Erdogan: Turqia nuk heq dorë nga sistemi mbrojtës i Rusisë

November 14, 2019 19:00

Erdogan: Turqia nuk heq dorë nga sistemi mbrojtës i Rusisë

Ankaraja nuk do të heqë dorë nga sistemi mbrojtës raketor S-400 i Rusisë, edhe nëse e përvetëson sistemin Patriot të SHBA.

Kështu deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sot pas kthimit të tij nga Uashingtoni.

“Ne i thamë SHBA që do të blinim sistemin Patriot nëse do të na ofronin një marrëveshje të mirë. Sidoqoftë, ne besojmë se oferta e SHBA-së për të hequr dorë nga S-400 është plotësisht e gabuar,” tha Erdogan për NTV.

Ai theksoi se Turqia nuk do të heqë dorë nga S-400 në favor të sistemit amerikan Patriot.

“Është e rëndësishme të kemi S-400 në sistemin tonë të mbrojtjes. Ne do të blejmë edhe S-400 dhe Patriot ndërsa zhvillojmë sistemin tonë të mbrojtjes në një mënyrë të larmishme. Kjo është strategjia e forcave tona të armatosura,” tha Erdogan.

Ai përjashtoi mundësinë e zgjedhjes midis Rusisë dhe SHBA si kurs i politikës së jashtme të Turqisë.

“Ka politikanë që më pyesin se kush është armiku: SHBA apo Rusia. Unë nuk dua armiq. Unë dua të jem miq me Amerikën dhe Rusinë. Ky është qëllimi ynë dhe ne po ndërmarrim hapa të duhur dhe disa janë të shqetësuar për këtë,” përfundoi presidenti turk.

 

l.h/ dita

November 14, 2019 19:00
Komento

5 Komente

  1. Gzim Kulufi November 14, 19:10

    Beju mik me ke te duash, por kurdet leri te krijojne shtetin e tyre, ndryshe do shkaterrosh shtetin tend!

    Reply to this comment
    • Arben November 14, 21:19

      Per here te pare ne historine e Turqise, ne 2 nga 3 bashkite e medha te Turqise qe jane zona kurde, fitoi partia e Erdoan, nje parti Turke, dmth ne zgjedhjet para3 viteve. ata qe quan ti kurde, i financon izraeli, te krijojne trazira, dhe te hapet loja per ndryshime kufijsh, kur cifuteria te marre pjesen e luanit.

      Kerkesa kryesore qe kishte trump ndaj Erdoan, ishte qe atyre 3 milion e gjysem Sirianeve qe jane ne Turqi, tu jepte shtetesine Turke, e te mos merrej me kthimin e tyre ne Siri. perfundimi i ketij plani, siria behet carcaf dhe cifuteria e gllaberon.

      Reply to this comment
  2. cokgjyzel arkadash .Una s'e rruj per Ushtri fare dhe jam i Agazhuar nga Mashtruesit Te Fortet te organizoj nji Piknik Politike ne Ballkan November 14, 19:26

    ku me rruhet mua shoku ,

    se neser po plasi lufta do shkoj ne pidh te semes Shqiperia ?

    jo ,ndoshta nuk eshte tamam si un shprehem ,

    por sa kam ardhur ne pushtet , s’me del koha te mendoj

    per Mbrojtjen e Ushtrine e Shqiperise ,sepse s’me len rehat kta

    Patriotet alla Turka berishi-bshah -dhe meta biri rexhepit arkadashit tend ,
    hahaha hahaha sa kom qesh .

    Ja okay edhe mua me pelqen te bej gallate me

    treshen e bandes Greko-Serbe saleh bash muta ,

    por s’te len reaht as kto banda e Ambsadoreve

    Miqeve Tane te Medhenj ,

    qe mezallah ,se ma heqi gishtin nga B. (s’po e shkruaj te gjithe fjalen ,se me vjen turp edhe pse ngajiher s’me dhemb fare edhe kur futet ndonji gisht teper i gjate ,jam ambjetuar tashme shoku . Patsaj hej Gano ,
    jam trim une hej ,jo si ty ,qe s’ta mba bytha )
    bli raketa nga Rusi bli
    se vendin tim ka kush e q!

    Reply to this comment
  3. Arben November 14, 19:42

    PERPARA SULLTAN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank