Erdogan vizitë në vendet e Gjirit për të ndërmjetësuar krizën e Katarit

July 23, 2017 10:05

Erdogan vizitë në vendet e Gjirit për të ndërmjetësuar krizën e Katarit

 

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ndodhet në vendet e Gjirit arab këtë fundjavë në përpjekje për të rregulluar çarjen e thellë midis Katarit dhe fqinjit të saj, por aleati i fortë i Katarit mund ta gjejë veten me pak hapësirë për të manovruar si ndërmjetës.

Erdogan ka mbështetje të fortë ndaj Dohas për shkak të lidhjes së tyre me Vëllazërinë Myslimane, e kundërshtuar ashpër nga Arabia Saudite, Egjipti dhe aleatët e tyre.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe vendosën sanksione mbi Katarin muajin e kaluar duke e akuzuar atë si financues të terrorizmit. Doha mohon akuzat.

Kjo ka shkaktuar krizën më të rëndë diplomatike në rajon, ndërsa fqinjët i kanë paraqitur Katarit rreth 13 kërkesa, ku spikat shkëputja e lidhjeve me Vëllazërinë Myslimane, ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin, largimin e bazës ushtarake turke, mbylljen e Al Jazeera, etj.

Erdogan ka thënë se kërkesat janë të paligjshme dhe ka bërë thirrje për t’i dhënë fund krizës, duke përmendur nevojën për solidaritet mysliman dhe lidhje të forta tregtare në rajon.

“Ne do të punojmë deri në fund për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis kombeve vëllazërore të rajonit”, tha ai në komentet pas lutjeve të së premtes. “Problemet politike janë të përkohshme, ndërsa lidhjet ekonomike janë të përhershme dhe pres që investitorët nga vendet e Gjirit të zgjedhin lidhjet afatgjata”.

Ndërsa kërkon të mbrojë Dohën, Erdogan është gjithashtu i kujdesshëm për tjetërsimin e fqinjëve të saj. Ai do të vizitojë Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Katarin gjatë udhëtimit dyditor që fillon të dielën (sot).

Emiratet e Bashkuara Arabe ishin tregu i shtatë më i madh i Turqisë vitin e kaluar, me vlerë 5.4 miliardë dollarë, ndërsa Arabia Saudite ishte Nr. 11 dhe Egjipti ishte Nr. 13, sipas të dhënave zyrtare. Turqia gjithashtu dëshiron të shesë pajisjet mbrojtëse ndaj Sauditëve.

“Kjo vizitë, në njëfarë mënyre, do të ndihmonte për të demonstruar se përkundër pozicionimit të saj si mbështetës të fortë të Dohës, Turqia ende ka aftësinë të dialogojë me vendet e tjera në nivelin më të lartë, kryesisht Arabinë Saudite”, tha Sinan Ulgen, ish- Diplomat turk dhe një analist në Carnegie Europe.

Megjithatë, Ankara po negocion nga një “pozicion handikap”, duke pasur parasysh mbështetjen e tij vokale për Katarin, tha ai.

July 23, 2017 10:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank