Ermal Meta mbërrin në Tiranë, ja kë takoi të parin

June 1, 2018 09:43

Ermal Meta mbërrin në Tiranë, ja kë takoi të parin

 

Sikurse pati premtuar, Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Ai ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku zhvilloi edhe një takim special me Kryebashkiakun Veliaj dhe stafin e ambasadës italiane në tarracën e gjelbër të Bashkisë, ku ofrohet një pamje e sheshit të transformuar, e xhamisë së vjetër, por edhe e Sahatit të Tiranës.

Ka qenë vetë kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ai që ka publikuar në twitter fotot me artistin Ermal Meta që na bëri të gjithë ne shqiptarëve krenar në Sanremo dhe në Eurovizion.

“Mbërriti jo vetëm një artist i shkëlqyer, por djali i rrallë @MetaErmal. Sot do shihni e dëgjoni më shumë për historinë e tij frymëzuese që me gjasë do prekë e do të inkurajojë pafund të rinj shqiptarë! Në darkë ju presim të gjithëve në @SheshiSkenderbe për festën madhështore”, shkruan Veliaj në twitter.

Koncerti i Ermal Metës mbrëmjen e sotme pritet me shumë interes, pasi shqiptarët e kanë mbështetur në karrierën e tij muzikore.

a.s/dita

 

June 1, 2018 09:43
Komento

4 Komente

  1. Arben June 1, 17:14

    Epo njeri ka shitur fiq e tjetri gazeta

    Prandaj.

    Reply to this comment
  2. Guri Naimit D June 2, 16:24

    Ermal Metes i urojme gjithet te mirat,po nuk eshte vetem Ermal Meta ,veprimatr i tile. Mbare emigrantet shqitare jashte atedheut, me vepren e tyre. tregojne atdhetari.Jemi krenare me ate te kudo ndodhur qe na nderojne me veprimtarite e tyre nga Austraia, Kanadaje,Blegjike e mbare boter si pershendes.
    -Vellezer! Brerini botes ane e mbane po mos e harrni vatane,amanet i te pareve tane.
    Me vjn keq qe nuk e ndoqa veprimtarine eiij’direkt.
    Ju shtfshin artiet ATDHETARE>
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*