Erdogan, “vëlla i madh” edhe për maqedonasit

February 6, 2018 03:52

Erdogan, “vëlla i madh” edhe për maqedonasit

“Turqia do të jetë gjithmonë në anën e Maqedonisë” mësohet të ketë deklaruar Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në një konferencë të organizuar në Stamboll nga shoqatat e emigrantëve të Ballkanit, aktivitet i transmetuar live në mediat turke.

Siç raporton MPT në  Maqedon, Erdogan mësohet të jetë shprehur se “turqit dhe maqedonasit janë vëllezër dhe se Turqia do të jetë gjithmonë në mbështetje të Maqedonisë” . Presidenti turk i quajti “të padrejta” kundërshtimet greke për anëtarësimin e Shkupit në NATO, duke thënë se “Turqia nuk do të lejojë ndryshimin e emrit të Maqedonisë. “Për ne, Ankaraja dhe Shkupi nuk kanë asnjë ndryshim dhe ne nuk do të lëmë vetëm vëllezërit tanë dhe ne gjithmonë do të jetë me ta”- përfundoi presidenti turk.

Kreu i Republikës turke ishte të hënën dhe në Vatikan ku u takua me Papa Françeskun. Presidenti turk shoqërohej ndër të tjera nga gruaja e tij Emine, vajza Esra dhe pesë ministra të qeverisë turke. Në fund të bisedës së tyre, Papa Françesku i dhuroi Erdoganit një medalje me “Engjëllin e Paqes”. “Është simboli i një bote të bazuar në paqe dhe drejtësi. Ai është engjëlli i paqes që  pengon demonin e luftës”- tha Papa.

Nga ana e tij, Erdogan i dha Papës një tryezë qeramike me pamje të Konstandinopojës dhe një kuti librash nga teologu musliman Mevlana Rumi.

