“Esadist” në kërkimin shkencor?!

Besnik Gjongecaj May 16, 2016 21:44

“Esadist” në kërkimin shkencor?!

Ashtu si ndodh shpesh, madje edhe me një det të qetë e të pastër, në brigjet e tij herë pas here përplasen sende që nuk kanë asgjë të përbashkët me të. Duke u ndarë me të huajën, deti konservon vlerat, kaltërsinë e tij. Jo rrallë, vetë shoqëria sillet si deti. Herë pas here nxjerr të keqen dhe e përplas diku jasht vetes. Nga ky moment e tutje, për shoqërinë gjërat bëhen më të ndërlikuara se deti, sepse njerëzit, sigurisht, sillen më ndërlikueshëm se një tretësirë kripe. Ndërlikimi më i madh, gjithsesi, vjen nga fakti që shoqëria mund të mbajë të keqen brenda saj shumë më gjatë se deti e mban. E keqja e panxjerrë jashtë e shëmton shoqërinë, fshehtësisht. Aq sa vetë ajo, shoqëria, megjithë përpjekjet, nuk arrin ta vë re sa e shëmtuar bëhet, madje edhe pas një kohë të gjatë shëmtimi të pandërprerë. Brenda shoqërisë së këtij vendi “gurohen” fëlliqësira të pafund: Komunistë të vjetër ende në pushtet edhe një çerek shekulli pas rrëzimit të sistemit të tyre, kriminelë që ndërtojnë kështjella paralele me shtetin, imoralë që paraqiten të virtytshëm, pseudoshkencëtarë që bërtasin për reformimin e shkencës, universitete të rrënuara nga politika neokomuniste, institucione inekzistente për shkak të kohës së gjatë të mosreformimit… Midis tyre edhe hidalgo mjeran i shoqërisë shqiptare: Akademia e Shkencave. Jo e vetme, por edhe me mbështetësit e saj. Po aq hidalgo sa edhe vetë kjo akademi.

 

* * *

Nuk ishte rihapja në vetvete e debatit mbi Akademinë e Shkencave në gazetën Dita që më shtyu t’i rikthehem edhe njëherë kësaj teme pas një kohe relativisht të gjatë. Për mua, por edhe për ata që kuptojnë nga ndërtimi i institucioneve, kjo është një çështje tashmë pa asnjë enigmë, përfundimisht e qartë në pikëpamjen e statusit të këtij institucioni në raport me sistemin e kërkimit shkencor në Shqipëri. Akoma më shumë: idhtarët apo nostalgjikët, po aq sa edhe urryesit e saj, nuk më bëjnë më kurrfarë përshtypje, gjithashtu. Megjithëse me qëndrime të ndryshme, ata prodhojnë të njëjtën mërzi, aq sa do të isha vërtet i palumtur po të ndodhesha, edhe rastësisht, në qendër të saj. Megjithatë, midis tyre është edhe një njeri i çuditshëm, një idhtar-nostalgjik i të dikurshmes Akademi e Shkencave. Ekzaktësisht i asaj Akademie që doli nga pëllëmbët e Hoxhës, pra nga pëllëmbët e “skulptorit – diktator” pas gatimit të baltës që vinte nga Lindja. Në kundërshtim me dëshirën për të mos përdorur emra konkretë në shkrimet e mia, më duhet të them që në fillim se ky është P. Xhufi. Ai ka rreth dhjetë vjet që sa herë pyetet për Akademinë, madje edhe kur nuk pyetet, thotë të njëjtën gjë: e para, me krijimin a një akademie me status honorifik, pa institutet kërkimore, politika shkatërroi kërkimin shkencor në Shqipëri dhe e dyta, Akademia e Shkencave nuk ishte një dhuratë e Lindjes, përkundrazi, ajo ishte perëndimore, megjithëse u ideua dhe u përdor nga E. Hoxha! Në mbështetje të këtij qëndrimi ai nuk jep asnjë argument të natyrës institucionale, megjithëse ka patur kohën e mjaftueshme të një recitimi dhjetëvjeçar për të gjetur ndonjë të tillë. Nuk e ka bërë këtë, ndoshta edhe pse është e pamundur. Por, një shembull dhe një argument janë gjithmonë aty prej tij: ai përmend Institutin Max Planck (tërësinë e instituteve) si shembull i ekzistencës së kërkimit shkencor jashtë universiteteve, për të thënë që s’ka pse të mos jetë edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë e tillë; dhe si argument përmend studiues me kulturë perëndimore që kanë punuar në kohën e diktaturës në këtë Akademi, për të thënë se prandaj, kjo Akademi nuk mund të ishte dhuratë e Lindjes, apo nuk mund të ishte sovjetike. Gjithsesi, përpara se të merrem me asgjënë që ndodhet në qendër të këtij shembulli dhe të këtij argumenti, më duhet të kthehem prapa në kohë për të shpjeguar edhe njëherë se çfarë ndodhi në vitin 2005-2007 lidhur me Akademinë e Shkencave.

