Erdogan: Kemi hedhur 3 miliard euro në Shqipëri. Jam për solidaritet mes Ramës e Metës

June 19, 2017 15:40

Erdogan: Kemi hedhur 3 miliard euro në Shqipëri. Jam për solidaritet mes Ramës e Metës

 

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në një intervistë televizive thotë se investimet turke në Shqipëri kanë kapur 3 miliardë euro, më shumë se Bashkimi Europian.

Erdogan flet edhe për raportin me Edi Ramën, për solidaritetin Rama-Meta, si dhe paralajmëron autoritetet shqiptare që t’i mbyllin rrugën organizatave të Gylen.

“Shqipëria është vend unik me shumëllojshmëri fetare e kulturore dhe në këtë aspekt ka një respekt reciprok mes myslimanëve dhe të krishterëve. Kjo bashkëjetesë është një pasuri dhe lutem shpesh që të mbështetet edhe më tej nga Shqipëria.

Por ka edhe të tjerë që përpiqen ta përçajnë Shqipërinë. Lutem që ata të thyejnë kokën në mur”, thotë Erdogan në intervistën për TCH.

Erdogan ka ndërtuar një raport special me kryeministrat shqiptarë, por duket se raporti me Edi Ramën shkon edhe më tej. Ai nuk ngurron ta urojë atë në mes të fushatës elektorale, por flet edhe mbi raportin e thyer brenda dy liderave të së majtës.

“Dua t’i uroj fat mikut tim të dashur, Kryeministrit Edi në përpjekjet e tij. Po ashtu edhe Presidentit të zgjedhur. Personalisht jam për një solidaritet mes tyre. Zgjedhjet në Shqipëri do të shënojnë fillimin e një epoke të re”, thotë Erdogan.

Në intervistë presidenti turk ndalet tek përplasja e dy institucioneve shtetërore më të larta dhe flet për forca që mund të cënojnë unitetin e shtetit nisur nga këto përplasje.

Ai shprehet se nga pikëpamja ekonomike investimet turke në Shqipëri kanë arritur në nivele shumë serioze, rreth 3 miliardë euro.

Investimet turke në Shqipëri kanë arritur në nivele shumë serioze, rreth 3 mld euro investime. Nuk e di sa investime keni marrë nga BE, por investimet tona nuk do të ndalen.

Në Shqipëri ne kemi një rreze të gjerë investimesh dhe pak ditë më parë disa biznesmenë biseduan me mua për perspektivën e investimeve në Shqipëri pas zgjedhjeve”, thekson Erdogan.

Ai ndalet edhe tek rreziku i organizatave me mbështetjen e Fejtullah Gylen në Shqipëri.

Fejtullahistët janë kthyer në rrezik për Turqinë dhe unë do të jem shumë i qartë në këtë drejtim. Shqipëria është një vend me popullsi të vogël dhe ata mund të përbëjnë një rrezik edhe më të madh”, shton Erdogan.

June 19, 2017 15:40
Komento

21 Komente

  1. iks June 19, 16:20

    Z.Erdoan
    ti mire e ke po ne shqiptaret shitemi per dy lek dhe ne shumicen e rasteve e bejme rolin e spiunit edhe pa lek, e kane kenaqesi shpifjen dhe vuatjen e te tjereve.
    Gylen ka mbi 20 vjet qe ka investuar ne Shqiperi, ne fushen e arsimit a thua se i dhimbsen shqipetaret, ka punuar dhe harxhuar para per nje kohe te gjate dhe sigurisht sot ka mbeshtetesit e tij ne Shqiperi.
    Erdogan ka te drejte, eshte burre shteti dhe nje shtet si Turqia kerkon nje dore te forte si Erdogan

    Reply to this comment
  2. info analitike June 19, 16:52

    Dy Erdoganet e e duan fort njeri tjetrin.

    Reply to this comment
  3. Spathiati June 19, 17:14

    Kjo interviste e islamistit turk Erdogan, VERTETON qarte se mafiozi Edscobar Rama, eshte vasal i turqis islamiste dhe se punon per islamistet turq!

