ESE DHE AFORIZMA

July 19, 2017 10:17

ESE DHE AFORIZMA

  1. Në dyert e ndriçuara të dashurisë, nuk mund të hyhet duke kaluar nëpër tunele të errët.

 

  1. Këmbana nuk do të vlente asgjë pa tingullin e saj. Kështu dhe njeriu pa zërin e tij të veçantë.

 

  1. Babëzia dhe xhelozia qëndrojnë në themel të çdo krimi dhe babëzie.

 

  1. Me zemrën e një njeriu që ju do, nuk mund të silleni si me një qytet të pushtuar.

 

  1. Truri i njeriut është miniera më e pa shfrytëzuar. Të mënçurit janë ata që dinë të ndajnë mineralin nga balta.

 

  1. Për të parë madhështinë, nuk ka nevojë të përdorim teleskopë.

 

  1. Nuk mund të ketë padrejtësi të vogël dhe padrejtësi të madhe. Ka thjesht padrejtësi dhe kaq.

 

  1. Xhelozia nuk është një krimb që e gërryen dashurinë pak e nga pak, por është një gjarpër që kafshon dhe helmon pa rreshtu, jo vetëm dashurinë, por krejt kuptimin e jetës.

 

  1. Kush mbetet rob i kujtimeve të së kaluarës, s’ka guxim të kërkojë rrugët e së ardhmes.

 

  1. Mbasi e helmon dikë në shpirt, nuk mund ta ëmbëlsosh dot me një lugë mjaltë, madje as me mjaltin e gjithë botës.

 

  1. Në qoftë se mbretërinë e lumturisë tënde do ta ndërtosh mbi themelet e pikëllimit dhe vuajtjes së dikujt tjetër, mallkimi dhe mungesa e qetësisë do të të ndjekin hap pas hapi gjer në ditën e fundit.

 

  1. Ne nuk mund të nisim një rrugë të re me këpucë të vjetra dhe as të gatuajmë një bukë të re me maja të vjetër e të thartuar.

 

  1. Një kasolle në këmbë, vlen më shumë se një pallat i rrëzuar.

 

  1. Politika nuk mund të shndërrohet në një instrument që prodhon kurthe për të zënë lepuj, por në një instrument që prodhon shpresë, besim dhe dashuri.

 

  1. Lumenjtë dhe mund t’i ndalim e t’u ndryshojmë rrjedhën, po kohën dhe vdekjen kurrë.

 

  1. Duka
July 19, 2017 10:17
Komento

2 Komente

  1. myqerrem July 19, 15:07

    mire aforizmat, po esse-te ku i ke mo’….?

    Reply to this comment
  2. Shahisti July 19, 15:47

    16. Neqoftese sot eshte e Enjte, dje ka qene e Merkure, kurse neser do te jete e Premte.

    17. Edhe bora edhe kosi jane te bardhe. Sheqeri po ashtu.

    18. Oficeret japin urdhera, ushtaret i zbatojne.

    Ka edhe te tjera por per sot po e leme me kaq.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*