 

* * *

 

Në dhjetor të 2005, një grup profesorësh nga universitetet publike shqiptare, pjesë e të cilit ishte dhe autori i këtij shkrimi, u thirr nga Kryeministri i vendit për të përgatitur platformën e reformimit të Akademisë së Shkencave. Ishte një takim i shkurtër në të cilin Kryeministri i vendit kërkoi që ky reformim jo vetëm të përgatitej, por edhe realizohej sa më shpejt. E kuptova menjëherë se mënyra si u shtrua detyra ishte e gabuar. Një përpjekje e ngjashme kishte ndodhur edhe më parë, në vitin 1996, kur në një raport të përgatitur nga Ministria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës me një ekip të Këshillit të Europës u shpreh qartë se nevoja për reformim nuk mund t’i takonte vetëm Akademisë së Shkencave, por krejt sistemit universitar dhe kërkimit shkencor në Shqipëri. Sepse, në të gjitha kuptimet, veçanërisht në pikëpamjen institucionale, reformimi i Akademisë së Shkencave në vetvete, i shkëputur nga realiteti kërkimor i vendit, rezulton të jetë i pakuptimtë. Çfarë do të ndodhte nëse në fokusin e reformimit do të ishte vetëm Akademia?! Ç’problem, ç’hall na kishte zënë që reformimi i saj do të ishte i domosdoshëm? Ndryshim numri punonjësish?! Ndryshim financimi?! Statusi?! Çfarë pra? Nëse do të niseshim nga reformimi i vetë Akademisë së Shkencave, reforma do të ishte, prandaj, e pakuptimtë, bosh, dhe rezultatet do të ishin thjesht të stisura dhe jashtë interesit real të vendit. Ndryshe do të ndodhte nëse sistemi në fokusin e reformës zgjerohej, nëse brenda tij përfshiheshin të gjithë komponentët që kanë “sipërfaqe kontakti” me kërkimin shkencor në nivel shtetëror.

Po të ndodhte kështu, atëhere menjëherë dalloje ekzistencën e dy problemeve shumë esenciale:

Së pari, përjashtimin e burimeve “të kyçura” apo të izoluara materiale dhe njerëzore në fushën shkencore nga procesi i formimit shkencor të rinisë universitare;

Së dyti, ndarja e universiteteve nga kërkimi shkencor.

Problemi i parë e kishte shndërruar sistemin e kërkimit shkencor në nivel vendi në një sistem ilegjitim, sepse përjashtonte rininë universitare prej tij. Problemi i dytë, për shkak të ndarjes së mësimit nga kërkimi shkencor, qoftë për shkak të mungesës së sinergjizmit, qoftë për shkak të mbivendosjes së burimeve njerëzore, laboratorike, infrastrukturës, në të gjitha rastet kishte çuar në një efektivitet shumë të ulët të krejt sistemit, pra, në një efektivitet shumë të ulët të përdorimit të burimeve njerëzore dhe materiale brenda tij dhe në nivel shtetëror.

Sistemi, si një i tërë, kishte humbur në të dy treguesit që përdoren për ta vlerësuar atë institucionalisht: legjitimitetin dhe rendimentin (efektivitetin). Zgjidhja e të dy problemeve ishte imperative dhe prandaj, nuk mund të mos nënkuptonte një reformë thelbësore, me interes jetik për Shqipërinë. Që në mbledhjen e parë të Grupit, pas takimit me Kryeministrin, kërkova të ndryshojë fokusi i reformës: nga reformimi i Akademisë së Shkencave në reformimin e krejt sistemit kërkimor brenda kufijve të shtetit.

Këshilltari i Kryeministrit, i ngarkuar për drejtimin e Grupit, nuk dha shenja kundërshtimi dhe më vonë të gjithë e kuptuam që kishte marrë miratimin e Kryeministrit. Procesi i përgatitjes së dokumentit bazë të reformës zgjati rreth një vit dhe u shoqërua me diskutime të shumta publike dhe jo publike. Më në fund arritëm në formën përfundimtare të dokumentit. Zgjidhja e dy problemeve të mëdha sillte domosdoshmërisht rivendosjen e statusit të Akademisë: institucionet kërkimore bëheshin pjesë e një sistemi të integruar mësim-kërkim shkencor dhe vetë Akademia shndërrohej në një institucion që promovonte shkencën shqiptare. Ajo që pritej pas kësaj ishte zbatimi i dokumentit të reformës.

Këtu po ndalem, por i gatshëm për të vazhduar më tej nëse më kërkohet. Dokumenti i përgatitur nga Grupi ishte thellësisht profesional dhe i mbështetur mbi parime moderne të institucionalizimit të kërkimit shkencor të një vendi. Më pas ai u çor, u copëtua, u shkel me këmbë, u mbllaçit me gojë, aq sa nuk i ngjante më atij që u përgatit prej nesh. Unë dhashë menjëherë dorëheqjen dhe u distancova publikisht prej tij. Ajo që ndodhi më pas, pra ajo pjesë e procesit që u quajt zbatim i reformës, ishte një nga masakrat institucionale më të turpshme të ndodhura ndonjëherë në këtë vend.