    Reply to this comment
    • Sokoli June 19, 23:43

      jo spathia nuk eshte ashtu si thua ti qirje, po ju e keni lepurin ne bark nga turqit dhe cdo bashkpunim midis tyre dhe shqiptareve ju djeg se e dini qe ato troje arberore qe perfituat nga evropa ne kohen e rrezimit te turqve nga pushteti nuk i gezoni dot nese shqiptaret fuqizohen politikisht ushtarakisht dhe ekonomikisht. Gjaku nuk cprishet, beni cte doni ata arvanite atje ne trojet e tyre do zgjohen nje dite dhe do kerkojne te drejtat qe ju jane mohuar per 200 vjet. (gjuha, feja – shqip, traditat, zakonet te gjitha aty do vene te i zoti.)

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 June 21, 10:01

        jo gomar jo!!më frikë duhet të kemi ne se gërku!!nëse i vërsulet gërkut i vërsulet përballë,ne po na ha nën rrogoz me ballabanër si puna tënde!!ka dhe shumë të tjerë si ti!!
        që nga rama e sokol palla që i mori me gjuhë intervistën!!
        ps:me një anglishte që të vinte për të vjellë kur e dëgjoje!!

        Reply to this comment
  4. astrit June 19, 20:42

    Historikisht mardhenjet shqiperi turqi kane qene korrekte dhe miqesore.Ka pasur edhe me perpara qendrime te ndryeshme dhe tensione te vogla per gjera dytesore por kur nuk eshte arritur ne prishje te mardhenjeve historikisht shume te mira. turqit jane popull mik me shqiptaret e anasjelltas

    Reply to this comment
  5. Mark uk June 19, 21:06

    Ramen e ka zgjedhur kumar ky turkushaku i flliqur.

    Reply to this comment
  6. ishmir June 20, 09:53

    E tera eshte loje e osmaneve te rinj . Ne fillim u eksportua Gyleni nepermjet shkollave ne vendet e tjera. Ne parallel, u eksportua edhe ma pa zhurme edhe me lufte ne vendet e tjera vahabizmi, feja zyrtare e Arabise Saudite.

    Tani rradhen e ka Erdogani per te shkruar atje kua ka shkruar “paqesisht” Gyleni. Nje çeshtje turke dhe zgjidhja e saj duhet te mbese brenda Turqise dhe jo te behet çeshtje e vendeve te tjera dhe te zgjidhet ne territore jasht Turqise.

    Reply to this comment
    • drejtperdrejt June 20, 10:01

      Vendet me popullsi myslimane ose do kene pushtete te Erdoganeve, ose pushtete te ISIS!
      Pushtetet alla-BE atje nuk funksionojne.
      Nuk e pate Lindjen e Mesme me ato ” Pranverat Arabe ” imagjinare?
      Nuk u ngopet me rrena se po ra Kadafi, Mubaraku, Sadami, Asadi atje do vije demokracia?
      Nuk po e shikoni kush eshte pas ” Pranverave Arabe ” qe u ndihmuan nga qorrat pederase te Perendimit duke enderruar se jane si ata vete?
      Nuk ka atje rruge tjeter, ose ISIS ose Autoritarizem.
      Te rrezosh Autoritare nga pushteti dhe te hypesh gjoja-opozitare, eshte provuar se nuk funksionon.

      Reply to this comment
  7. . June 20, 09:56

    Reagimi i Botës Demokratike është shumë i zbehtë ndaj Erdoganit, i cili e ka shndruar Turqinë në një shtet fashist. Diplomatët mbase e kanë të vështirë të artikulojnë kritika të forta, por ne gazetarët duhet ta ngrëmë zërin gjer në qiell, për të denoncuar metodat fashiste të Erdoganit dhe qeverisë turke. Sot Turqia po jeton ditët më të zeza të mesjetës. Është e justifikueshme arrestimi dhe hetimi i ideatorëve dhe egzekutorëve të grushtit të shtetit, që mbeti në tentativé. Po dhe me ushtarakët është tejkaluar masa. Shumica po arrestohen për idetë që mund të kenë, por jo pér veprimet që kanë kryer. Është i papranueshëm dhe i dënueshëm pushimi nga puna dhe arrestimi i mijëra profesorëve, mësuesve, dekanëve e rektorëve, mbyllja e mijëra shkollave, dhjetra gazetave, radiove e televizioneve. Në Turqi nuk bëhet më fjalë për mbrojten e të drejtave të njeriut mbasi Turqia ka anulluar Konventën Europianë të të Drejtave të Njeriut. Në fakt në Turqi po bëhet gati një gjenocid shtetëror kundër të ashtuquajturve “gulenistë”. Aty njerëzit arrestohen dhe mund të mbahen tridhjetë ditë në izolim pa asnjë akuzë. Aty ndalohet çdo zë kritik për këto masa ekstreme jo gjithnjë të nevojshme. Rikthimi i dënimit me vdekje është kambana më e madhe që po bie në Turqi për mbarë Europën. Nën flamurin e dënimit të puçistëve (që po dalin qindra mijëra turq) mund të asgjesohen dhe kundërshtarët politikë të Erdoganit, që nuk kanë asnjë lidhje me Gulenin. Mund të pushkatohen qindra opozitarë me akuza fallse dhe të montuara nga një drejtësi nën panik dhe në presion të paprecedentë nga Erdogani dhe qeveria në shërbim absolut të tij. Bashkë me shkatërrimin e të ashtuquajturit grusht shteti, në Turqi u shkatërruan themelet e shtetit të së drejtës dhe demokracisë.

