Ermal Meta dhe Fabrizio Moro pezullohen nga “Sanremo”

February 7, 2018 18:14

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro pezullohen nga “Sanremo”

Kantautori shqiptar Ermal Meta, bashkë me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro nuk do të këndojnë mbrëmjen e sotme në skenën e teatrit Ariston në Festivalin e 68 të muzikës italiane “Sanremo 2018”.

Vendimi për pezullimin e tyre sot, vjen pas akuzave për plagjiaturë pas prezantimit të këngës “Non mi avete fatto niente”.

‘La Stampa’ shkruan se organizatorët e festivalit kanë kërkuar më shumë kohë, për të verifikuar nëse bëhet fjalë për një plagjiaturë.

Në vend të tyre, pas një shorti të hedhur në prani të një noteri, do të marrë pjesë Renzo Rubino, që paraprakisht duhej të performonte ditën e enjte.

Mediet italiane aluduan fillimisht për plagjiaturë, por kjo u hodh poshtë shumë shpejt falë reagimit të zv.drejtorit të Rai Uno, Claudio Fasulo.

“Nuk bëhet fjalë për plagjiaturë. Kjo sepse autori është i njëjti dhe rregullorja parashikon mundësinë e përdorimit të teksteve të autorëve të tjerë në një masë jo më të madhe sesa 30%. Në këtë mënyrë, kjo këngë ka parametrat e mjaftueshme për të qenë një këngë e re me të gjitha efektet”, do të shprehej fillimisht zëvendësdrejtori i Rai Uno, Claudio Fasulo.

Vetëm pak çaste më vonë, sipas asaj që shkruan agjencia e lajmeve ANSA, gjatë konferencës për shtyp të tij, ai do të saktësonte se “bazuar mbi elementët që vihen në diskutim do të bëhen vlerësime të mëtejshme nga studioja ligjore e Rai-t”.

Në lupën e “hetimit” është vënë pikërisht ngjashmëria në një pjesë të tekstit, me këngën “Silenzio” të Ambra Calvanit dhe Gabriele De Pascalit, që u prezantua në edicionin e “Sanremo”-s për të rinjtë, në vitin 2016.

Edhe kjo këngë kishte për autor Andrea Febo, i njëjti që ka shkruar edhe tekstin e asaj të Metës dhe Moros.

a.s/dita

February 7, 2018 18:14
Komento

3 Komente

  1. demo February 7, 20:49

    Hiqeni mor kete,as mashkull,as femer,as mish as peshk,por midhje,shqiptar .

    Reply to this comment
  2. kodra pas bregut February 7, 23:37

    Edhe mua ky me duket si Eriqthyb , mire kane bere qe e kane skartuar .

    Reply to this comment
  3. Bravo e suxsese February 9, 10:54

    sigurishte qe disa shqipove s’i duket njeri normal nji qytetare me ate kulture europiane e i ri i talentuar ,i cili eshte shembulli me i mire i rinise jovetem asaj shqiptare sot ,
    sepse ne boten e tyre ,njeriu duhet te reflektoje egersine ne paraqitje ,te ket dy pistoleta nji para e nji pas dhe nji Joint ne goje ,tymi i te cilit te formoje texte nga me vulgaret ,si psh . C’me shikon ashtu o te q!fsha partin ! ose thjeshte me krrujt mjekrren e qit prej andej nji cop tritoli dhe hedhi ne tavoline .Pra eshte nji Bote tjeter .Njerzit qe jetojne Bote e kultura te ndryshme jane te ndryshem ne gjithcka e sigurishte qe s’e kuptojne njeri.tjetrin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*