 

* * *

E mbaj mend ekzaktësisht që L. Omari, në një debat televiziv te TVSH midis përfaqësuesve të Grupit dhe Akademisë, pas përpjekjeve të sforcuara dhe sigurisht të pasuksesshme për të gjetur argumente që të mund të kundërshtonin reformën e kërkimit shkencor të propozuar, u kap te shembulli i Institutit Max Planck. Si për të thënë që ja, edhe Gjermania, vendi ku lindi sistemi von Humboldt, dmth vendi ku mësimi në universitete kryhet nëpërmjet kërkimit shkencor, pra, vetë ai vend që e projektoi shkencën brenda mureve të universitetit, tani, më në fund, po e nxjerr atë jashtë tyre, po e grumbullon në qendra të vetmuara, pa asnjë lidhje me universitetet, tamam ashtu si vetë shkencës, për shkak të natyrës sublime… afërisë me qiellin… i ka hije. Shkenca e kryen misionin e saj po të jetë e vetmuar…duket sikur thoshte L. Omari atë ditë në debatin televiziv dhe përsërit sot, pas dhjetë vitesh, P. Xhufi.

Nëse do të duhet të lihej mënjanë një shembull, ai do të ishte shembulli i Institutit Max Planck. Përdorimi i një shembulli të tillë në funksion të modelit të Akademisë me institute kërkimorë tregon për mungesë alarmante mjetesh në debat. Instituti Max Planck (një numër institutesh) ka si mision të kryejë kërkim fondamental në shkencat e natyrës, jetës dhe në shkencat shoqërore.

A mund të jetë ky rast për Akademinë?! Për të përmbushur këtë mision, ky Institut ka një buxhet vjetor prej 1.7 miliard eurosh. A mund të jetë ky rast për Akademinë?! Në thelbin e vet, lidhja e natyrës fondamentale të kërkimit me buxhetin e vënë në dispozicion të tij është një lidhje proporcionale dhe shkakësore. Në botën e sotme është e pamundur që kërkimi fondamental të mos përfshijë buxhete të jashtëzakonshme. A mund të jetë ky rast për Akademinë?! Në universitetet gjermane mësimi kryhet nëpërmjet kërkimit shkencor, pra, pikërisht për këtë arsye ky i fundit është legjitim. A është ky rast për Shqipërinë?! Vetëm në rastin e kërkimeve shumë të shtrenjta (fondamentale), kërkimi, për të ruajtur një efektivitet të lartë të tij, nxirret nga universitetet; rasti i Institutit Max Planck por jo i Universitetit Harvard që rankohet para tij, psh. A mund të jetë ky rast për Shqipërinë?! Max Planck ka një mandat të tillë që kryen kërkime shkencore me natyrë interdisiplinare dhe transdisiplinare, gjë që është e vështirë të përputhet (fit) me strukturat universitare. Është ky rast për Akademinë?! Gjermania ka ndërtuar struktura shkencore që origjinojnë natyrshëm nga historia e saj, por përputhen edhe me interesat globale që ka. A mund të jetë ky rast për Shqipërinë?!

Në fund, a mund të jetë e vërtetë që meqënëse në Akademinë e Shkencave kanë punuar shkencëtarë të njohur dhe të edukuar në perëndim si Çabej, atëhere Akademia nuk mund të ketë patur organizim lindor, sovjetik? Të gjesh një lidhje midis nivelit të shkencëtarit dhe formës së organizimit të Akademisë është njësoj si të gjesh se kur ka vdekur pronari i një hoteli kur dihet numri i dhomave të këtij të fundit! E njohur, apo jo?

 

* * *

Për shkak se më është dashur të bashkëpunoj shumë herë me institucionalistë të njohur në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, kam arritur të kuptoj dimensionet më esenciale të shkencës që merret me dizenjimin dhe analizën e institucioneve. Është një shkencë që ka përpunuar mrekullisht mjetet dhe metodat e saj.

Të flasësh e të punosh për reformim institucionesh pa njohur të paktën hyrjen në këtë shkencë, në rastin më të mirë bën nga ato budallallëqe që nuk kalojnë pa zarare vështirësisht të riparueshme. Janë të gjitha të dhënat që, megjithëse flet prej dhjetë vitesh për reformimin e Akademisë së Shkencave, P. Xhufi nuk kupton asgjë në pikëvështrimin institucional. Kaq është pak, megjithatë.

z.Xhufi, në kundërshtim edhe me instinktin e një historiani, flet për një reformë që nuk ka ekzistuar si e tillë. Ai nuk flet për reformën e shkruar, dokumentin e saj. Si të ishte një reformë e ndodhur këtu e një gjysmë mijëvjeçari më parë, ai fillon e mbledh përshtypje, gojëdhana, ngjarje, dhe me to ndërton perceptimin e një reforme që nuk është projektuar kurrë si e tillë. Pastaj, fajëson anëtarët e Grupit (e karakterizon si “një grup komisarësh pëdëistë”) për një reformë që ky grup nuk e ka kryer kurrë. Unë e di, për hir të së vërtetës, që midis anëtarëve të këtij Grupi kishte ndonjë që vinte kot, apo akoma më keq, ndonjë shpirtzi që kishte ardhë vetëm për të parë shkatërrim me sy. Por këta nuk ndikuan te produkti, reforma e shkruar. Akoma më shumë. Përmes deduksioneve shumë të thjeshta mund të kuptosh që P. Xhufi, kur flet për Akademinë, më shumë se për çdo arsye tjetër, flet ideologjikisht. Duke e fshehur me kujdes atë mall për të dikurshmen Akademi të Shkencave. Për ata shkencëtarë po aq hije rëndë sa edhe udhëheqësit politikë në shërbim të partisë të të cilëve kishin vënë edhe shkencën e tyre. Duke bërë të gjitha përpjekjet, sigurisht, për të mos u dukur një hidalgo, apo një esadist. Shpik Vjenën si origjinë të Akademisë; fabrikon statusin “e pamundësisë” së bashkëjetesës midis shkencëtarëve me një shkollim perëndimor dhe një akademie lindore; gjen alibinë e Institutit Max Planck. Nuk lë gjë pa thënë për të mos u dukur se ai vetë, në fakt, nuk është gjë tjetër veçse një esadist i vetmuar në sistemin e kërkimit shkencor të këtij vendi.

