200 mijë m2 pallat presidencial ! Erdogani shpërngulet në Ak Saray-in me 1000 dhoma (VIDEO)

October 31, 2014 21:15

200 mijë m2 pallat presidencial ! Erdogani shpërngulet në Ak Saray-in me 1000 dhoma (VIDEO)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është zhvendosur në një pallat të ri në periferi të Ankarasë që kushtoi 350 milionë dollarë.

Super-Ndërtimi quhet Ak Saray (Pallati i Bardhë), përfshin 200 mijë metra katrorë dhe ka njëmijë dhoma.

Arkitektura kombinon stilet moderne me stilet e dinastisë së sulltanëve selxhukë, nga të cilët lindi Perandoria Osmane.

Pritjen e parë zyrtare në pallat Erdogani e ka kryer me rastin e festimeve të përvjetorit të shtetit modern turk, të vitit 1923.

Ironike është që shteti modern i Ataturkut u krijua pikërisht mbi rrënojat e sulltanëve selxhukë.

Por Erdogan thotë se duke kaluar në këtë pallat ai dëshiron të lë pas vetes trashëgiminë sekulare të Ataturkut.

Deri më tani ai kishte jetuar në vilën Canakya që ka qenë shtëpia e 12 presidentëve turq.

Erdogani ka thënë se po vjen koha e “Turqisë së re” dhe kjo shpërngulje është pjesë e këtij projekti.

Kritikët thonë se është vetëm një provë e re e synimeve autokratike të Erdoganit –

VIDEO gjendet KËTU

October 31, 2014 21:15
Komento

8 Komente

  1. Ericson November 1, 05:10

    Bismilah arahman arahim ,Rexhep Taip efendi!

    Shyqyr qe Allahu i Madh e Pejgamberi Muhamet A.S. ta beri kesmet kete bina kaq te madhe e lum si mileti turk qe do falet e do ti bjere qemanes nga sabahu e deri ne aksham !

    Reply to this comment
  2. Eri November 1, 10:31

    Ne radhe te pare ai pallat eshte pasuri kombetare, Taipi nuk do e marre me vete ne dhe’ kur te iki nga kjo bote apo t’ua leje femijeve te tij ne trashegimi. Mbas 200 apo 300 vjeteve ai pallat ka per te shlyer vetveten vetem nga turizmi. Kur mendoj kete kam parasysh pallatin e sulltaneve ne Topkapi ku hyrja per cdo vizitor kushton 17 Euro dhe ai pallat mund te nxjerr 100,000 Euro a me shume te ardhura ne dite nga numri i madh i turisteve.
    Eshte nje investim qe ekonomia turke aktualisht e perballon lehtesisht pasi ne dekaden e fundit ka njohur vetem ekspansion fal ketij njeriu dhe eshte nje menyre per te treguar fuqine si shtet.
    Shaheni si te doni autokrat, islamik, diktator, por sa ka bere ai per Turqine ne 10-15 vjet (duke marre parasysh se ka qene edhe kryetar bashkie i Stambollit) nuk eshte bere ne 50 vjet me heret.

    Reply to this comment
  3. plaku i mocem November 1, 12:10

    Nuk kuptoj qellimin e ketij lajmi!

    Reply to this comment
    • Arben November 1, 19:50

      Gazetar antishqipetar qe perpiqen te ulin imazhin e shtetit Turk.

      Thuaj se Turqia po ja vjedh njeri parate qe nderton veprat e saj, jo sikur po

      punojne njerezit shume per te arritur ato qe kane arritur.

      Pergjigjen me te mire ketyre njerezve ja dhane vete Turqit ne zgjedhjet e Prillit dhe ato te Gushtit per president.

      70% per Erdoan.

      Reply to this comment
      • Qyls November 1, 22:06

        Ik mor qyls bursaxhi legen, ta ka fajin gazeta ty skuth i erdoganit

        Erdogani yt eshte nje ndyresire e qelbur dhe nuk ka asnje ndryshim nga kim jongu i korese

        Reply to this comment
  4. Tironsi November 1, 17:01

    Turkoshak diktator, kurre nuk behen keta mazllumanet

    Reply to this comment
  5. Kastriot per sempre November 2, 08:46

    Dimë që edhe Çaushesku kishte ndërtuar një super-pallat në Bukuresht në kohën e delirit të tij të madhështisë. Ky delir e çoi drejt fundit që dimë.
    Nuk shoh asnjë ndryshim me këtë delirantin fondamentalist. Edhe fundin ,besoj, të tillë do t’a ketë. Veçse kjo kërkon popull të emancipuar….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*