Ermir Gjinishi: Tre presidentë që gati arritën paqen Izrael-Palestinë, vdiqën papritur

December 11, 2017 21:51

Ermir Gjinishi: Tre presidentë që gati arritën paqen Izrael-Palestinë, vdiqën papritur

Pedagogu Ermir Gjinishi i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, thotë se çështja e Jerusalemit nuk është çështje vetëm e Palestinës dhe Izraelit por edhe të myslimanëve dhe të krishterëve në mbarë botën. Ai thotë se përpjekja më e madhe për të arritur marrëveshjen ishte në periudhën e ish-Presidentit Clinton, ndërsa tre president, ai izraelit, palestinez dhe ai jordanez vdiqën në rrethana të paqarta.

Gjinishi: Çështja nuk është që Izraeli të mos ketë kryeqytet. Izraeli e ka një kryeqytet që është Tel Avivi. Përse kërkon Jerusalemin? Sepse është dimensioni religjioz, sepse pjesa ultra ortodokse e Izraelit mendojnë se poshtë xhamisë është tempulli i Solomonit. Aty ka pafund tunele që gërmojnë poshtë e cila është bërë problem edhe në UNESCO pasi rrezikon ndërtesën lart. Janë dy qendra të dy besimeve shumë të mëdha siç është Islami dhe Krishtërimi. Jerusalemi nuk është çështja vetëm e Palestinës dhe Izraelit por më gjerë se kaq. Mos harroni që ka pasur shumë tentativa për të vendosur paqen. Më e madhja ishte e Presidentit Clinton. Tre presidentë, i Jordanisë, Izraelit dhe Palestinës nuk jetojnë më. Që të gjithëve u shfaqën sëmundje. Ai i Izraelit u vra sepse kishte shkelur aspiratat e Izraelit.

December 11, 2017 21:51
Komento

2 Komente

  1. Robi December 11, 23:05

    Joradina eshte monarki, pra ka mbret e jo president.

    Reply to this comment
  2. MAJAKOVSKI December 12, 02:30

    Lexon Enverin se cfare analize I ka bere dekada me pare Lindjes se mesme e ne vecanti Palestines, Izraelit dhe ShBA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*