 

Besnik Gjongecaj May 16, 2016 21:44
Komento

17 Komente

  1. Arber May 17, 02:01

    Shkrirja e administrates se Kryesise se ish-Akademise se Shkencave Socialiste me administraten e Qendres Se Studimeve Albanologjike nuk eshte reforme, por thjesht nje lehtesim nga burokracite e Sali Berishes, i cili, gabimisht, i dha vetem nje shpulle ketij Gjongecajt, kur duhej t’i jepte dy qe ta sillte ne vete!

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati May 18, 05:27

      Autorit te shkrimit i paska ngel mendja tek e kaluara komuniste

      Ky nje me dy, dhe ne shkrimin e tij kthehet tek komunizmi, para 25 vjetesh ,dhe e godet ate periudhe per institucionin me te shkelqyer qe ka pasur komunizmi

      Sepse ajo Akademi e atehereshme kishte studjues brilante si Cabej, Buda, Kostallari,Kristo Frasheri, Demiraj,Shuteriqi,Pollo etj etj studjues te shkelqyer

      Dhe megjithate ky ben autogol kur thote se pavaresisht shkencetarit Cabej, Akademia ishte tip Sovjetike , Lindore etj

      Ok, kjo tregon se Akademine nuk e ben forma e saj, por njerezit
      Pra nuk ka rendesi shume se si do jete forma e qeverisjes se Akademise e rencishme esht qe njereizt aty te punojne ..

      Dhe ne shikojme se keto 25 vjet te Demokraqise , akademia jone ka qene ne …Coma –Aktiviteti i saj ka qene zero

      Ndersa ajo akademia e para 90-tes , qe ky e shan , bente me dhjetra simpozume nderkomebtare ne Tirane ku vinin e referonin studjues te huaj bashke me studujesit tane

      Reply to this comment
  2. nikoll May 17, 06:18

    qenka llafazan ky autori shkrimit…

    Reply to this comment
  3. Mark Ujk May 17, 07:19

    Njihen 5 kategori shkencetaresh: shkencëtari politikan; shkencëtari televiziv, shkencëtari facebookist, shkencëtari rural dhe shkencëtari parazit, ndryshe i njohur si “akademik”.

    Reply to this comment
  4. Shqipe May 17, 10:10

    Kur lexon shkrime te tilla, gjeja e pare qe te vjen nder mend eshte Teto Ollga tek filmi ”Zonja nga Qyteti”: -Kane shitur gomeret, kane blere biçikleta dhe kushedi ç’ju duket vetja.

    Ne rastin tuaj, megjithe se filmi akoma nuk eshte xhiruar, me sakte do te ishte: -Kane shitur dhite, kane blere nga nje Benz dhe ju duket vetja si ne europe.

    “Standardet” e injorances, hipokrizizë dhe “lecca-culo”-ve nuk paskan kufi…….. , por jane rasti tipik per misherimin e nje shprehjeje te Einstein-it:

    ”Dy gjera jane te pafundme, universi dhe budallalleku i njeriut(shenim i autorit: e ka fjalen per injorantet), bile per te dyten nuk jam shume i sigurte”.

    Ke perdorur ne kete shkrim terminologjine: ”esadist”, ”hidalgo”, etj. qe me sa shihet nuk ja u specifiken dhe i perdor jashte kontekstit apo edhe neologjizma si ”gurohen”, te cilen eshte e udhes ta shoqerosh me nje shpjegim per te kuptuar ku e ke fjalen, mbasi kjo fjale nuk perdoret ne politike dhe pasazhi yt (si me poshte) mund te keqkuptohet nga ndonje ”mareshall”(si Tito) apo ”kavalier” (si Berluskoni):

    Brenda shoqërisë së këtij vendi “gurohen” fëlliqësira të pafund: Komunistë të vjetër ende në pushtet edhe një çerek shekulli pas rrëzimit të sistemit të tyre, kriminelë që ndërtojnë kështjella paralele me shtetin, imoralë që paraqiten të virtytshëm, pseudoshkencëtarë që bërtasin për reformimin e shkencës, universitete të rrënuara nga politika neokomuniste, institucione inekzistente për shkak të kohës së gjatë të mosreformimit…

    E vetmja vlere e shkrimit, per te cilen habitem se si mund te rrije prane me “budallaleqet” e pafund ne te, eshte ky percaktim, qe duket i dyshimte te jete pjelle e mendimit te autorit te shkrimit:

    ”Jo rrallë, vetë shoqëria sillet si deti. Herë pas here nxjerr të keqen dhe e përplas diku jasht vetes”.

