Erion Veliaj shpall rikandidimin

March 23, 2019 12:36

Erion Veliaj shpall rikandidimin

Pas përfundimit të pjesës së parë të punimeve në Kongresin e Partisë Socialiste, anëtarët u zhvendosën nga Pallati i Kongreseve, drejt Sheshit “Nënë Tereza”.

Në kuadër të nismës “Bashkia që duam”, këtu kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpalli rikandidimin për një tjetër mandat si drejtues i kryeqytetit.

Në fjalën e tij, Veliaj renditi shumë nga punët e bëra prej bashkisë gjatë këtij 4-vjeçari, në të gjitha njësitë e kryeqytetit, ndërsa prezantoi edhe listën e 100 kandidatëve për këshilltarë bashkiakë.

Tirana ka njohur zhvillim, teksa për vite me radhë drejtohej nga sot kryeministri, Edi Rama. në 2015-ën ne morëm përsipër të zgjojmë nga gjumi 4-vjeçar kryeqytetin dhe të nisim një sërë projektesh, që po e transformojnë Tiranën në një qendër europiane. Bashkë me Edi Ramën, jemi më të fortë se kurrë dhe do të fitojmë të gjitha betejat, sepse ne ndërtojmë dhe sepse ne nuk jemi si ata që vetëm prishin”, tha Veliaj.

Veliaj konfirmoi vullnetin dhe dëshirën e tij për të vijuar punën e nisur edhe për 4 vitet e ardhshme, në mënyrë që të çojë deri në fund projektet e nisura, por edhe të nisë të tjera, që do t’i ndryshojnë fytyrën kryeqytetit dhe njësive të tjera administrative të Bashkisë së Tiranës.

“Nëse ne 100 mijë vetë që jemi sot në shesh, takojmë nga një njeri që nuk i është bashkuar ende rrugës tonë të ndryshimit, dhe ta bindin të na bashkohet, atëherë do të kemi një fuqi të pandalshme të ndryshimit”, tha Veliaj.

o.j/dita

March 23, 2019 12:36
Komento

8 Komente

  1. Tironsi nga Qeparoi March 23, 13:13

    Bravo, Erion, urime!
    Je kryebashkiaku me i mire qe ka pasur ndonjehere Tirana.
    Vazhdo… Puna flet ! E ke te sigurte, e meriton edhe kete mandat !

    Reply to this comment
  2. Genti March 23, 13:20

    Normale. Marjoneta Sorosiane eshte ylli ne ngjitje, si marjoneta tjeter nga PD-ja. Keta jane piketuar e promovuar, si kukullat e ardheshme, te ciat do te qeverisin Shqiperine dhe nanurisin delet e pergjumura popullore, me ate qe dine te bejne me mire, mashtrimin dhe dezinformimin.

    Dhe mos harroni te shkoni qe ne 5 te mengjesit te kutite e votimit, qe te merrni si gjithmone te gjatin dhe per nje 4-vjecar tjeter.

    Reply to this comment
  3. Zefi March 23, 15:30

    Ky eshte kryebashkiasku me mashtrues qe ka patur Tirana qe kur u shpall kryeqytet!
    Ky ka diskriminuar zona te tera banimi dhe mijra banore sepse i ka shpenzuar milionat vetem ne qender te Tiranes!
    Sipas ketij mashtruesi qytetaret e Bashkise se Tiranes jane te ndare zinj!
    Jo cdo gje qe shkelqen eshte AR -ka thene populli!
    Si Veliasj dhe Basha te dy buzeqeshin me shume se te tjeret,por te dy kane shpirtin KATRAN te zi!

    Reply to this comment
  4. Po March 23, 16:50

    Me eshte dashe 1 ore me arrit nga blloku ne qsut mer zgjebe. Para kisha nje ambulance mbrapa po ashtu. Aq ju desh dhe atyre. Plaka ta ka pjell tiranen mer fytyre pordhe?

    Reply to this comment
  5. Velia-Demagogjia March 23, 17:14

    “Ben priftin me barre” thuhet per nje rrenacak. Kjo Miss Demagogjia Velia ka bere jo vetem me barre, por me abort te pa qene ate Griselden e Artur Roshit te Kavajes kur mbushi mediat e huaja me rrena se gjoja i kishin abortuar foshnjen pa qene fare me barre. Ja pra kokrra rrenacakut Er Velia (qe ja merr hakun vence per rrenat e tij ajo Ajola…)

    Reply to this comment
  6. Mondi March 23, 19:24

    Shpellaret ne sulm ngaqe ia vuri veli kufirin tek thana.Dhe kater vjet erioni I bon te morin leckat dhe zhulin e vet e te zhduken nga kane ardhur …lart …shume lart

    Reply to this comment
  7. Adih March 23, 23:50

    Kam degjuar ,qe do jete edhe nje kandidat i pa mvarur , dhe ne komplet si familje do votojme Gjergj Bojaxhiun dhe jo kete mahtrues te gradacelave ,qe ka ndotur ajrin ne Tirane ,e mbi te gjitha kelysh i Rames ,qe e ka qelbur me korrupsionin te Unaza e RE .Ky Velia eshte tradhetar i Mjaftit ku vrau perrfundimisht shpresen e ndryshimit pozitiv,, tamam si Sali Berisha ish sekretar Partie i PSH ku ne sekonde u kthye ne demokrat .Kujdes o milet kur te hidhni voten , akoma nuk i keni kuptuar katovicaret e pardesy bardheve ,qe vetem na vjedhin e tallen me ne …

    Reply to this comment
  8. Vlora March 24, 07:00

    Ky maskara po vret qente pa meshire. Kjo ka nje domethenie pasi ai qe keqtrajton kafshet nuk e ka te veshtire ta bej edhe me njerezit! Shpresoj te humbase maskarai!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*