Erdogan, pas vizitës: Qasje pozitive në Tiranë për mbylljen e shkollave të Gulenit

May 15, 2015 20:38

Erdogan, pas vizitës: Qasje pozitive në Tiranë për mbylljen e shkollave të Gulenit

Ndërkohë që në mediat shqiptare vazhdon ende jehona e deklaratave të Presidentit Erdogan në Tiranë, i cili e quajti “terroriste” lëvizjen Gulen, në ato turke vizita e tij është paraqitur shumë e frytshme.

Gjatë kthimit në Ankara, në avionin presidencial, Erdogan ka deklaruar para gazetarëve se Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama kanë pasur një qasje pozitive, në lidhje me kërkesën e tij për dëbimin e aktiviteteve arsimore të lëvizjes Gulen, që operojnë në Shqipëri.

Tirana zyrtare ende nuk ka dhënë një përgjigje të qartë se, çfarë faktesh ka paraqitur Erdogani në lidhje me aktivitetin “terrorist” të kësaj lëvizjeje dhe sesi do të jetë e ardhmja e institucioneve arsimore të tyre në vendin tonë.

Pas prishjes së marrëdhënieve me Gulenin, Presidenti turk ka kërkuar me forcë nga çdo drejtues shteti dëbimin e aktiviteteve të kësaj lëvizjeje nga vendet e tyre, dhe në shumë raste mediat turke e kanë cilësuar si një fitore të bujshme të Erdoganit ndaj Gulenit.

Para disa kohësh, në mediat turke u publikua edhe një bisedë telefonike mes Presidentit amerikan Obama dhe Erdoganit, ku ky i fundit i kishte kërkuar ekstradimin e Fethullah Gulenit nga Amerika.

Presidenti turk, atëherë pretendoi se kishte marrë një përgjigje pozitive nga ana e Presidentit Obama, por disa ditë më pas zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë e përgënjeshtroi pjesën e bisedës, që kishte të bënte me esktradimin e Gulenit.

Gjatë deklaratës së zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë thuhet se, Obama kishte vënë theksin mbi mbizotërimin që duhet të ketë drejtësia dhe rëndësinë e ndjekjes së politikave të shëndetshme. Ky shtrembërim i bisedës mes dy krerëve të shteteve solli dhe reagimin e disa mediave të mëdha amerikane, raporton TCh.

“New York Times” i asaj kohe publikoi një artikull, ku e përkufizonte lëvizjen e Erdoganit kryeministër, si asgjë më shumë se një përpjekje e pagdhendur dhe cinike për të shfrytëzuar ligjin dhe aleancën e Turqisë me Shtetet e Bashkuara për larje hesapesh politike.

May 15, 2015 20:38
Komento

8 Komente

  1. Sulltani May 15, 20:42

    Pergjigjen ia dha Meta sot tek Tu8rgut Ozali 😀

    Reply to this comment
  2. KORÇARI May 15, 21:32

    SHKO MO PIRDHU ERDOGAN, NA HAPE XHAMI (TELASHE) ME KEQ SE GREKET ME KISHAT(TELASHE GJITHASHTU), NEMNANI ARMATIME TE RIKRIJOJME USHTRINE QE E SHPERBERI SALI MUT SERBI DHE JO XHAMI

    Reply to this comment
  3. Votuesi May 16, 07:52

    Si kudo dhe kurdohere,kupola e kastes nuk mundet te sundoje pa luftuar armiqte e klases,Ate qe ben Erdogan me Gylen e bejne berishisto- komunisto-fashistet qe e qujne kundershtarin bllokmen,pasi ne oborrin e tiraneve kane kullotur si tufe me dhen,rreth mbretit, lougutenences, regjences,Enverit duke perdore politiken e shpifjes e te sherrit.Keta njerez pa shpirt e pa mend, keta korba qe lepijne çdo sahan e legen, i turren njeri-tjetrit t’i prishin folene.Nga ulerimat e tyre ka humbur paqen e qetesine ky vend..

    Reply to this comment
  4. beni May 16, 08:29

    Nuk i besojm me nje presidenti teresisht te ideologjizuar nga prapaganda turke!
    Te zhgarkohet menjehere nga detyra e te ri vendoset nje president i krishtere per te mbajtur gjalle krishterimin e vlerat e gjegj kastriotit!
    Boll me sharlatane islamike!

    Reply to this comment
  5. I.Troplini May 16, 09:45

    Erdogan dhe problemet e tij me SHBA,
    nuk mund te jene, “detyra shtepie” per qeverine shqiptare. Gülen, nuk perfaqeson thjesht vetveten apo nje ideologji te “zbuluar” prej tij. Ai dhe sistemi shkollor i financuar prej levizjes se tij, jane pjese e direktivave qe i kane vene vetes, ata qe e moren Gülen nga Turqia dhe e perdorin sot per interesat e tyre.
    Recep Tayip Erdogan, lufton me mullinjte e eres, kur mendon se mund ta mposhte, njeriun qe i hapi jo pak probleme ne te kaluaren.
    Erdogan beri mire qe erdhi ne Tirane. Edhe me mire, beri qe shkoi dhe dhashte Zoti, te mos na vije shume shpesh. Servilizmi dhe lepirja e prapanicave, nga turqit shqipfoles, gjate vizites se “pashait”, do na mbeten gjate ne kujtese,,,,,,,,, per te na perziere zorret e barkut per nje kohe te gjate.
    Turqia, mund te shihet si partner strategjik nga ana e qeverise sone,,,, por modeli i pashallekut se ketij Presidenti, nuk eshte rruga e Europes. Feja, shamijat apo mjekrrat e turqve, nuk mund dhe nuk do behen kurre, pjese strategjike e shoqerise shqiptare. Shqiperia,,,,,,,, ka per momentin, me shume xhamija se banore. Erdogani,,,,,, na e inaguroi edhe nje. Kemi “partneritet strategjik”.

    Reply to this comment
  6. shpatar May 16, 10:39

    Me cudit nje fakte qe shqiptaret harrojne se jane me turq se turqit ne sjellje e politike .Populli qe ka me shume ngjashmeri si ne kulture zakone e sjellje behet kritik per Turqine .Gjithashtu populli qe kurre se ka urryer shqiptarin eshte turku .Disa na nxjerrin figuren e Skenderbeut per te na mbushur mendjen se ne nuk kemi azgje te perbashket me ta .Harrojne gjithashtu shqiptaret se ne Turqi te deklaruar e te pa deklaruar kane rrenje shqiptare 3 miljon qytetare. Harrojme gjithashtu se gjithe patriotet e Rilindjes dhe ata te shpalljes se Mevetesise kulturen dhe perpjekjet per Shqiperine e lire e nisen nga Turqia .5 shekuj Turqia kishte ne administraten e saje burra te mencur dhe trimat shqiptare qe e bene Perandorine Osmane nje nga fuqite me me potennce ne bote .Nuk krahesohet asnje Perandori me ate te Osmanve.
    Si mund ti lere menjane ne dite e sotme Shqiperia, lidhjet me Turqine, me pretekstin se ne aderojme Evropen dhe Turqia nuk na duhet .Psikologjikishte nuk mundemi se kemi shume rrenje qe na bashkojne . Ne si shqiptare kemi nje avantazhe shume here me te forte, se kushdo qe ve si kushte fene ,jemi te pozicjonuar ne nje harmoni te shkelqyer fetare .Ky fakte, qe e ka pare dhe e pa gjithe bota ne France, nuk ule vlerat e shqiptarve por u jep nje leksjon gjithe feve te tjera se si popujte duhen te bashkejetojne.Pra forcimi i mardhenjeve me Turqine nuk ka arsye te shikohet me besimet ne Shqiperi . Nga ana tjeter ne jemi po dhe aq dashamires me kedo qe na jep doren e bashkpunimit per te miren e perbashket .
    Sa per deklaratat e Erdoganit rreth ceshtjes Gulen shteti shqiptare duhet te pozicjonohet mbi bazen e mardhenjeve shteterore .Ne nuk i zgjidhim dhe as duhet te ngaterrohemi ne ceshtjet e tyre te brendshme .Nese ka investuar per arsimin ne Shqiperi ja dim per nder. Nese ka ceshtje me shtetin e vete keto jane probleme te tyret e jo tonat .Zot ne ate vend jane ata qe qeverisin .
    Ndertimi i Xhamise eshte nje pune e lavderueshme per te modernizuar infrastrukturen e besimtarve myslyman shqiptare.Te mos na cfaqeshin, ne ditet e festave fetare, shume primitive neper rruge e parqe qe nuk plotsonin as kushtet me elementare gjate riteve fetare .

    Reply to this comment
  7. Arben May 16, 10:40

    PERPARA ERDOAN.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*