ERE: Unifikim të çmimit të energjisë dhe faturim në kohë

April 1, 2014 20:02

ERE: Unifikim të çmimit të energjisë dhe faturim në kohë

Unifikimi i çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët dhe  rregullimi i faturimit të energjisë janë problemet kryesore, ka kërkuar Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti.

Sipas tij, abuzimi i kompanisë dhe rënia në qafë ndaj konsumatorit duhet të ndërpritet.

“Në qoftë se ne shkojmë edhe një ditë më vonë në muaj ne jemi në penalitet ose kompania është në penalitet me konsumatorin. Ekziston një vështirësi mjaft e madhe që konsumatorët me këtë nivel organizimi dhe këtë kontigjent njerëzish që ka të shkojë dhe ta respektojë”, deklaroi Petrit Ahmeti, Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë.

Për konsumin deri në 300 kilovatorët në muaj, familjarët paguajnë 7.7 lekë, ndërsa për sasinë që konsumohet mbi këtë fashë cmimi është 13.5 lekë. Zoti Ahmeti tha se aktualisht po kryhen studime për të caktuar strukturimin e cmimit të energjisë.

Në raportin para deputetëve të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, kryetari i ERE-s tha se brenda një viti e gjysmë, të gjithë konsumatorët do të pajisen me matësa për energjinë dhe nuk do të ketë më fatura aforfe. Ndërsa duke iu referuar situatës së vështirë hidrike në vend ai siguroi konsumatorët se nuk do të ketë mungesa të energjisë elektrike.

“Janë mobilizuar fonde si gjithmonë nga buxheti i shtetit për të mbuluar importet e energjisë elektrike, periduha e tanishme është një periudhë e thatë dhe shumë e varfër”, shtoi Ahmeti. topchannel

April 1, 2014 20:02
Komento

5 Komente

  1. Pëllumb zaimi April 1, 23:52

    Ajo qe fsheh ky drejtor pas “unifikimit” eshtë se nuk thotë nëse do ta hajë konsumatori apo do te nxiret nje cmim mesatar pa renduar konsumatorin!? Tjerrja e llafeve te mepastajme me thatesire e me mungese rreshjesh te ben te dyshosh se po sajohet alibia e rritjes se cmimit. Ju hengert mortja. Kini 24 vjet qe vetem rrisni cmimin e energjise saqe sot shqiptaret e kane me te lartin ne rajon megjithese jane me te varfrit !!!? Vazhdoni gomerë elektrike. Akoma po mbaheni e po na ripni me energjine e enver hoxhes. Dhe kete energji e krijuan pikerisht keta njerez qe po i ripni nga viti në vit! Ju zente tensioni i larte dhe u karbonizofshi te tëre!

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi April 1, 23:54

    VR!!! Ajo qe fsheh ky drejtor pas “unifikimit” eshtë se nuk thotë nëse do ta hajë konsumatori apo do te nxiret nje cmim mesatar pa renduar konsumatorin!? Tjerrja e llafeve te mepastajme me thatesire e me mungese rreshjesh te ben te dyshosh se po sajohet alibia e rritjes se cmimit. Ju hengert mortja. Kini 24 vjet qe vetem rrisni cmimin e energjise saqe sot shqiptaret e kane me te lartin ne rajon megjithese jane me te varfrit !!!? Vazhdoni gomerë elektrike. Akoma po mbaheni e po na ripni me energjine e enver hoxhes. Dhe kete energji e krijuan pikerisht keta njerez qe po i ripni nga viti në vit! Ju zente tensioni i larte dhe u karbonizofshi te tëre!

    Reply to this comment
  3. LORA April 2, 08:22

    Pres me padurim unifikimin e cmimit dhe rregullimin e faturimit te energjise elektrike.
    Jam paguese perhere e rregullt e blerjes se kesaj te mire,por qe nga 2005-a fatura ime eshte dy deri tre-fishuar.Jetoj ne te njeten banese.

    Reply to this comment
  4. Etien April 2, 11:17

    Keta dokrra qe thote ERE dhe qeveria pas saj, per unifikim cmimi energjie, duhen perkthyer cope se do kete rritje cmimi energjie per konsumatorin familjar. Ky ” sihariq ” po perpiqet te sterhollohet nga qeveria, por zor se do kete mirkuptim nga njerezit. Kjo do qartesoje shume vete, me shume se sa bla bla bla- te e kota.

    Reply to this comment
  5. black_lion April 2, 16:59

    Si ka mundesi qe jane kaq te paafte keta kryetare entesh, apo ashtu si shume poste drejtoresh thjesht jane te blere nga injorante. Ne vend qe te vrase mendjen se si te ule konsumin (kur ka shembuj te shumte nga vende perendimore) apo te minimizoje vjedhjet, del me pallavra per unifikim=rritje cmimesh. Perseri ne dem te atyre qe paguajne! Perseri duke nxitur abuzimin! Sa per t’ia bere pak punen me te lehte, ne vijim disa shembuj:
    Ulja e konsumit arrihet nepermjet,
    1. detyrimit per perdorimin e termoizolimit tek ndertimet e reja, nepermjet vendosjes se taksave tejet te larta ndertimi nese nuk aplikohet.
    2. subvencioneve per ata qe duan te termoizolojne ndertimet ekzistuese.
    3. vendosjes se taksave te importit te produkteve qe konsumojne energji, sipas klases se konsumit.

    Vjedhjet dhe abuzimet minimizohen duke,
    1. vendosur sahat mates ne cdo shtepi apo ambient pune (pa pagese)
    2. lidhur online te gjithe sahatet ekzistues dhe te rinj dhe kontrollit nepermjet programit (software-it) perkates, me ane te te cilit krijohen edhe raporte konsumi individuale per secilin mates.
    Ne baze te raporteve, krijohet edhe ideja nese abuzohet apo jo.
    Gjithashtu te jepet mundesia ta matesh konsumin nga fillimi deri ne fund te muajit dhe te leshosh faturen perkatese menjehere (automatikisht)
    Redukton stafin (ul koston e ndermarrjes) dhe me ate te mbetur mjafton te besh kontrolle sporadike apo riparime te difekteve te mundshme.
    Nuk ke nevoje te hipesh njerezit mbi shtylla per te prere telat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*