Ersekë, ther dy bashkëshortët pas sherrit për kioskën

June 6, 2014 08:28

Ersekë, ther dy bashkëshortët pas sherrit për kioskën

Një 29-vjeçar u ndalua nga policia vendore pasi akuzohet se ka plagosur dy bashkëshortë pas një sherri për pronësinë dhe zhvendosjen e kioskës. I ndaluari është Eugen Nezo, 29 vjeç, banues në Ersekë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, kur i dyshuari ka goditur disa herë me thikë në krah 36-vjeçaren M. Bedullaj, dhe në dorë bashkëshortin e saj F. Bedullaj, 45 vjeç, duke iu shkaktuar dëmtime të lehta dhe u mjekuan në spital. Gjithashtu Nezo u ka thyer edhe xhamin e pasmë të mjetit “Mercedes Benz”, në pronësi të të dëmtuarve.

June 6, 2014 08:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*