    Per kete te pergezoj, sepse si do qe te jete, edhe pa vetedije, ke goditur ne shenje. Te gjithe e dine se kush eshte e keqja e shqiptareve, mbas diktatures komuniste.

    Per dijeni per ”kollovare politike”, si autori i shkrimit dhe per ata qe s’kane as sy, as veshe dhe as tru:

    -Së pari, njeriu që u përdor si “mishi i dhisë” në lëvizjen studentore dhe më pas në partine demokratike, u kthye më pas në “ustai i mishit të dhise” në demokracinë shqiptare, ka një ngjashmëri të çuditëshme me personazhin më negativ të Charles Dickens-it në novelën e tij David Copperfield(1849)-Uriah Heep, të cilin “mishi i dhisë” duhet ta këtë lexuar, si tifoz i letërsisë që prezantohet sa herë ka rast.

    Uriah Heep – Është Arkitipi i hipokritit, fillimisht një njeri i përkushtuar deri në pështirosje, si sekretari i Z.Wickfield dhe dalë nga dalë ortak i tij, ai gradualisht zbulon karakterin e tij të dobet dhe të dyfishtë të një njeriu të paskrupullt, arrogant dhe shpirtzi, deri sa mbasi falsifikon dokumentat, përvetëson pasurinë e tij dhe familjes së tij. Përfundimi? Shumë i thjeshtë. Mbasi zbulohen fallsifikimet, ai përfundon në burg.

    -Së dyti këtu është me vend referimi tek një pasazh nga nga fjalimi i Fan Nolit për moralin dhe patriotizmin, në Parlamentin e Shqipërisë(1923):

    Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

    Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar te shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtore të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

    -Së treti, me “bëmat” e tij, “qëni që të ha tinës”, justifikon edhe përcaktimin e Fan Nolit(1924), dhe eshte perfaqesuesi tipik i pjeses me te padenje te asaj krahine, sikurse ndodh ne çdo krahine tjeter :

    A të duhen sharlatanë,
    Që të lëpihen në çdo anë,
    Që të përçajnë vatanë,
    Ke sa të duash Tropojanë.

    Noli kete percaktim nuk e ka per te gjithe tropojanet, mbasi ai ka shkruar edhe Elegji per tropojanin Bajram Curri, Dragoin e Dragobise-trim tribun i vegjelise, qe u vra nga forcat zogiste dhe agjentet serbe te prire nga Ceno beg Kryeziu, ne vitin 1925 ne Dragobi.

    Litari po mblidhet, ngadale-ngadale por pa ndaluar. Drejtesia vonon por nuk harron. Minjte po dalin nga “galeria”-jeni ne kohe te shpetoni fytyren! I uroj “mareshallit” te jetoje sa me gjate qe te provoje 313.

    Reply to this comment
  5. Shqipe May 17, 10:24

    Kur lexon shkrime te tilla, gjeja e pare qe te vjen nder mend eshte Teto Ollga tek filmi ”Zonja nga Qyteti”: -Kane shitur gomeret, kane blere biçikleta dhe kushedi ç’ju duket vetja.

    Ne rastin tuaj, megjithe se filmi akoma nuk eshte xhiruar, me sakte do te ishte: -Kane shitur dhite, kane blere nga nje Benz dhe ju duket vetja si ne europe.

    “Standardet” e injorances, hipokrizizë dhe “lecca-culo”-ve nuk paskan kufi…….. , por jane rasti tipik per misherimin e nje shprehjeje te Einstein-it:

    ”Dy gjera jane te pafundme, universi dhe budallalleku i njeriut(shenim i autorit: e ka fjalen per injorantet), bile per te paren nuk jam shume i sigurte”.

    Ke perdorur ne kete shkrim terminologjine: ”esadist”, ”hidalgo”, etj. qe me sa shihet nuk ja u specifiken dhe i perdor jashte kontekstit apo edhe neologjizma si ”gurohen”, te cilen eshte e udhes ta shoqerosh me nje shpjegim per te kuptuar ku e ke fjalen, mbasi kjo fjale nuk perdoret ne politike dhe pasazhi yt (si me poshte) mund te keqkuptohet nga ndonje ”mareshall”(si Tito) apo ”kavalier” (si Berluskoni):

    Brenda shoqërisë së këtij vendi “gurohen” fëlliqësira të pafund: Komunistë të vjetër ende në pushtet edhe një çerek shekulli pas rrëzimit të sistemit të tyre, kriminelë që ndërtojnë kështjella paralele me shtetin, imoralë që paraqiten të virtytshëm, pseudoshkencëtarë që bërtasin për reformimin e shkencës, universitete të rrënuara nga politika neokomuniste, institucione inekzistente për shkak të kohës së gjatë të mosreformimit…

    E vetmja vlere e shkrimit, per te cilen habitem se si mund te rrije prane me “budallaleqet” e pafund ne te, eshte ky percaktim, qe duket i dyshimte te jete pjelle e mendimit te autorit te shkrimit:

    ”Jo rrallë, vetë shoqëria sillet si deti. Herë pas here nxjerr të keqen dhe e përplas diku jasht vetes”.

