Erdogani dhe “shuplaka osmane”

May 21, 2018 12:59

Erdogani dhe “shuplaka osmane”

 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u prit në Sarajevë nga mijëra turq të ardhur nga shumë anë të Evropës. Sarajeva është deri tani vendi i vetëm ku lejohet prezantimi parazgjedhor i Erdoganit.

Mijëra shtetas vendesh të tjera, një numër i madh syresh turq që jetojnë në Gjermani, kanë arritur në Sarajevë. Ata duan të marrin pjesë në Kongresin VI të Unionit të Demokratëve Evropianë Turq (UDET).

Më 24 qershor në Turqi mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe presidenciale. Këto janë zgjedhjet e para pas referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi, me të cilin vitin e kaluar është forcuar dukshëm pushteti i presidentit të vendit. Erdogani tha në Sarajevë para mijëra simpatizantëve të tij, se këto do të jenë “zgjedhje historike”.

Gjermania, Austria dhe Holanda u kanë ndaluar politikanëve turq që në vendet e tyre të mbajnë tubime parazgjedhore. Fushata elektorale e Erdoganit në Sarajevë është kontestuar edhe nga disa forca politike atje. Anëtari i presidencës së Bosnje-Hercegovinës (me origjinë kroate) Dragan Çoviq deklaroi për televizionin kroat HRT se për këtë tubim ka marrë vesh nga mediat.

Ndërsa lideri i dytë më i rëndësishëm i myslimanëve në këtë vend Fahrudin Radonçiq tha se qëllimi i Erdoganit është që me këtë fushatë t’u dërgojë mesazh liderëve evropianë me fjalët: “Ja e shihni, unë mund të bëj fushatë në Ballkan.”

Erdogani e ka shfryëzuar paraqiten e tij në sallën e madhe të qendrës sportive Zetra në Sarajevë, të mbushur përplot me flamujë të Turqisë, për qëllime parazgjedhore dhe mesazhe jo vetëm zgjedhësve të tij, por edhe vendeve të tjera perëndimore.

“Shuplaka osmane”

“A jeni të gatshëm që organizatave terroriste dhe mbështetësve të tyre lokalë dhe të jashtëm t’ua jepni një shuplakë osmane? A jeni të gatshëm që të më mbështesni që me një numër rekord votash të fitoj në zgjedhjet presidenciale?”, ishin pyetjet e Erdoganit dërguar mijëra turqve dhe boshnjakëve të mbledhur në Sarajevë.

Shumë turq kanë shkuar në vendet e Evropës Perëndimore për të realizuar ëndërrën e tyre për një të ardhme më të mirë, tha Erdogan.

Ne kemi shpresuar se ata një ditë do të kthehen. Disa janë kthyer, por shumica ka mbetur në vendet e Evropës. Vëllezërit në Evropë sot i quaj evropianë”, tha Erdogan duke shtuar se “këta evropianë e kanë për detyrë të marrin nënshtetësitë e vendeve ku jetojnë, por duke mos humbur të drejtat e tyre në Turqi”.

Ruani fenë dhe gjuhën tuaj. Nëse i humbni ato, jeni të humbur. Fëmijëve duhet t’ua mësoni gjuhën amtare. Duhet të kuptoni se ata duhet të mësojnë mirë turqisht, por edhe gjuhën gjeramane dhe angleze. Natyrisht që nuk duhet të lëmë pas dore edhe gjuhën boshnjake”, tha Erdogan.

Bashkëkombasve të tij ai u bëri thirrje që “të mos bien pre e propagandës së ndyrë të mediave në vendet ku jetojnë”, që po zhvillohet kundër tij personalisht dhe kundër Turqisë.

“Parlamentet e disa vendeve evropiane po tregojnë armiqësi të theksuar kundër vendit tonë dhe ne duhet ta evitojmë këtë. Në shtetet ku jetoni duhet të merrni pjesë aktive në partitë politike, që atje të mos ketë trathtarë turq, por të jeni ju”, tha Erdogani.

“Gjermanisë, Belgjikës, Austrisë dhe Holandës duhet t’u jepni një përgjigje që do të dëgjohej në mbarë Evropën”.