b.m. / dita

February 6, 2018 03:52
Komento

17 Komente

  1. Arben February 6, 07:53

    Me te drejten

    Reply to this comment
  2. Toger Lukashi February 6, 10:36

    Ashtu eee? Po çne turqit vellezer me sllavet apo keshtu jua do puna tani.
    Ku jeni more neo osmanllinj kur Erdogan i thote vellezer sllaveve? Ju qe nuk lini figure te kombit shqiptar pa u perpjekur per ta denigruar vetem pse ka luftuar per shqiptarine kunder sundimit osman.
    I akuzoni patriotet shqiptare per gjoja lidhje me sllavet e me greket, kerkoni te denigroni ortodokset shqiptare duke i quajtur greke e sllave dhe katoliket qe i paskan sherbyer Papeve dhe jo shqiptarise.
    Ku jeni ore fytyra hipokrite neo osmallinjsh kur lideri juaj shpirteror blen arme nga Rusia orgodokse dhe ben marreveshje me te, e kur u thote sllaveve maqedone “jeni vellezerit tane”
    Kete pune kane bere dhe sulltanet dikur!
    Vajza e Brankovicit mbretit te Serbise ishte gruaja e sulltanit dhe vellezrit e saj benin pishime dhe dilnin per gjah se bashku me sulltanin. Shikojeni historine dhe do shikoni qe pretendimi se shqiptaret kane qene te privilegjuar nen perandorine osmane eshte vetem nje mit. Shikojeni dhe do shikoni se sa shume vezire sllave, serbe etj ka pas perandoria osmane. Shume here me shume se ne. Shikoni se si osmanet kane bashkepunuar shume ngushte me patriakanen e Kostandinopojes duke i dhene kesaj te fundit jo vetem te drejta fetare por edhe administrative te cilat jane shfrytezuar prej saj ne kuriz te popullit shqiptar. I lejoi perhapjen e helenizimit ndersa patriotet shqiptare i syrgjynoste ne stepat e Azise per nje alfabet shqip. Serbeve, grekeve, Bullgareve etj u lejoi fene, gjuhen dhe shkrimin ndersa shqiptareve ua mori frymen per mos i lene te krijojne ndergjegjen e tyre kombetare.
    Nga marreveshja ruso-osmane ne humbem Plaven dhe Gucine si harç qe osmanet ja dhuruan Rusise pas humbjes ne lufte dhe traktatit te Shen Stefanit. Humbiste perandoria dhe jepte haraç toka shqiptare dhe keshtu me fanatizem nuk i leshuar territoret shqiptare edhe kur ishte i “semuri i Bosforit” dhe nuk ishte e afte per ti mbrojtur duke u dhene mundesine fqinjeve grabitqare te na coptonin si pjese e perandorise osmane.
    Perça e sundo nepermjet fese kete pune ka bere dikur p.osmane duke i quajtur ortodokset shqiptare greke e sllave, katoliket latine te shitur te Papa dhe muslimanet shqiptare si turq. Kete kerkon te beje dhe sot fryma qe kerkon te percjelle sulltani i ri Erdogan duke perfituar nga neglizhenca e BE dhe nga pafuqia e shtetit shqiptar e zullumet e ketyre palo politikaneve tane pa pike pergjegjesie dhe ndjeshmerie kombetare. Kerkon te fuse nen sqetullen e vet popujt muslimane te Ballkanit. Turqia keshtu, qe ne menyren me te paturpshme me traktatin e Lozanes pranoi shperngulje masive te muslimaneve shqiptare te Epirit te jugut drejt Turqise dhe zevendesimin e tyre me greke nga Azia e vogel.
    Kushdo qe do ti sherbeje armiqeve te Shqiperise nuk u ka bere sherbim me te madh se ti percaje shqiptaret mbi baza fetare.
    E ardhmja e Shqiperise eshte Evropa pavaresisht burokracive dhe vonesave ne kete rruge. Eshte Evropa dhe jo Anadolli.
    Patriotizmi eshte rruga drejt mireqenies dhe progresit mbare kombetar te shqiptareve kudo ndodhen.
    Gjithsecili le te vere nje gur ne kete mozaik te mrekullueshem te identitetit , kultures dhe trashegimise tone kombetare nen shembullin e Skenderbeut, te Ismail Qemalit e Rilindsave tane te ndritur.
    Filo greket, filo sllavet dhe neo osmallinjte nuk ndryshojne nga njeri-tjetri! Perkundrazi kane te njejtin qellim:
    “Te shkaterojne me sa te muden identitetin ernik dhe kulturor te popullit shqiptar!”
    Ketu ne kete bashkim plehrash e vemjesh do fusja pa dyshim dhe “internacionalistet” te modelit Lubonja e Nano te cilet nen paarsyen e arsyes se te vertetes “historike e shkencore” shpikin histori te pabazuara ne dokumenta por mbi baze paragjykimi dhe perceptimi, dalin ne konklizione qe çudisin dynjane. Mbasi pikerisht kjo “çuditje e dynjase” eshte ajo cka ata vertet kerkojne te arijne ne funksion “te te qenit ndryshe” te “veçante” intrnacionaliste “moderne” te shkeputur prej realiteti e te mbytur ne pellgun e nihilizmit e mendjemadhesise te tyre.
    Lum kush kupton qe nje popull patriot, solidar dhe puntor nuk ngelet kurre i vogel por e ardhmja do ia dhuroi me bujari gjithçka i duhet e i nevoitet jo vetem per te miren e pergjithshme por dhe per te miren individuale te gjithesecilit.

    Reply to this comment
  3. Shqiptar Vendi February 6, 13:26

    Po ndahen prape territoret.Kesaj here me bekimin e papes perseri si ne kohet e vjetra.Mjere shqiptaret qe hiken dem ne rezistencen Osmane.Kesaj here po i con papa dem perseri .Ringritja e perandorise osmane do te jete shpetimi i popullit tone nga poshterimet e pontove greke edhe kelysheve te tyre.Shqiptaret si do evropa edhe fqinjet si te barabarte se ne nje botete barabarte shqiptari i perpin me vlleh me greke me sllave.Meqe perandoria EuroSllave(Eu) me papen ne krye nuk na pranojne si te barabarte ,ate do ta beje perandoria e riformuar Osmane.I vetmi shpetim per rracen arberore.

    Reply to this comment
    • Arben February 6, 13:34

      AMIN

      Reply to this comment
    • Amerikani February 6, 14:00

      Shqiptar vendi ndryshoje emrin ne turk vendi

      Reply to this comment
      • Shqiptar Vendi February 6, 14:33

        ti ske pune me shqiptaret sepse je amerikan,spo te them qe bitch ..sepse e ke vene vete ne nickname -in ten..hahahaha

        Reply to this comment
      • nje antiturk i betuar February 6, 14:51

        Eh , more Amerikani , po ku ka popull me i qelbur , me i pa bese , me i shemtuar , se shqiptaret e turqezuar te Shqiperise . Ata vdesin per nje çike Turqi . Po te ishin njerez te ndershem , nuk kishin tradhetuar fe e komb e zakone e tradita , per t’u bere njejt me pushtuesin otoman . Po pse , si kujton ti vella , nuk e di Evropa se ç’mut popull i degjeneruar jemi neve , prandaj na i ka vene kufirin te thana , neve dhe Turqise aziatike .

