016 10:33
Komento

3 Komente

  1. corape kuqi May 5, 15:18

    Eshte e habitshme sa shume ngjan erdogani dhe saliu ne mentalitet.
    Bile edhe rama

    Reply to this comment
  2. Arben May 5, 23:12

    ALLAHU EKBER,

    PERPARA ERDOAN, JE NE RRUGEN E DUHUR.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 May 6, 11:41

      o arben islamisti
      lëre allahun rehat se,sipas besimtarëve,është i të githëve!!i atyre që vret ti si qafirë dhe atyre që i vret se të ka luajtur mëndja ty!!
      ti duhet të ulërish erdogani ekber!
      pastaj të shpërthesh!!
      erdogani është për ty “allah”!!
      ps:kur do ma bësh qefin o arben turku??kur do shperthesh??se përfytyron dot sa dëshirë do të kisha të të shihja në PS o në bythë të erdoganit!??

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*