    Per kete te pergezoj, sepse si do qe te jete, edhe pa vetedije, ke goditur ne shenje. Te gjithe e dine se kush eshte e keqja e shqiptareve, mbas diktatures komuniste.

    Per dijeni per ”kollovare politike”, si autori i shkrimit dhe per ata qe s’kane as sy, as veshe dhe as tru:

    -Së pari, njeriu që u përdor si “mishi i dhisë” në lëvizjen studentore dhe më pas në partine demokratike, u kthye më pas në “ustai i mishit të dhise” në demokracinë shqiptare, ka një ngjashmëri të çuditëshme me personazhin më negativ të Charles Dickens-it në novelën e tij David Copperfield(1849)-Uriah Heep, të cilin “mishi i dhisë” duhet ta këtë lexuar, si tifoz i letërsisë që prezantohet sa herë ka rast.

    Uriah Heep – Është Arkitipi i hipokritit, fillimisht një njeri i përkushtuar deri në pështirosje, si sekretari i Z.Wickfield dhe dalë nga dalë ortak i tij, ai gradualisht zbulon karakterin e tij të dobet dhe të dyfishtë të një njeriu të paskrupullt, arrogant dhe shpirtzi, deri sa mbasi falsifikon dokumentat, përvetëson pasurinë e tij dhe familjes së tij. Përfundimi? Shumë i thjeshtë. Mbasi zbulohen fallsifikimet, ai përfundon në burg.

    -Së dyti këtu është me vend referimi tek një pasazh nga nga fjalimi i Fan Nolit për moralin dhe patriotizmin, në Parlamentin e Shqipërisë(1923):

    Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

    Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar te shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtore të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

    -Së treti, me “bëmat” e tij, “qëni që të ha tinës”, justifikon edhe përcaktimin e Fan Nolit(1924), dhe eshte perfaqesuesi tipik i pjeses me te padenje te asaj krahine, sikurse ndodh ne çdo krahine tjeter :

    A të duhen sharlatanë,
    Që të lëpihen në çdo anë,
    Që të përçajnë vatanë,
    Ke sa të duash Tropojanë.

    Noli kete percaktim nuk e ka per te gjithe tropojanet, mbasi ai ka shkruar edhe Elegji per tropojanin Bajram Curri, Dragoin e Dragobise-trim tribun i vegjelise, qe u vra nga forcat zogiste dhe agjentet serbe te prire nga Ceno beg Kryeziu, ne vitin 1925 ne Dragobi.

    Litari po mblidhet, ngadale-ngadale por pa ndaluar. Drejtesia vonon por nuk harron. Minjte po dalin nga “galeria”-jeni ne kohe te shpetoni fytyren! I uroj “mareshallit” te jetoje sa me gjate qe te provoje 313.

    Reply to this comment
  6. Shkenca May 17, 14:26

    Ky pseudo shkencetar , me krenari na mburret se me urdher te berishes paska reformuar akademine shkencore, qe me sakte ky reformim shkences shqiptare i vuri drynin berishjan , si gjithckaje tjeter ne shqiperi. Dhe rreket ky i gjore te na mbush mendjen se gjithe ato institute shkencore ishin lindore dhe si te tilla duheshin asgjesuar, U be si u be, tashti duhet te jemi krenar ne si popull , qe kemi disa krimba si ky , qe gerryejne edhe emrin e mbetur nga akademia e shkencave.

    Reply to this comment
  7. mirel May 17, 14:49

    Po i shofshi ne tajare ju akademiket e sotem
    Shqiperia nuk po mban dot laboratoret ekzisties. Kasmen ja futet ju me kryeministrin per te cilin flet. Ti filozofon per institutin Plank

    Reply to this comment
  8. mirel May 17, 14:52

    Boll te lexosh paragrafin e pare dhe e tregon me ze te larte qe eshte nje cope idiot.

    Reply to this comment
  9. Vito May 17, 17:21

    Te dhj……..sha me m…t kryeministrin e “asaj kohe” qe te ngordhi ne dru kur dogjet ILB-ne. Ke te fala nga Shkolla e larte Partise qe te ushqeu ty dhe familjen tende dhe ti me flet per ate Akademi Shkencash qe ishte Yll shkence dhe kulture me fame ne te gjithe perballjet si ne Europe dhe me gjere.Turp per ty.

