Erjon Braçe: Pse hesht Ministria e Energjitikës për skandalin e Bankers?

April 6, 2015 11:29

Erjon Braçe: Pse hesht Ministria e Energjitikës për skandalin e Bankers?

Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka reaguar për atë që ka ndodhur në Marinëz.

Ai akuzon kompaninë Bankers për shkelje të rënda.

Braçe ndërkohë shprehet i shqetësuar edhe nga heshtja e Ministrisë së Energjitikës:

Prej te merkures 1 Prill;

Marinza është po ajo që ishte, e pasur dhe e pabanueshme.

Njeri prej operacioneve te Bankers Petroleum ka demtuar deri ne kufijte e katastrofes, per banoret, mjedisin gjithashtu!!

Por ajo qe shqeteson me shume ka te beje me keto fakte:

Kompania Bankers Petroleum hesht dhe nuk eshte transparente per:

Operacionin e ndermarre ne ate pus,

Teknologjine e perdorur ne ate pus,

Materialet e perdorura e lendet e injektuara ne ate pus,

Presionin me te cilin eshte punuar ne ate pus,

Arsyen teknike te atij shperthimi ne ate pus,

Perberjen e lendeve te shperndara prej atij pusi ne nje zone te gjere,

Demtimet ne shtresa nentokesore ardhur nga operacionet pas te cilave ndodhi shperthimi ne ate pus,

Qendrueshmerine e tokes ne ate zone,

Mungesen e nje plani rehabilitimi, perfshire rehabilitimin mjedisor.

Vini re;

Bankers njoftimin e fundit per ngjarjen ne Marinez e ka te dates 1 Prill, dites se shperthimit dhe i referohet aktivizimit te planit te evakuimit!!

Por me shume se Bankers, mua me shqeteson heshtja e Ministrise pergjegjese.

Nafta është pasuria jonë kombëtare, Bankers është thjesht një operator ekonomik që ka një marrëveshje hidrokarbure me Albpetrol. Kaq, asgjë më shumë.

Padiskutim Bankers ka përgjegjësinë të zbatojë një më një marrëveshjen dhe ligjet shqiptare në fuqi për zonën ku operon nën marrëveshje.

Por nafta eshte pasuri e jona, puset e naftes gjithashtu, zonat naftembajtese patjeter, ndaj ne kemi pergjegjesine publike per kete pasuri.

Diten kur ndodhi shperthimi shkruajta se Bankers nuk thote te verteten!!

Ne fakt prej asaj dite Bankers heshti!!

Nëse hesht Bankers, duhet të flasim ne.

AKBN-qe merret me burimet natyrore, ALBPETROL-qe merret me marreveshjet, ERE-qe licenson, cdo grup ekspertesh te instituteve dhe ish instituteve qe duheshin vene ne levizje e rikthyer fort qysh kur mikrosizmat po paralajmeronin deme afatgjata nga teknologjia e operacioneve jo transparente te ndermarra;

Ne fund Ministria!!

Nuk ka transparencë. Kjo irriton, aq sa duket se institucionet shtetërore po presin që Bankers të flasë.

Nderkohe duhet te jene ato qe duhet te bejne Bankers te flase, te kerkojne llogari prej saj deri ne detaje;

Të hetojnë, të ndëshkojnë dhe të japin garanci për të ardhmen e pasurisë sonë kombëtare.

Padiskutim, ta bejne edhe te paguaje per cdo dem te shkaterruar!!

Qytetaret dhe interesat e tyre duhet ti mbrojne institucionet!!

Ky eshte rasti por pertej tij, në tërësi nuk ka transparencë në prodhimin e naftës në vend.

Per gjithcka dhe per cdo operator te licensuar, tansparenca nuk eshte standard.

Askush nuk di sot se kush eshte Stream oil!!

Madje askush nder ne nuk di sot se cpo ben me pasurine tone; marreveshjet jane tregtuar dhe veshtire te dime se kush i zoteron, nderkohe qe i kemi leshuar vendburime te rendesishme nafte e gazi.

Po në to cçpo ndodh?

Ndaj është emergjente të kthehemi atjke ku thamë e duhet ta kishim nisur tek:

auditimi i marreveshjeve hidrokarbure,

verifikimi i zbatimit te palneve te zhvillimit,

verifikimi i planeve te investimit,

verifikimi i treguesve financiare, shpenzimeve e te ardhurave posacerisht, tatimeve te paguara dhe atyre qe mungojne,

Per mua, ndryshimi i raporteve te perfitimit dhe natyrisht taksimit!!

Tani eshte koha, une mendoj se po humbim shume, duke filluar nga Marinza”, shprehet deputeti socialist.

April 6, 2015 11:29
Komento

17 Komente

  1. Kris 1 April 6, 11:39

    Therisni ne interpelance Ed Vizatimorin qe menazhon ekonomine shqiptare. Te tregoje cfare po ben qeveria ne ndihme te banoreve dhe cfare detyrash u ka vene institucioneve lidhur me kete ngjarje.Boll me llafe se ju ka dale boja.

