Ermiona Lekbello sqaron për herë të parë sjelljen te ‘Zonë e Lirë’

January 31, 2015 22:06

Ermiona Lekbello sqaron për herë të parë sjelljen te ‘Zonë e Lirë’

Ermiona Lekbello ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë”, të Arian Çanit ku ka folur për herë të parë për sjelljen e saj të 6 viteve më parë në po këtë emision (shihni videon më poshtë). Ajo e konsideroi atë dalje dhe sjellje të sajën si gafën më të madhe që ka bërë ndonjëherë, duke e shpjeguar kështu:

Unë e kam bërë vajzën në një moshë shumë të re. Isha adoleshente kur linda një fëmijë dhe nuk kalova dot periudhën e adoleshencës. Kur kam ardhur te ty, ishte ajo periudha e adoleshencës sime”. Ajo shtoi ndër të tjera se në atë periudhë hasi në gjëra jo të mira në Shqipëri dhe u largua prej këtej me atë imazh që la në emision, pa pasur mundësi të shpjegohej, për shkak edhe të fatkeqësive që i kishin ndodhur.  lek 3

“Kur njerëzit nuk dinë se çfarë të ka ndodhur pastaj të shohin ashtu si më panë, normal arrijnë në konkluzionin që duan, por tek e fundit nuk është problemi im“, tha Ermiona. “Unë isha ashtu dhe pikë, nuk justifikoj veten”. Këngëtarja jeton mes Italisë dhe Amerikës e zotëron një pasaportë amerikane dhe njihet për udhëtimet e saj luksoze në Montecarlo dhe St.Tropez, në të cilat shpesh merr me vete dhe vajzën 16-vjeçare.

E pyetur për marrëdhënien me babain e vajzës, ajo pohoi se nuk ka asnjë lloj kontakti me të dhe se ndarja ka ndodhur pas 5 vitesh bashkëjetesë, pasi ata nuk kanë qenë kurrë të martuar. Ndërsa thashethemeve se Ermionës i pëlqejnë meshkujt e pasur, këngëtarja iu është përgjigjur “Fatkeqësia ime më e madhe ka qenë se jam rritur gjithmonë me njerëz që duhet t’i ndihmoja“, duke shtuar se asaj i është dashur të rrisë një vajzë, e vetme.

Aktualisht Ermiona merret me menaxhim biznesesh në Itali ndërsa vajza 16-vjeçare, Elisa studion në një kolegj privat në Itali për gjuhë të huaja. Këngëtarja po përgatitet në mes të muajit Marsit të hedhë në treg një videoklip të ri, që për momentin e la surprizë. /Anabel

Një pjesë nga emisioni “Zonë e Lirë’ (2009)- e ftuar Ermiona Lekbello.

January 31, 2015 22:06
Komento

2 Komente

  1. i ri January 31, 22:46

    Si kjo edhe Cani ndyresira asnje pike shqiptarie

    Reply to this comment
  2. vezhguesi February 1, 13:45

    Te marresh pjese ne ate emision te degjeneruar plotesisht ,te thuash se e quan gafen me te madhe kur ishe e pa pjekur,te falet. te ulesh per here te dyte ,do te thot se ta do shpirti ………

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*