    Reply to this comment
  10. VANDALET E PD-se May 17, 17:22

    Zoti Gjongecaj,nga cfar pash ne derdellisjet e tua,duket fare qarte, se je nje idjot i vertete ! Ti mbyll syte ,per te mos pare te verteten dhe i bashkohesh korit te sorrave , se gjithecka para vitit 1990 ishte komuniste,ishte kriminale,ishte antishqiptare e nje thes me budallalleqe,qe vetem shartesa si ty,mund t`i nxjerrin nga goja . Do te duheshin vetem dy para mend,qe ti nuk i ke (as kaq), qe te mos ulerish me gjuhen e “shkencetarit” , per te nxire gjithecka eshte bere para vitit 1990 .
    Zoti “shkencetar”,ti e di mire,qe Shqiperia e vitit 1945,me,me pak se 1 milion banore,kishte rreth 85% apo 90 % te popullsise analfabete dhe rreth 10 vjet me vone krijoi jo vetem institute te larta arsimore,por edhe universitetin e saj. Kaluan edhe disa vjet te tjera, e jo vetem u zhduk analfabetizmi,por u be i detyrueshem arsimi 7 e 8 vjecar .Shqiperia dergoi jashte , per studime e specializime me qindra e qindra kuadro te larta , ne vendet e Lindjes dhe te Perendimit.Atehere u vune mbi themele te shendosha shkencore edhe vete gjuha letrare shqipe ,pas sa e sa perpjekjesh . Por,zotrote si njeri pa asnje vlere shqiptare,pa folur per ato shkencore, si nihilist i pa ndreqshem , qe i ke vene detyre vetes,bashke me shume te tjere, te shkaterroni gjithecka eshte bere ne kete vend,per ta cuar ne kuoten zero , na rekomandon te matemi me hijen e mengjesit . Jini pikerisht ti dhe pjellat e tjera te felliqura ,si puna jote , qe kini nje cerek shekulli vetem germoni e germoni per ti nxjerre edhe gurin e themelit te ketij shteti dhe , ne fakt kini bere e bere aq shume sa nukdo ta kishin bere as pushtuesit e huaj ! Megjithate, ne aktivitetin tuaj destruktiv,nuk ndjeni te ngopur,duke nxire,…nxire e fshire gjithcka qe mund te kete ndonje vlere,qofte edhe te vogel .Ju, jo vetem nuk kini krijuar asnje vlere te re, por kini shkaterruar cdo arritje dhe nuk ndjeni te ngopur ne te zezat qe i punoni ketij vendi. Njerez si ti , jo vetem nuk duhet te kene vend fare ne institucionet shkencore , por duheshin vene me kohe para drejtesise , per veprimtartine tiuaj kriminale dhe vdekjeprurese per kombin shqiptar .Po ku ta gjejme drejtesione ? Ju edhe sot ,nen flamurin e bajraktarit te Vicidolit,kini zene shtetin per fyti dhe nuk lejoni as edhe,me te voglin progres e daljen nga pika e vdekur.Mallkuar qofshi per jete te jeteve o dora e mendja e antishqiptareve !

    Reply to this comment
  11. naku May 17, 17:49

    Gjongecaj meriton grade shkencore si “profeso “per serviluzem bashke me Fugen. Si nnuk reflektoni dot per demet qe i keni bere ketij vendi si bishtra te nje bashibizuku me emri Sali!? Te heshtni do te qe me mire. Ku ju qet vec kolere prodhuat,fare e keqe.

    Reply to this comment
  12. Lefter May 17, 17:51

    Keta si ky Gjonngecaj qe ka ngecur dhe ky Fuga qe flasin per shkence por jane ne themel antishkence deri sa kane marr pjese ne shkaterrimin e Institucioneve shkencore shqiptare me urdher te shkaterrmtarit te madh Sali Berisha.Mire Akademin e shkaterruan dhe sot nuk ben me shkence se atie jane keta fuga e ngecajt me shoke dhe prandaj eshte vulosur se nuk ka me shkence kudo pasi u shkaterruan te gjthe Institutet studimore ne gjithe vendin.Sipas ketyre pse na duhet Akademia per studim e ish Institutet kur kemi keta tipa si Gjongecaj dhe Fuga qe merren me shkencen e llafeve.Ky Fuga thote se ka shume pune shkencore por pune shkencore nuk shohim por vetem replika te vazhdueshme sic duket kete quan pune shkencore dhe justifikon rrogen ne te ashtuquajtur Akedemi. Dihet se Saliu dhe Gjonngecaj jane Tropojan dhe si te tille jane antishkence pasi mbajne flamurin vrastar e shkaterrimtar. Xhufi eshte afirmuar ne mbare opinionin shqiptar dhe ju nuk do te arrini t’i afroheni as te maja e thojit te kembes gjate kohes qe u ka mbetur duke na konsumuar oksigjen.

    Reply to this comment
  13. Clodiana May 17, 21:10

    Nga artikuj te politizuar ne kete shkalle, si i Gjonkecajt, nuk mund te presesh asgje te mire e konstruktive. Cdo politizim i debatit shkencor eshte destruktiv.
    Veprimtaria e Akademisw se Shkencave gjate 20 vjeteve deri ne vitin 1990 mund tw gjykohet e duhet gjykuar nw baze te rezultateve te saj te krahasuar me 25 vjetet rrenimit te saj pas vitit 1990.
    Akademia Shqiptare e viteve 70-90 e mbajti Shqiperinw qender boterore te studimeve albanologjike.
    Po sot ku jemi? Sot kemi vetwm nje karikature te Akademise se Eqrem Cabeut e Aleks Budes.
    Demi qe i solli Sali Berisha kultures dhe shkences sone kombetare do te na kushtoje dekada per ta riparuar