    Reply to this comment
    • Epiriíiiiiiii April 6, 17:04

      Qeveria Shqiptare nuk ka Fuqi ti kundervihet Bankerit, pazaret jan ndarë qe ne luften e Kosovës. Fush Marinza i eshte dhënë Wesli Clark komandanti NATO pronari fiktive të Bankersit. Shkurt muhabeti Fush Marinza u Shkembye me Lirinë e Kosovës

      Reply to this comment
  2. Taulant April 6, 11:42

    Duhet pare edhe pergjegjesia e AKBN, e cila u eshte lene gjithone ne dore militanteve kokegdhe. Vetem ne AKBN ka ndodhur qe te vihet drejtor nje i diplomuar ne Kamze, apo ish-mjaftist i konvertuaar ne LSI-st. Edhe specialistet me pervoje kane vetem celsat e kashtes dhe vendimet i marrin drumeprete e partive.

    Reply to this comment
  3. LORA April 6, 12:03

    Erion djali,Shqiperia e kishte industrine e naftes me cikel te plote, nxjerrje-shfrytezim-perpunim.
    Ku jemi sot Erion Brace????
    Edhe sa duhet te lejohet prej shtetit te shqiptareve karari kusaro-kriminal I bankersave ,stream oil-ve e lloj lloj pushtuesve te ekonomise dhe shkallmuesve te jetes se qytetare shqiptare???..?
    TUNG.

    Reply to this comment
  4. Dike Mullai thote- April 6, 12:16

    “BANKERS” e te tjera Kompani, qe operojne ne fushat Nafte-mbajtese Jane ANONIME!!! Ato kane MJELE dhe vazhdojne EGERSISHT te shfrytezojne Thesarin, qe ka Nentoka Shqiptare. Por nuk eshte e vetmja kjo Pasuri! Mineralet -Mbi dhe NenTOKE jane dhene me KONCENSION ne keto 25 vjete “DEMOKRACI”! Mjere brezi i RI dhe ata te Ardheshem, qe mbeten ‘ARGATE’ ne Vendin e VETE!!! FALEMINDERIT ATEDHETARI Erion BRACE!

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi April 6, 12:37

    Presim të bëhet publik një plan i Ministrisë së Energjitikës çdo të bëhet me pasojat shkatërruese që lanë shpërthimet në Marinëz plus përgjegjësitë e koncensionarëve dhe për të gjitha ato që ju akuzon Braçe! Mungesa e transparencës dhe e masave radikale ju përlyen deri në fyt? Dilni ju thoni shqiptarëve të vërtetën ose po mbajmë shënim shitjen edhe prej jush të interesave kombëtare? Duhet t’a bëni medoemos që populli të mos ju barazojë me Sali tradhëtarin! Hidhuni! Fjalët e bukura,justifikimet dhe sofizmat nuk pinë më ujë. Shqiptarët nuk kanë rilindur por janë Rizgjuar tashmë! Ka filluar t’ju punojë truri jashtë sinkronit me trurin partiak! Tung!

    Reply to this comment
  6. aldo April 6, 12:39

    O Brace je bere si lepurush, asnje ste merr seriozisht me ! Ne 1 ane te drejte ke, po sa te kete gazeta te pa-varura nga qeveria qe nuk dine te bene gje tjeter vecse te lavderojne udheheqesin tone Shqiperine do ta marri lumi. Nnje gazete eshte e kjo ketu, qe per interesat e kryeredaktorit per nje vend pune te administrate i bejne fresk bankersit e Ed Piktorit.

    Reply to this comment
  7. LOVE April 6, 13:13

    ne fakt shoku Braqe , ministri nuk heshti
    doli aty dhe tha qe mos te dramatizojme situaten ,per pak …..
    gaz te embel …….
    zv/drejtori i AKBN ,eshte BARDH MELI ,pis i leseis , patosarak , shume i perzjer ne aferat e naftes ,pa le ato historite e prokurorise ne 2012 , ku direkt me perkujdesjen e Bert Bitrit
    u mbyllen si termete natyrore ….Braqe , sikur te kishte goje paraja ,cfare do tregonte

    BRAQE ,KY ESHTE GERDECI I RILINDJES !!!!!

    Reply to this comment
    • miku April 6, 15:02

      o love. Edhe une e kam thene dite me pare qe eshte Gerdeci i Rilindjes. Dhe jo vetem kaq, por nese nuk merren masa do t’ja degjosh jehonen.
      Erioni kur flet keshtu me duket sikur eshte akoma ne opozite, ose ben ironikun.
      Erion Lushnja me Marinzen afer jane ( nje qark ai i Fierit) shko e vizitoi ata fatkeq.
      Sa ishte koha e saliut gjithcka e keqe aty e kishte nje kuptim ( ai ishte e keqja e te gjitheve), po tani o Erion?
      SHOKU LEVIZNI SE DO JU PLAS HATAJA. GERDECI NDOTI VETEM NJE ZONE, POR KJO KETU …
      TUNG DHE LEXOJE.