Erdogani nga Sarajeva u dërgoi vendeve evropiane edhe një mesazh konkret: “Shtetet evropiane që mendojnë se janë djepi i demokracisë sot kanë rënë në provim. Ndërsa B-H ka dëshmuar se është shtet demokratik”.

Erdogani është takuar para këtij prezantimi parazgjedhor edhe me kryesuesin e presidencës Bakir Izetbegoviq (i cili po ashtu ishte në këtë manifestim). Pas takimit të tyre kokë më kokë Erdogan tha se “Turqia do të vazhdojë të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e B-H. Ne nuk kemi ndonjë qëllim të fshehtë në këtë vend, përveç prosperitetit. Një rëndësi të madhe i kushtojmë raporteve në rajon. Do të vazhdojmë me implementimin e mekanizmave për bashkëpunim mes Turqisë, B-H, Serbisë dhe Kroacisë.”

Erdogan tha se vendi i tij do të financojë edhe ndërtimin e autostradës mes Sarajevës dhe Beogradit, me rreth tre miliardë euro. “Investime do të jenë rreth 15-20 % ndërsa pjesa tjetër është kredi e bankës Exim.”

Ndërsa Izetbegoviq tha se B-H dhe Turqia kanë raporte të shkëlqyeshme, që shihet edhe nga marrëveshjet e shumta mes këtyre vendeve.

“Turqia dhe B-H kanë nënshkruar numrin më të madh të marrëveshjeve. Bashkëpunimi ekonomik është rritur në 800 milionë euro. Së shpejti do të rritet në më shumë se një miliardë euro“, tha Izetbegoviq./ DW

l./ dita

May 21, 2018 12:59
Komento

13 Komente

  1. demo May 21, 14:30

    I gjithe Mashtrimi i shtetit Grek ne Ballkan e ka emrin Turqi.Keta e formuan shtetin artificial Grek ne Ballkan me Parrullen,;NJE FE,NJE ATDHE.Pra cfare ishin te krishtere orthodokse ishin greke.Muslimanet ose duheshin vrare,ose duheshin perzene ne Turqi.Keshtu te gjithe Arbereshet(arvanitasit),camet ortodoks me gjuhe dhe gjak shqiptar,u konsideruan greke dhe formuan popullin grek,kurse shqiptaret muslimane dhe camet muslimane shqiptare,u konsideruan turq,u masakruan ose u deportuan ne Turqi.Turqit fshine syte me shami dhe mbushen me shqiptare pa identitet kombetar,hapesirat qe lane greket ethnike te Turqise,qe u deportuan ne Greqi.Atdheu i Shqiptareve Autoktone ARBERIA,EPIRI,CAMERIA,HUMBEN PERGJITHMONE,POR U FORMUA GREQIA DHE U FORCUA TURQIA ME GJAK SHQIPTAR.Shqiptaret e Turqise vetem sa jane gjalle,se nuk u njihet gjuha,identiteti kombetar,arsimimi,vetem se Erdoganat marrin shamine dhe fshijne syte per muslimanet qe shpetuan ne Ballkan.Jo mor qen turk!Se nuk na mallengjen shamia jote!Ju jeni kallauzet e Grekeve dhe Serbeve ne token shqiptare.Turqit i nxiten murgjit greke te kobojne popullin shqiuptar qe ne 1760,me misionin assimilues te shejtan Kozmait, dhe ta quajne grek.Turqit i nxiten shqiptaro-vllahet e grekezuar te masakrojne shqiptaret e muslimanizuar dhe tu rrembejne Atdhene.Turqit nxiten shqiptaret e serbizuar te Malit te Zi te sulmojne shqiptaret katolike dhe shqiptaret e muslimanizuar dhe tu rrembejne Atdhene.Turqit devijuan Lidhjen e Prizrenit,NE EMER TE FESE MUSLIMANE,qe te luftoje me Austrine (te vetmen mbrojtese te kombit shqiptar ne Europe),per te mbrojtur Bosnje-Hercegovinen.
    Mitingu qe mban Erdogan ne Sarajeve nuk i drejtohet Bosnjakeve,se ata Turqit dhe Arabet,i lane te masakroheshin per turp nga serbet dhe per kete jemi te gjithe deshmitare.Erdogan u drejtohet shqiptareve,ua shkel syrin si Tutori i vjeter baba sulltani,se kerkon te shtjere ne dore sakrificen e papagueshme te grave dhe femijeve kosovare ne rradhe te pare e pastaj te burrave te Kosoves,te drejtesise Amerikane,te NATOs,qe ju gjin Kosoves ne dite te Apokalipsit.
    Cfare do ky qen bir qeni perseri qe ja ferkon DELIRIT KARABUSH,Edi Rama,bishtin e Liderit Ballkanik?
    Duan ta bejne PASHA TE RUMELISE.Bosnje-Hercegovine,Kosove,Shqiperi nen flamurin turko-musliman.Maskarai vete nderton xhami mu ne mes te Tiranes,ne mes te qyteteve,edhe atje ku s`ka patur kurre xhami,Qy Theodhori Pashai si Maxhar pasha qe
    Gjakovaret ja prene koken ne sarajet e Abdullah Drenit.Populli shqiptar eshte 90% Ateist,Laik,nuk do t`ja dije as per kisha as per xhami.Me keto shqetesime kombetare qe po i krijon kisha greke dhe xhamia turko-harabike,shume shpejt do ti rrafshoje perseri keto cibane te mbjella ne token shqiptare,si ne 1967 dhe me gezim te madh,sikur ckul morrat,.Kur hoxhallaret dhe priftallaret shkuan dhe ja rrojti mjekrat populli shqiptar
    gjithe gezim,pse mos ta beje prape?Ato s`kane rrenje ne popullin shqiptar,as Turqia qe qendron prapa tyre.

    Reply to this comment
    • Amerikani May 21, 16:26

      Demo te pershendes!

      Respekt per komentin gjithe mend qe ke bere.

      Nqs me lejon nuk jam dakort me ty nga pjesa kur thua: “90% e shqiptareve jane ateiste” e ne vazhdim. Mendoj se nuk do ishte e udhes qe viti i zi 67 te rikthehej ne kete vend. Ajo qe shqiptaret besimtare duhet te kuptojne mire mendoj une eshte qe askush nuk mund te mare te drejten e perfaqesimit te tyre. Aq me teper politikane autoritare si Erdogan. Muslimanet e shqiperise jane shqiptare dhe jo turq, po ashtu dhe ortodokset e Visarjon Xhuvanit, At Stath Melanit, Papa Kristo Negovanit e Nolit. Per shkak te varferise sone pas renjes se sistemit PP, besimi fetar u perdor nga qarqe politike antishqiptare per ti percare shqiptaret si dikur perandoria osmane sipas besimit. Me ritjen e mireqenjes se popullit shqiptar dhe integrimit te tij evropian per keta “sulltane” te rinj dhe qarqe antishqiptare gjithmone e me veshtire do behet per ta puna percarese dhe urrejtja qe kerkojne te ndjellin midis shqiptaresh duke perdorur sensibilitetin fetar.

      Harmonia fetare, mirkuptim dhe integrimi eshte celsi i progresit dhe mireqenjes te popullit tone.

      Reply to this comment
  2. Beni May 21, 14:48

    Ik or pirdhu ti si gazetar dhe osmanet

    Reply to this comment
  3. Paul Tedeschini May 21, 15:28

    Turki, 104 persona denohen me burgim te perjetshem per tentative rrezim qeverie

    Turchia: 104 persone condannate all’ergastolo per tentato golpe – See more at: http://www.rainews.it/dl/rainews/articoli/Turchia-condannate-ergastolo-104-persone-per-tentato-golpe-4530b2c6-46f9-4281-bb23-54b92df5e89c.html

    Reply to this comment
  4. shkodrani May 21, 16:08

    …Kjo gazete sikur eshte atashuar pas aktiviteteve te turk-mutit…Ne vend qe te promovoje “vlerat” e koleres turke, keta kara-islamet e karamahmutet, te hyjne ne histori dhe ti shpjegojne ketij kara-mileti ,se çfare do kolera turke ne Token e ILIRIKUT, se eshte dhe viti i SKENDERBEUT…!!!……..