    Për hir të luftës së përbashkët kundër terrorizmit dhe shtetit ISIS, perëndimi po përjeton oportunizmin më të pabesueshëm ndaj veprimeve fashiste të Erdoganit dhe qeverisë në shërbim të tij. Por nga ky tolerim dhe oportunizëm nesër mund të kemi një Turqi fashiste 80 milionëshe, saqë ISIS-i do na duket një lodër fëmijësh. E kemi për detyrë të denoncojmë çdo reminishencë me fashizmin, gestapon dhe Hitlerin.

    Reply to this comment
    • une June 20, 09:59

      Cfare do te kete bere Erdogani… ti komentues me siper je nje njeri I gabuar..ne kohe te gabuar dhe per nje teme te gabuar.

      Ishte 1 miljon here me fashist regjimi berishian 1992-1997 dhe 2005-2013 dhe bota demokratike e toleroi ne menyre kriminale.

      Ideja eshte qe:

      Kur hitleriani saleh berishaj te jete Brenda biruces atehere ke te drejte ti ti japesh mend “dynjase” se kushe eshte Erdogani.

      Te kuptohemi

      Ne GPS (goptesemes) shkofte erdogani dhe guleni ..por ai ka te drejte kur thote qe e majta duhet te vijoje te qeverise shqiperine perndryshe… reforma ne drejtesi eshte nje mashtrim me permasa nderkombetare..eshte Lulandizuar…qe do te thote eshte qylymi I shtruar per ardhjen ne pushtet ne 2017 te xhaferr deves junior..mender me thene Lul Udbashi..yllit ne ngjitje

      Reply to this comment
  8. tirana June 20, 10:04

    ky e ka hallin te Gyleni
    nuk mund te mbyllesh shkolla! Koha do te tregoje se kush eshte Gylen!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 21, 10:00

      tirone nuk e ka hallin te gyleni!!
      hiç fare!!
      gyleni është një lloj loje për të spastruar kundërshtarët!për mendimin tim,një spekullim pak i fortë,gyleni dhe erdogani po luajnë që të dy një lojë të bukur!!nën teatrin e përplasjes mes tyre ata po eleminojnë tërë qemalistët!!nën fushtën e “goditjes së organizatës terroriste të gylenit”,ata po godasin sekularitetin turk!ata po shkatërrojnë atë shtet laik që ndërtoi mustafa qemali dhe me vështirësi e mbajtën në këmbë breza të tërë turqish pro europianë!!

      Reply to this comment
  9. berit June 20, 10:04

    Po mire mor shqipetare deri dje me Z. Lu dhe Znj. Vllahutin. Tani na doli dhe nje fare sulltani Erdogan. E kush e ruan per kete idiot apo ju pelqen te rrini edhe 500 vjet nen sulltanat. Nuk besoj se ka popull ne bote me kater sy, dy perpara qe shikojne nga Europa dhe dy mbrapa qe shikojn nga sulltanati dhe jam I sigurte qe keta palo politikane per karriket e tyre syte prapa jane me te forte. Amin

    Reply to this comment
  10. nxenes June 20, 10:05

    Kolegjet turke ne Shqiperi jane elita e shkollave. Jane shkollat me te shkelqyera qe e kane perfaqesuar Shqiperine denjesisht ne olimpiadat nderkombetare. Keto shkolla jane krijuar sipas rregullave te legjislacionit Shqiptare. Si guxon ky palo njeri te mbyllen keto shkolla. Besoj se shteti Shqiptar do te japi te njejten pergjigje siç e dha para nje viti kur ishte per vizite ai palo njeri ne Shqiperi.

