Erdogan njofton zgjedhjet e parakohshme

August 20, 2015 08:42

Erdogan njofton zgjedhjet e parakohshme

Kthehet frika në rrugët e Stambollit. Përballë Pallatit të Dolmabahçesë, selisë së kryeministrit Ahmet Davutoglu, dy burra hapën zjarr në drejtim të policisë. Sipas mediave turke sulmuesit u arrestuan në afërsi të konsullatës gjermane, rreth një kilometër larg vendit të sulmit.

Gjatë të shtënave një polic u plagos lehtë. Ky ishte incidenti i fundit i dhunshëm në Turqi, që po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme.

Po dje në provincën juglindore Siirt, tetë ushtarë turq u vranë pas shpërthimit të një bombe që ishte vendosur në automjetin me të cilin po udhëtonin ushtarët dhe 7 të tjerë janë plagosur. Për sulmin dyshohet se përgjegjës janë luftëtarët kurdë. Përballë kësaj paqëndrueshmërie në rritje, presidenti konservator Recep Tajip Erdogan përgjigjet duke bërë thirrje për zgjedhje të menjëhershme.

Dje, pak para lajmeve për të shtënat, Erdogan deklaroi se vendi “po avancon shumë shpejtë” drejt zgjedhjeve të parakohshme, pas dështimit të negociatave politike për krijimin e një qeverie koalicioni pas zgjedhjeve të qershorit.

Erdogani tha se Turqia do të duhet të dëgjojë “vullnetin e popullit”, për të dalë nga qorrsokaku politik. “Po shkojmë me shpejtësi drejt zgjedhjeve”, tha presidenti gjatë një takimi në pallatin e tij me përfaqësues të të zgjedhurve vendorë, duke theksuar se vetëm zgjidhja që merr parasysh “vullnetit të popullit” do të jetë në gjendje të ccbllokojë situatën.

“Për shkak të dështimit në formimin e një qeverie, ne duhet të kërkojmë një zgjidhje që merr parasysh vullnetin e popullit”, tha Erdogan. Komisioni Zgjedhor Turk (YSK) ka sinjalizuar se është i gatshëm, nëse është e nevojshme, të thërrasë zgjedhje të reja. YSK, sipas gazetës turke “Hurriyet”, ka raportuar se “mund të përdorë fuqinë e saj për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme”.

Gjatë një takimi që përfundoi të martën në mbrëmje, Komisioni i Zgjedhjeve vendosi unanimisht se, në rastin se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare përsëriten, trupi mund të reduktojë periudhën prej 90 ditësh që duhet të respektohet para se të thërrasë votuesit në zgjedhje, në 45 ditë. Për formimin e qeverisë së re ka kohë deri të dielën.

Por të gjitha shenjat tregojnë se turqit do të kthehet në kutitë e votimit. Duke marrë parasysh afatin prej 90 ditësh nga e diela e ardhshme, 23 gusht, votimi nuk mund të bëhet para 22 nëntorit. Në metropolin mbi Bosfor, situata po bëhet gjithnjë e më e tensionuar.

Dy ditë më parë, militantë të ISIS publikuan një video me titull “Një mesazh në Turqinë”, ku cilësonin presidentin si “të pabesë e tradhtar” dhe i drejtuan popullit turk një apel që ta ndihmojë në marrjen e Stambollit. Duke folur në turqisht, një militant i Shtetit Islamik akuzoi kreun e shtetit turk se ia ka shitur vendin të krishterëve dhe ka lejuar që bazat turke të përdoren prej këtyre të fundit dhe Shteteve të Bashkuara thjesht për të ruajtur pozitën e tij.

August 20, 2015 08:42
Komento

1 Koment

  1. anticensurë 25642654 August 20, 11:56

    erdyqanit i leverdisin zgjedhjet e reja!!
    ai po bën gjithçka për të mos lejuar krijimin e një qeverie koalicioni!!qeveri që nuk do ti jepte mundësinë për të bërë ndryshimet që ai dëshëron patollogjikisht!!krijimi i një qeverie koalicioni do të bënte legjitim parlamentin ku ai nuk ka fuqinë absolute!!
    prandaj ai filloi sulmet kundër pjellës së tij,ISISit!!
    ai për interesat e tij personale,pushtetore,sulmoi monstrën e krijuar perj tij!!nuk e sulmoi për ta shkatërruar.joooo,mos më keqkuptoni!
    e bëri thjeshtë për ta pasur si kundrapeshë për të sulmuar kurdët!!duke sulmuar kurdët ai nuk lejon krijimin e qeverisë!pasojë janë zgjedhjet e reja!!
    aty do të shikojmë që ai ka për të përmirësuar gabimet e bëra në zgjedhjet e fundit!!
    gabimi më i madh i tij në zgjedhjet e fundit ishte vetbesimi!!
    ai pati një vetbesim të tepruar dhe mendoi se do të fitonte vetëm me emrin e tij!!për këtë arsye nuk bëri asnjë lloj manovre të paligshme!!
    në këto zgjedhje,të ardhshmet,kanë filluar manovrat e ulëta!!sulmi ndaj kurdëve është i pari dhe më i hapuri!!
    të shpresojmë që turqit të dijnë dhe një herë të vendosin për veten e tyre!!të kuptojnë se janë në prag të një lufte civile,ose të një diktature fetare!!
    shpresoj se populli turk do të ketë zgjuarsi,por më shumë fat, në muajt e ardhshëm!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*