Erdogan, mesazh të fortë SHBA-së, flet për goditje të mëdha

May 9, 2018 12:26

Erdogan, mesazh të fortë SHBA-së, flet për goditje të mëdha

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan lidhur me tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin tha se “Humbës do të jetë Amerika meqë nuk i përmbahet një marrëveshjeje të arritur”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në intervistën për CNN International, Erdoğan ka folur për vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Presidenti turk theksoi se me anë të marrëveshjes negativiteti i cili ka vazhduar me vite në lidhje me këtë temë është shndërruar në një situatë pozitive dhe ka rritur shpresat.

“Tani, zhvillimi i kësaj në drejtim të kundërt do të ndikojë jo vetëm mbi rajonin por edhe ndaj ekonomisë në gjithë botën dhe gjithashtu edhe ndaj Turqisë”, ka thënë Erdoğan.

Ai tërhoqi vëmendjen se edhe nëse SHBA-të do të përfitojnë nga kjo situatë, shumë shtete do të shqetësohen dhe do të pësojnë goditje të mëdha. “Pse t’u hapim rrugë krizave të reja?”, tha ai.

“Humbës do të jetë Amerika meqë nuk i përmbahet një marrëveshjeje të arritur”, tha presidenti Erdoğan në pyetjen për rreziqet që mund të shkaktojë kjo gjendje.

Duke nënvizuar nevojën për të qëndruar besnik ndaj nënshkrimit, Erdoğan tha se “Nuk mund t’i prishni dhe t’i bëni marrëveshjet ndërkombëtare kur të doni në këtë mënyrë”.

l.h/ dita

May 9, 2018 12:26
Komento

2 Komente

  1. Arben May 9, 12:45

    AI PRANDAJ E PRISHI, E DO RAJONIN E NAFTES

    RREMUJE, SHIKONI CFARE DO BENI VETE,

    SE PER AMERIKEN MISH PER TOP JENI

    Reply to this comment
  2. nje antiturk i betuar May 9, 14:56

    E Arben Turku , te dhimbsen vendet e shkretetirave arabe ? Yyyyyy zagar i felliqur , turk i qelbur .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*