      Reply to this comment
  8. tony April 6, 13:42

    Po he mor Erjon i dashur ,,, perse HESHTIN …..!!!!!!!! ???????
    Dhe mbi te gjitha ,,,,
    KUSH eshte ne pozicionin e duhur per ta mbajtur te gjate dhe pa pasoja per Bankers , kete heshtje ..?????
    KUSH nenpunes, poitikan , apo edhe person civil te jete, perfiton nga heshtja…?????
    Keto jane pyetje te cilat ERION i dahur nuk duhet te na i besh ne ,, popullit te thjeshte ,, por kolegeve dhe mbi te gjitha Shefit tend te madh..!!!!
    ABUZIME te tilla na rendisin automatikisht me shtete ku shkelen me kembe te drejtat e vendasve , per te pasuruar aksoineret e firmave multinacionale te cilet as nuk e kane idene ku eshte Patos-Marinza.
    Si minierat e hekur-nikelit , ne Bolivi, dhe Peru…
    Si diamantet e gjakut , ne republiken e Kongos,,,
    si gazi dhe nafta e gjetur ne thellesite e Amazonave te Brazilit , ku vendasit duhet te shperngulen nga kasollet e tyre per ti bere vend parqeve gjigande te TEXACO dhe BP .
    Te shkretet banore te Patos Marinzes , i ka zene halli ne shtepite e tyre ,,,,
    nuk ka rruge tjeter pervec rrevoltes dhe nje levizjeje OCUPPY ,,, si ne New York dhe ne Franfurt.
    Duhen vene cadrat ne mes te godines se firmes BANKERS , duhen bllokuar me trupa njerezish te gjitha ambjentet e pune s se kesaj firme, dhe te mos i hapin rruge asnje kercenimi dhe shatazhi te bere nga instacat mafioze dhe te korruptuara te shtetit , te cilat jane drejt perdrejt te akuzuara per ..
    – ABUZIM
    – KORRUPSION
    – PAZOTESI
    e sa e sa akuza te tjera mund te shtohen……..
    Shume trishtueshem…!!!!

    Reply to this comment
  9. Kris 1 April 6, 13:56

    Pellumb ne duhet ta barazojme Ramen me Saliun Vetem qe Rama eshte me nikoqir.Saliu me halldupet e vet gllaberonte ekonomine dhe shperdoronte.Rama mbledh dhe thrimen e fundit se eshte nje ish emigrant i uritur qe ka rene ne bollek.Shihni mast e Rames me ngrirje pensionesh,ulje te fondeve per ndihmat sociale,marrjen e borxheve dhe renimin e ekonomise,shtimin e koncensioneve per mafien dhe shtimin e policeve.Rama duke share Saliun zbaton detyrat qe i ka lene Saliu.

    Reply to this comment
  10. Dashnor Kozaj April 6, 21:24

    LORA ,dua te shtoj se ne naftetaret e projektonim ,e shponim puset e naftes ,e nxirrnim naften , e perpunonim dhe pastaj e nxirrnim ne tregun kombetar dhe ne ate nderkombetar .

    THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
    Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajtueshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
    Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
    Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
    Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
    Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar .
    .

    Reply to this comment
  11. gjermani i fundit April 6, 22:19

    O Erjon, pash Zotin mos i katandis keto gjera per Fejsbuk. Kerko interpelance ne parlament, se po vidhet ari i zi diten me diell.E kuptoj qe Bankers eshte koke e madhe qe ka sponsorizuar karrieren e ca politiksave kryesore ne korridoret e Dash, po kur eshte teper eshte teper, pilafi s’mban me uje. Te xhirojne 200 milion€ e te mos taksohen nje kacidhe eshte krim. Po nuk DHA nafta ekonomia ka vdekur.Me se t’ju paguajme juve deputeteve po nuk DHA nafta? Po flas per aspektin ekonomik, se po te futesh koston e Shendetesise, demet ambientale, etj i bie qe shteti me mire te paguaje Bankersin qe te mos punoje, se demton me pak.

    Reply to this comment
  12. Socialisti bythpambuk April 7, 03:47

    Ketij Erionkes i thote Rama qe na kritiko ndonjehere ne fejsbuk qe populli te mendoje se ne PS ka demokraci te brendeshme , njerezit mund te kritikojne etj,dhe ky kulishi fluturon me presh ne by….
    Te gjithe deputetet e PS qe po bejne sehir kesaj Qeverie dhe ketij palo Kryeministri , nuk jane gje tjeter , vec BAJGA .

    Reply to this comment
  13. Arben April 7, 05:29

    RROFTE RILINDJA E KORRUPSIONIT.

    Reply to this comment
  14. Pëllumb zaimi për Kris 1 April 7, 10:59

    Kris 1 ? Në fillim m’u duk si kundërshtim i idesë time fillim komenti juaj por ,kur e pashë me vëmëndje vura një “dakord” me “D” të madhe për ju? Nuk po e lë me kaq,- po ju përcjell dhe një “nderim ushtarak” dhe po ngre një dolli për ju!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim