“Erë” fitoreje në Mynih, Reali mund sërish Bayernin

April 25, 2018 22:59

“Erë” fitoreje në Mynih, Reali mund sërish Bayernin

Njësoj si një vit më parë, kur Reali fitoi ndeshjen në Madrid, dhe këtë mbrëmje të së mërkurës korri një fitore spektakolare në Mynih.

Ndryshe nga pjesa e parë, ku Bayern Munich dominoi lojën, Real Madrid u shpëtua në të 45-tën nga Marcelo që barazoi shifrat. Në fraksionin e dytë të ndeshjes madrilenët kanë hyrë me një tjetër mentalitet.

Loja e mirë e gjermanëve në pjesën e parë u shpërblye në të 28-tën, kur Joshua Kimmich ka kapur në befasi mbrojtjen e spanjollëve me shpejtësinë e tij e me një goditje perfekte ka dërguar topin pas shpinë së Keylor Navas. E teksa dukej se dy ekipet do t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes në pushimin e ndeshje me fitoren e gjermanëve, Marcelo barazoi shifrat në 1-1.

Zidane guxoi me Asension në fillimin e pjesës së dytë duke larguar Isco dhe u shperblye me golin e dytë në të 56-tën. E pas dëmtimit të Carajal, heroi Marco Asensio u aktivizua si mbrojtës i djathtë.

Ndërkohë që Bayern ka qenë i pafat, duke mos shfrytëzuar siç duhet disa raste. Vlen për t’u theksuar se Jupp Heynckes ka ezauruar 2 prej zëvendësimeve të tij brenda pjesës së parë, pasi Robben në minutën e 8-të dhe Boateng në të 34-tën u zëvendësuan për shkak të dëmtimeve.

s.a/dita

April 25, 2018 22:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*