Erinda në kërkim të hapësirave të tjera për punësime partiake

November 16, 2017 22:20

Erinda në kërkim të hapësirave të tjera për punësime partiake

E vetmja e mbijetuar nga marrëveshja parazgjedhore e 18 majit, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca kërkon nga Kuvendi të anullojë procedurën e zgjedhjes së komisionerëve të këtij institucioni, procedurë e nisur nga paraardhësi i saj Igli Totozani.

Megjithëse e zgjedhur vetë me një marrëveshje politike që tejkaloi praktikën ligjore të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Ballanca pretendon se kandidatët për komisionerë emrat e të cilëve janë tashmë në Kuvend duhet të mos merren parasysh, derisa Ballanca të dërgojë aty një listë të re me kandidatë të propozuar prej saj.

Pas disa emërimeve të lidhura qartazi me struktura të PD-së, Avokatja e re kërkon me sa duket hapësira të reja për listën partiake të punësimeve në një institucion që ka qëndruar prej vitesh jashtë kësaj praktike.

Avokatja e re Ballanca thotë se ka hetuar administrativisht dhe ka arritur në konkluzion se, lista e kandidatëve për komisionerë është hartuar në shkelje të ligjit.

Propozimi i saj për anullim të listës gjeti jo rastësisht mbështetjen e PD, deputetët e së cilës janë larguar nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, duke refuzuar të marrin pjesë në procedurën e seancave dëgjimore me kandidatët e propozuar për 5 postet vakante të komisioneve të këtij institucioni.

“Avokati i Popullit ka kërkuar që të anulohet e gjithë gara dhe të hapet nga e para”, ka thënë deputeti Halimi.

Në kundërpërgjigje, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, theksoi se pretendimet e Ballancës nuk qëndrojnë.

Madje ai është shprehur që nëse këmbëngulet me letrat drejtuar Kuvendit në vend të komisionerëve të rinj, mund të zgjidhet një Avokate e re.

b.m. / dita

November 16, 2017 22:20
Komento

2 Komente

  1. demo November 17, 02:57

    Keta te PD jane shume te eger kur vijne ne krye te institucioneve.Keta hane si ujk.Kjo ulkonja i ngjan te jatit.Hiqeni fare!

    Reply to this comment
  2. Drejtesia do te behet, duan apo nuke duan ramovicet, berishovicet, metovicet, medijvicet, apo bashovicet me shoke e shoqe. November 17, 10:06

    Ballancen, vetem avokate te popullit kurre nuke mund ta quajshe, perdersa ajo eshte katapultuar ne ate istitucion ne shkelje flagrante te kushtetutes. Ne moralin e bandave korruptive e kriminale roze-blu, si dhe ne moralin e Ballances eshte ti kerkojne falje popullit per kete paudhesi qe i bene kushtetutes, pra ligjeve. Ne kuader te kesaje pacavureje politike i del per detyre Vettingut te hape dhe dosjet ndaj ketyre paloavoketerve e notereve te etiketuara nga SOVRANI si seksere te palogjykatesve,paloprokuroreve e palopolitikaneve qe ushqyen riciklimin e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet,si pjese e hallkave te superkriminalizuar e superkorruptuara te drejtesise shqiptare. Vettingu ne kete konteks duhet te mos e injoroje kete hallke qe cfrytezoje deri ne percmim shume njerez fatkeqe qe kishin problem me drejtesine, pa harruar qe u be nje mburroje demostrative ndaj politikaneve e kriminaleve qe i kishin te lare duart me gjak deri ne brryla.Vetem atehere Vettingu, pra Reforma ne Drejtesi do te quhet e perfunduar dhe ne Shqiperi do te vendoset SHTETI I SE DREJTES.Ekspertet juriste te ardhur nga USA dhe BE-ja nuke besoj se do ta harrojne kete hallke te superkriminalizuar e supertekorruptuar te drejtesise qe lane pas vitimave te eterve, mijra viktima te tjera te pafajshme , nga pangopesia per leke te piset dhe pushtete pa kufi me c’do forme e cmim. Dosjet e ketyre paloavoketerve flasin shume per zhdukje provash dhe bashkepunim demostrativ me boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tri pushtetet ne dite e vite deri me sot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*