        Reply to this comment
        • Shqiptar Vendi February 6, 15:15

          Ja pa na thuaj nje tradite turke qe kane shqiptaret muslimane ?Duhet te dish pak ose aspak nga historia e popullit shqiptar.Padituria(injoranca) eshte mema e te gjithe te keqijave.

          Reply to this comment
        • Shqiptar Vendi February 6, 15:17

          Tradhetare te Fe-se?! Ciles Fe?Trdhetare mund te quhen krejt ata qeu bene greke ,edhe vune Fe-ne permbi etnine edhe traditat e tyre.Meso ose te pakten,mendohu edhe perdor llogjiken.

          Reply to this comment
          • Arben February 6, 16:32

            O vella, mos u lodh shume me injorantet, sepse shumica

            jane te pashprese.

          • Amerikani February 6, 16:46

            Shqiptar vendi une nuk i ndaj shqiptaret nga besimi fetar. Per mua kush eshte shqiptar eshte shqiptar me gjak jo me fe. Besimi eshte individual dhe qofte i respektuar dhe ai qe shokn ne kishe dhe ai qe shkon ne xhami apo teqe. Ajo qe me revolton mua eshte kur per shkak te besimit i themi “vellezer” turqeve apo kur disa shqiptare te besimit ortodoks behen me greke nga greket. A thua se qe te jesh musliman i mire duhet me patjeter ti quash turqit vellezer apo per te qene ortodoks duhet te dush Grqine. Jam ritur me miq dhe shoke te te gjitha besimeve por kurre nuk e kemi pare njeri-tjetrin si te ndryshem. Por keto vitet e fundit po ma peshtirosin keta filo greket dhe keta neo osmanet kur kerkojne te ndjellin percarje midis shqiptareve duke ngacmuar sesibilitete fetare. Ptuu ja q.. racen ketyre lloj njerzish qe si lene shqiptaret te qete ne hallet e tyre me keto percarje qe kerkojne te fusin.
            Per mua si shqiptar vendi pavaresisht se e kam nickname Amerikani do preferoja me mire Shqiperine ne Evrope se sa tregeti me turkun.

      • Shqiptar Vendi February 6, 17:05

        BE i mbyll dyert Shqipërisë deri në 2025,
        Vlahutin: Duhet punë dhe dashuri nga qeveria dhe opozita

        “Shqipëria ka ecur me ritme të mira drejt BE, por s’ka afate të caktuara për integrimin”.

        Për Shqipërinë bashke me disa nga vendet e tjera të Ballkanit duket se nuk do të ketë zgjerim deri në 2025.

        Kete popull e ka masakruar deri ne palce Europa e Azia. Ne jemi te paret e Europes dhe jemi ne qender te saj. Ata i masin gjerat vetem me para e me force ekonomike. Nuk eshte vetem faji yne qe jemi ketu ku jemi. Personalisht me mire te mos i lepihemi e le te mos futemi, por fajet na i kane qeverite tona. Sikur ne te kishim performance me te mire ekonomike do te na lepihej Europa. Te gjithe funksionaret e saj tek ne kane abuzuar maksimalisht me fondet.
        Europa nese do te miren e saj duhet ta perfshije te gjithe menjehere Gadishullin Ilirik sepse duke e lene jashte eshte vetem dem.
        A thua ka ndryshuar Evropa ?Ke shkruajtur mire me lart derisa ne fudn je ngaterruar.Eshtepo e njejta politike ,ndarjesh territorresh.Perandoria EuroSllave(Eu),eshte fajtore per cdo vuajtje e dem te popullisse Arberore.Kjo nuk do shume mend te kuptohet.Te paktem tejemi te barabarte mes te tjereve ,asgje tjeter.Pastaj gjithsecili(popull) sipas mundesive edhe aftesive te tija.Kete mundesi e kemi pasur para 100 vjeteve edhe ska pse temoj jemi te vetedijshem apo edhe *nostalgjike* ne kuptmin emire te fjales.

        Reply to this comment
        • Arben February 6, 19:49

          Po pse, pas 2025, mos do ti hapi valle?

          Si mendon ti??!!

          Reply to this comment
          • Shqiptar Vendi February 6, 20:54

            hahahahahaha do ta shtyjen per 2045 edhe atehere.Por deri atehere (2025)e kemi ringritur edhe njehere perandorine tone(osmane).

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*