    Reply to this comment
    • kastrabeu June 20, 10:06

      sulltan Edoganit i duhet propozuar t’i marre kolegjet turke dhe universitetin me koncesion, se keshtu forcohen jo vetem maredheniet e “shkelqyera“ ne fushen e aresimit dhe kultures, por edhe “vellazeria 500-vjecare“ e dy popujve tane “heroike“.

      Reply to this comment
  11. dashamires June 20, 14:05

    Po ato dy Hanemet prapa Rames pse zgerdhihen apo mos Edi ka gje pantallonat me vrime si pasoje e “vellazerise” turke?

    Reply to this comment
  12. eshte momenti i duhur i historise njerezore . June 20, 14:52

    te krijohet nje grup “rambosh klandestin”, shqiptar, nga te gjitha trojet, per te asgjesuar kete kafshe islamike dhe te zbulohen te gjithe agjentet e tij ne shqiperi dhe te dergohen ne gjyqin e hages, per “dhunim” te sentimentit human te “qytetarit” europian …por dhe atij turk “laik”….

    Reply to this comment
  13. e verteta June 20, 16:13

    Vetem xhamia dhe hamame investon se per rruge , bujqesi e turizem nuk japin asnje qindarke

    Reply to this comment
  14. SHQIPTAR E JO ARABO BEDUIN June 20, 23:44

    Erdogan beduini ka hedh 3 miljard ne xhamia è jo ne ndermarje qe hapin vende pune ndersa ne serbi ato mijarda i ka investirà ne vende pune per serbet dhe nje pjes tjeter per percarje mes Shqiptareve qe deklarohen tukobeduin si puna è tij

    Reply to this comment
  15. anticensurë25642654 June 21, 10:02

    “Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në një intervistë televizive thotë se investimet turke në Shqipëri kanë kapur …”????
    me cilin gazetar dhe në cilin TV është dhënë një intervistë e tillë??
    përse nuk e thoni këtë??
    sipas datës dhe këtyre pak thënjeve që keni prurë intervista përkon me top story të sokol ballës!!
    këto që paraqisni këtu janë një pjesë e vogël e asaj që bythëlëpirësi dhe gazetari i nivelit jashtëzakonisht të ulët balla,i drejtoi pyetje erdoagnit!!
    aty u duk se ai shikon interesin e tij dhe në lidhje me kombin shqipar,duke hequr lajkat turkoshake,ai nuk ka mendim të ndryshëm nga sërbët dhe maqedonët!!ai iu përgjigj pyetjes së këlluf ballës “për një bashkim të mundëshëm të trojeve shqiptare në rast mos hyrje në BE” se “kufijtë nuk mund të ndryshohen!se kufijtë duhet të mbeten ata që kanë qënë më parë!!pra në një mënyrë të tërthortë nuk ka pranuar as pavarsinë e kosovës!!në të njëjtën kohë përmënd dhe miqësinë me sërbët!!
    ndikimi turk që çuni i tironës po përpiqet të fusë në shipëri është i njëjtë me atë që ndodhi 600 vjet më parë me sërbët dhe topiajt!!ky pusht tirone për të mbajtur bythën në karrige,po bën marrveshje jo vetëm me djallin por dhe me të jatin e djallit!!
    një qeveri kombëtre,një politikë kombëtare dhe jo hajdute,duhet të ndërpresë këtë shteg tradhëtie!!shqipëria është europë dhe jo azi e aq më pakë afrikë!!shqipëria duhet të ndjekë mësimet e samifrashërit dhe rilindësve dhe jo të ballabanërve e hoxhallarëve!!
    nuk është e rastit një intervistë e tillë!!5 ditë para ditës së votimit!!ky po mbështet më të korrupruarin!ky po ju kujton të korruptuarve shqiptarë se duhet të bashkpunojnë dhe të jenë nën urdhërat e tij!
    votë të bardhë politikës shqiptare dhe karton të kuq sulltanit osman!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim