Erion Veliaj u dorëzon “Çelësin e Qytetit” grupit kosovar “Gjurmët”

December 28, 2015 19:46

Erion Veliaj u dorëzon “Çelësin e Qytetit” grupit kosovar “Gjurmët”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot anëtarët e grupit “Gjurmët”, të cilëve u dorëzoi “Çelësin e qytetit”.

Grupi “Gjurmët” është i njohur në Kosovë dhe këto ditë ndodhet ne Tiranë për të marrë pjesë në koncertin që do të zhvillohet nesër e  ku do të perfomojnë së bashku me 20 të ftuar të tjerë .

Në shenjë mirënjohjeje ndaj këtij grupi dhe kontributit të dhënë për disa dekada në muzikën shqiptare, kryebashkiaku Veliaj u ka dorëzuar katër anëtarëve të grupit simbolin e “Çelësit të qytetit”.

Me rastin e festave të fundvitit, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë koncertesh që do të kulmojnë më 31 dhjetor, ku janë ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe natën e ndërrimit të viteve ta kalojnë në sheshin “Nënë Tereza”.

Krahas koncertit muzikor, stafi i bashkisë ka menduar edhe për një spektakël fishekzjarresh për ta bërë më të bukur pritjen e Vitit të Ri.

December 28, 2015 19:46