    Reply to this comment
  14. Illo May 17, 21:47

    Ajo , qe eshte evidente sot , eshte fakti se Shqiperia eshte shteti pa asnje gjurme shkence . Shkencen e zhduken nga themeli : Saliu A. Meksi , Hajdari , Pashko dhe per cudi ka nje tituul shkencor me emrin “Pashko ” .Per shkencat e tjera nuk kam njohuri te flas . Do te evidentoj edhe nje here , demin qe ju shkaketua vendit nga eliminimi I shkencave bujqesore . Ishin 17 Institute , qe mbaheshin me vetfinancim , nuk merrnin as nje lek nga shteti . U shkaterruan me themel . Ishin 100 ferma shteterore , qe prodhonin ushqimin e gjithe qyteteve te Shqiperise . Nuk ishte ushqim cilesor , por nuk kishte vdekur njeri nga mungesa e ushqimit . Ne ndonje rrast ushqeheshin gati si dhe sot . Kjo ishte nje shkence e zbatuar ne praktike . Te dy keto mekanizma I zhduken , se I priste ceku I bardhe . Humbjet jane te llogaritura 25 milliard $ . Gjongecaj eshte ndihmes I ketyre shkaterrmeve te tmerrshme . Po qe se keto dy gjera nuk vihen ne vend , Shqiperia do te mbetet vendi me I varfer ne Ballkan , pavaresisht kush do ta qeverrisi . Nuk ka mundesi askush ta rregulloi shkencen dhe prodhimin bujqesor shqiptar . Shtetaret I genjen mendja , qe pretendojne se po bejne bujqesi . Ne shekullin 21 bujqesia pa shkence te fuqishme , quhet inekzistente . I. Foto

    Reply to this comment
    • Shaba May 19, 05:12

      Te rrrime shtrember dhe te flasim drejte. Disa gjera trajtohen sikur kriminaliteti Bolshevik I Enver Hoxhes, dhe i pazotsise se tij, per te kuptuar prapambetjen, ne krahasim me hopin Evropian dhe mundesine per te eliminuar shume gabime, veçanrisht ne ekonomi, sidomos gabimin tashanik per kolektivizimin e bujqesise ne zonat ku s’mund te hynte teknologjia, sikur pra, ishte vije e Partisee peer prapambetje. Specialisteet e çdo niveli, jo vetem neper institucione studimore-kerkimore, por edhe ne qendra prodhimi perpiqeshin me te tera forcat te zbatonin arritjet shkencore, sepse neper keto qendra verifikohej teoria, tekologjia dhe perrpunohej per me tej. Metoda shkencore, domethene premisat e verteta mb te cilat ndertohej programimi dhe zbatimi, ishte nje force e paimagjinuashme qe mobilizonte punen shkencore aplikuese dhe pergjithesuese per zhvillimin e metejshem tee teorise dhe aplikimeve teknologjike. Eshte gabimi fatal I te sotmes, qe bashke me kriminalitetin Stalinist, hidhet poshte, puna titanike e specialisteve. SE fundi e pergezoj Zotin Illo, per perkufizimin e realitetit te hidhur qe pati parrulla Berish-Pashkiane “çeku i bardhe”, per çrrenjosjen e gjitheshkaje qe ishte arritur, jo me krimet e Enverit, por me punen, mendjen, shkencen, e jashtezakonshme te mbare popullit te paspecializuar dhe te specializuar ne te tera nivelet. Nuk duhet ngatruar varferimi me progresin qe I takon popullit dhe gjithe drejtuesve te struktures nen diktatorin e pashpirte. Socializmi nen sundimin apsolut dhe personal per gjithe jeten prej nje diktatori si Stalin dhe me keq si Enver e shemtoi idealin e nje shoqerie socialiste, por u perpoq te zbatonte kuptimin shkencor te botes, dhe kjo qe nje hop gjigant per shqipytaret.

      Reply to this comment
  15. Lufter May 18, 02:28

    Ky shkencetari i vetedeklaruar Fuga na del se udheheq 30 doktoratura afro 3 ne muaj,kjo eshte e pabesueshme por e vertete dhe kjo eshte kriminale. Eshte e qarte se kto doktoraturat nuk udhehiqen e ndihmohen shkence- risht pasi koha eshte e pamjaftueshme dhe kur udhehe- qesi dificent.Prandaj Fuga u thote beni cfare te beni per doktoreaturen, perpiloni edhe vleresimin qe ta firmos une.Prandaj kjo eshte kriminale se keto doktoratura do jene te dobta dhe do t’i jepet shoqerise mediokritet fugist. Pra Fuga edhe ne Akademi nuk ben asgje vetem merret me replika ne shtypin e perditshem, ka edhe 30 doktora- tura per te udhehequr.Ku eshte koha per te bere nje pune te paster e cilesore? Del se ky eshte nje spekulant, zhvat parat e taksapagueseve dhe nuk ben asnje pune per te qene. Mire ky Fuga eshte i tille se i tille ka lindur por Institucionet perkatese si e lejojne nje spekulante te tille. Fuga, i biri i ka ngjare te jatit se edhe ai ngjtes i madh ka qene ne sistemin komuniste,e voli ate shoqeri ne funksione te ndryshme te larta.Eshte Xhinsi, nuk ka cfare t’i besh,t’i rrojne vetes deri sa te merziten edhe ata qe i kane mbeshtetur deri tani.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*