    Reply to this comment
  5. Perandoria e dhier osmane May 21, 16:30

    Me sllavet muslimane te Bosnjes be cfare te dush, po kendej nga ne shiko me dylbi. Nuk je ti Zoti i muslimaneve. Muslimanet tane jane patriote dhe te respektuar ne vendin e tyre. Nuk kane nevoje per mbrojtje nga ashkush se jane zoter ne vend te vet.

    Reply to this comment
  6. para "shqiptarit" bastard, te fabrikuar nga SALI berisha dhe te vertetes,....zgjedh te VERTETEN . May 21, 16:49

    Ti demo dhe te gjithe (demonet) e tjere, keni tjerre idene, se greket jane nga ponti . Me qe atje, pati kulture greko helene (dhe popullsi greke) . Kjo qe ne kohen e aleksandrit . Kur turqit masakruan cdo popullat tjeter, per te rajtur turqine qe eshte sot, ne kohen e shperberjes se shtetit otoman e ne vazhdim, ato popullata, per hire te lidhjes me kulturen helene dhe lidhjes me krishterimin erdhen ne Greqi . Pas ketij fakti, me “islamiziin” e shqiperise pre bandes kriminale te SALI BERISHES, shqiptaret “islam” jane turr’ si hienat kudner popullit grek, popujve ortodoks sllav, e ne fakt katerciperisht, kunder KRISHTERIMIT, por e verteta do t’ju llangos me turp ne llumin e te vjellave tuaja qe nxirrirni pa nderprere nga goja, deri ne deshtim te plote .

    Reply to this comment
    • Perandoria e dhier osmane May 21, 17:18

      Une i Krishter jam. Nuk me eshte turrur njeri mua. Grek b.q. Muslimanet shqiptar jane vellezrit e mi e jo greket e sllavet ortodokse. Ti qe i shikon shqiptaret nga feja pirdhu ne Greqi a Serbi. Po njesoj si ti dhe ndonje musliman qe ka per vellezer turqit a ku di une te pirdhet ne Turqi. Shqiperia eshte vend i shqiptareve te te gjitha besimeve.

      Reply to this comment
  7. Arben May 21, 16:53

    Amin o Sulltan

    Reply to this comment
  8. o, i pa dhjeri nga ..osmanet May 21, 17:51

    Nuk eshte pune feje, as kombesie, po arsyeje . Para idealit qe kam per zemer (ndershmerine te verteten dhe humanizmin) “dergoj” ne ate bote, gjithe hordhine “shqiptare”….te .berishes dhe metes….(sic ne gjith’ lemin e dijes mbi “lirite te drejtat e njeriut mbi dhe”) ps.ja po e them ne menyre banale; je shqiptar ti qe ha mish njeriu dhe une te te dua ty, para grekerve ose zuluve te pa fajshem???? qenin mund t’a toleroja….po ty jo .

    Reply to this comment
    • Perandoria e dhier osmane May 21, 18:23

      Po ti o dashnor i te vertetes kush ta jep tagrin ti qe te gjithe shqiptaret ti futesh ne nje kallep? Ti na qenke e “verteta” mbi toke? Ti nuk ben dallim ne fjalet e tua dhe vetem humanizem nuk shoh te ato qe shkruan veçse mbron njerin shtet dhe hedh balte mbi tjetri duke ju referuar disa personazheve qe pjesa dermuse e shqiptareve nuk do donin ti kishin njohur kurre. Human do te thote ta mbash larg urrejtjen per tjetrin se pastaj mer tiparet jo humane. Ps. Nqs nje qen ti te kafshon per te qene human nuk duhet te kafshosh dhe ti qeni… keshtu qe hape zemren dhe largoje urrejtjen.

      Reply to this comment
  9. JKB May 21, 18:20

    Larg duart nga Ballkani dhe Europa, ky mut turk me emrin Erdogan!

    Reply to this comment
  10. Labi May 21, 19:07

    Arben amin te shkerdhejn sulltani ty se ti je klysh turku me emer shqiptar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*