Erdogan “trazon” kombëtaren gjermane të futbollit

May 15, 2018 14:46

Erdogan “trazon” kombëtaren gjermane të futbollit

 

Te përfaqësuesja gjermane e futbollit kanë shpërthyer polemikat.

Shkak janë bërë Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan, të cilët i kanë dhuruar presidentit turk Rexhep Taip Erdogan fanellat e tyre të firmosura gjatë një eventi të zhvilluar në Londër.

“Për presidentin tim të nderuar me respekt të madh”, shkruante Gundogan në fanellën e tij.

Vlen të theksohet se Ozil që është pjesë e Arsenalit dhe Gundogan i Manchester City, janë lojtarë me origjinë turke, por që luajnë me kombëtaren e Gjermanisë, e cila është një prej favoriteve për të fituar titullin në Rusi.

Shumë politikanë gjermanë kanë kritikuar sjelljen e këtyre dy futbollistëve, duke ngritur pikëpyetje për besnikërinë e tyre ndaj vlerave demokratike të Gjermanisë, ndërkohë që nuk kanë munguar reagimet as nga drejtuesit më të lartë të Federatës Gjermane të futbollit.

“Futbolli dhe Federata mbrojnë vlerat që nuk janë respektuar mjaftueshëm nga z.Erdoganu shpreh presidenti i këtij institucioni, Reinhard Grindel – për këtë arsye nuk është diçka e mirë të shohim lojtarët tanë që të manipulohen në fushatën e tij elektorale’.

Ndërsa Drejtori Teknik i Federatës Gjermane, Oliver Bierhoff tha se asnjë prej lojtarëve nuk është i qartë për simbolikën e kësaj fotoje, por kjo gjithsesi nuk është e drejtë.

Ai shtoi se do të zhvillohet një takim me të dy futbollistët për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.

a.s/dita

May 15, 2018 14:46
Komento

2 Komente

  1. XXXL May 15, 15:51

    Kishin “harruar” pa i dhene gungaces Merkel fanelle.

    Reply to this comment
    • Duan apo nuke duan erdiganovicjanet,Drejtesia do te BEHET. May 16, 06:11

      O xxxl,ajo Gjermani i dha mundesi ketyre turqeve anadollake te beheshin dikush,ne te kunderten le te shkojne ne turqine e erdoganovicerve sulltan anadoollake dhe te bejne fushat per te.O mostra po si mund te pozosh me nje palo president qe po bashkepunon me putinuzmin duke dhunuar vlerat e lirise e demokracise me pasoja mijra viktima te pa fajshme ne Turqi dhe jashte saj.Turp,marri e bashkefajesi se bashku per te gjithe ata individe qe vazhdojne ti bejne avokatine cmendurise erdoganovicjane,ketije sulltani te cmenduruse se endrave te turqinise osmane.Prisni,o te pabreke qe ju la dita e miljonere ju ngrysi nata,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender dhe e nesermja nga bange e akuzes ne nje fund te turpshem dhe pa kthim.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*