Erion Veliaj, simbol i njeriut të punës dhe sakrificës…

June 24, 2018 12:09

Erion Veliaj, simbol i njeriut të punës dhe sakrificës…

 

Erion Veliaj – në Tiranë,

asnjë votues nuk ka zhgënjyer,

në një simbol pune dhe sakrifice,

ka kohë që është kthyer!

 

Ai ka drejtuar dhe drejton,

me perfomancë bashkëkohore,

gjithandej në Tiranë shikon,

ndryshime të mëdha rrënjësore.

 

Paraardhësi i tija Lulash,

as një vizë në hartën e Tiranës nuk hoqi,

ky llapaqen e qelbash,

plot katër vite na dogji!

 

Në kohën e gjumit të madh,

ai drejtoi për ibret,

kush ka sy në ballë e shikon,

se ç’punë mund të bëhen për katër vjet!

 

E pamundur dhe ta mendosh,

mes tyre s’mund të ketë krahasim,

ndaj është më mirë mos e kujtosh,

hileqarin e madh Lulëzim!

 

Në këto tri vitet e para,

Erioni me punë na ka bindur,

sa shumë ka ecur përpara,

Tirana jonë e rilindur!

 

Suksese-suksese çdo ditë,

SHQUPIN shumë keq kanë tërbuar,

ndaj ju hodhën ta hanin nga këmbët,

dy qen të ndyrë-të helmuar!

 

Deputetët e lodhur të opozitës,

tani janë në ditën më të zezë,

e bëjnë politikën e ditës,

me xhepa të mbushur me vezë!

 

Kundër punëve kryesore të Bashkisë,

ka pasur aksione dhe fjalë,

po në sajë të qëndresës së Erion Velisë,

dhe më të bukura kanë dalë.

 

Kundër parkut të lojërave,

lanë vërtetë kokrrën e namit,

aksioni bllokues rriti nivelin,

nën komandën e kaporal Bujar Nishanit!.

 

Basha la në qendër të Tiranës,

një kodër me bar e një gropë,

Veliaj arriti të realizonte,

projektin më të mirë në Europë!

 

Opozita do eci përpara,

me stilin e bukur të gaforres,

e Erioni në zgjedhjet e radhës,

do jetë lokomotiva e fitores.

 

Është e sigurtë që do marri,

dhe më shumë se herën e parë,

e kur të ngrihet sipari,

Veliaj s’do ketë kundërshtarë.

 

Për Bashkinë e madhe të Tiranës,

Erion Veliaj është vërtet një fat,

le të plasë qenefi buzë Lanës,

mbushur me urrejtje dhe inat!

A. DUKA

June 24, 2018 12:09