ESEJA E VITIT / Historia e Kryepikturistit që Saldoi dhe Bëri Njësh Timonin me Tepsinë

December 31, 2018 22:52

ESEJA E VITIT / Historia e Kryepikturistit që Saldoi dhe Bëri Njësh Timonin me Tepsinë

Ka realizuar një arritje sa teknologjike, aq dhe politiko-sociale kryepersonazhi shqiptar që lëvdohet se nuk ka asnjë titull të tepërt shkencor mbi diplomën e shkollës së naltë.

Është fjala për kryepikturistin Edi Rama, që sipas revistës Science, ka rritur të bashkojë me një goditje të vetme, me një akt, me një gjest të mirëmenduar dhe gjenial, tepsinë me timonin.

“Është e vërtetë, timoni dhe tepsia janë të dyja të rrumbullakëta,” thotë artikulli i nënshkruar nga autori i njohur amerikan Uot Dhëfak, “por të përbashkëtat e tyre mbarojnë këtu.

Siç dihet, timoni shërben për t’i dhënë drejtimin e duhur një mjeti lëvizës që të mos dalë nga rruga dhe të marrë udhën e qoftëlargut.

Ndërsa tepsia është një objekt më romantik, më idilik, më stomakor, më i ngeshëm dhe lozonjar. Ajo është simbol i gatesave të mira, i recetave tradicionale që ta çojnë gojën lëng të gjysheve e nënave, që njeriu instiktivisht i do të gjitha për vete dhe xhelozohet tmerrësisht nëse i duhet t’i ndajë me njeri.

Në rastin e gjeniut socio-politiko-teknologjik Edi Rama, tepsia për të cilën ai ka folur kaq e kaq herë, përmban gatesat më të shijshme të nënës Shqipëri, që kryepikturisti shqiptar e do aq shumë dhe dëshiron t’ja hajë çfarë ka nxjerrë dora e saj, deri në kafshatën e fundit”.

Siç tashmë ka hyrë në analet e historisë dhe parodisë, Rama i dha një shkundje të mirë politikës shqiptare dhe sidomos partisë së vet, duke iu përgjigjur protestave të studentëve dhe shumë shtresave të tjera pabukse dhe patepsi.

Ai hoqi me një të rënë të shpatës së tij të pamëshirshme tetë ministra që forca të errëta dhe zhytura në poshtërsi e ves, i kishin lënë në detyrë për 5 vjet rresht, dhe i zëvendësoi me tetë emra të tjerë, të cilët i gjeti në kalendarin e ndërlikuar të horoskopit të aktiviteteve të tij noturne.

Fjala bie, një ministre e gjeti rastësisht, kur njëherë shkoi të blejë perde, poture, çentro dhe disa palë pupa leshi, dhe në dyqan i shërbeu një shegerte e mirkë, e lezetshme që s’i ndihej zani gojs.

“Kët gocën do ta morim partizone,” tha kryepikturisti me vete, teksa i mbajti shënim emrin, emailin dhe instagramin.

Një ministër tjetër e gjeti kur i thanë për një djalë që fliste pesë gjuhë të huaja që në fillore.

“Ky qenka për kryediplomat,” tha i Plotfuqishmi me vete, “qenka i paparë. Një zot e di si mund t’i mbajë pesë copë në atë gojë të vogël, shejtani”.

Kështu me rradhë, njerëz që rrjedha e jetës ia solli përpara Ramës diku në kafene, në plazh, te kasapi i lagjes, te hamami i Surrelit apo në kursin e vizatimit, janë tashmë yjet e konstelacionit qeveritar që do t’i sjellë atij mandatën e tretë, pasi dy mandatat e para ai ua bëri dhuratë shqiptarëve.

Aq shumë e magjepsi protesta e studentëve, saqë ua propozoi hapur të rinjve:

“Shiko, ju nuk dini të protestoni, keq më vjen por po e çoni për lesh kaq protestë të bukur! Të isha në vend tuaj do kisha bo namin plako! Do i kisha tundur dhëmbët ksaj qeverie qelpsinë!”

Dhe vazhdoi: “Çfarë doni ju, doni një ministër nga rradhët tuaja? Apo doni të heq Gramoz Ruçin nga PS, ta çoj në ndonjë parti tjetër? Flisni, ta rrahim hekurin sa është i nxehtë, se këta socialistët e fëlliqur nuk e kanë të gjatë!”

Gjithsesi, në fund Kryepikturisti vendosi të rrahë Braçen, meqë ai është gjithnjë i nxehtë. E mori Erjonin, e spërkati me pak Ridvanbod sa për shije dhe i tha:

“O bëneç krahu im i djathtë, mo gaz! Hë, si thua mo!”

Braçe e kishte edhe vizualisht të pamundur ta imagjinonte veten si dora e djathtë e Ramës, ndaj i tha me zë të dridhur:

“Shef, unë deri aty lart te krahu nuk arrij dot…”

“Nuk ka gjë,” ja preu i Plotfuqishmi, “do gjejmë ndonjë gjë të djathtë tjetër, deri aty ku arrin. Do kullandrisemi”.

Qershia mbi tortë ishte Laja e PS-së, ndryshe Elisa në Botën e Spiropalit. E mori telefon Elisën në telefon dhe i tha shkurt, “ngjo, po bëj ca ndryshime. Do të vish?”

“Ku o Skënderbe, në doganë?” u hodh përpjetë nga gëzimi ajo.

“Avash avash, se mo këput mish,” ja ktheu Mëshirëploti, “doganave u bie të fikët kur dëgjojnë emrin tënd, po unë them për ministre, të rregullosh marrëdhëniet me parlamentin”.

Në fakt, thonë Gojët e Liga, që kur në parlament kishin mbetur vetëm deputetë socialistë, marrëdhëniet e qeverisë socialiste me parlamentin ishin keqësuar dukshëm. Kreu i qeverisë socialiste kishte çuar kaq herë njerëz për t’i kërkuar takim kryetarit të PS-së, por ky kthente përgjigje, “i thoni kryeministrit të më rruajë Braçen e djathtë, se të majtin e kam për vete”.

Elisa, që e dinte këtë muhabet, pyeti me kompetencë:

“E bëj unë shef, pa merak. Por me cilin Braçe duhet të merrem?”

“Me të dy,” i tha Rama, “se ti je kuadro me kapacitet”.

Kështu, me formatimin final të qeverisë së re dhe saldimin e plotë të timonit me tepsinë, kryeshpikësi që ngjalli admirimin dhe cmirën e Bill Gejtsit, Elon Maskut dhe Xhef Bezos njëherësh, tani e ka më kollaj:

Sa herë që do modifikojë drejtimin e qeverisë, rrotullon tepsinë. Sa herë e ka gojën helm dhe ja do mideja diçka të ëmbël, zgjat dorën dhe kap ndonjë llokmë të vogël ppp-je apo konçesioni te timoni… Apo e anasjellta?

E ç’rëndësi ka kjo more shokë dhe zotërinj. Tani ato janë e njëjta gjë. Bile mësohet se këto terma janë bërë ekuivalente dhe të këmbyeshme edhe në tregun e valutës, sidomos pas rënies së pashpjegueshme të euros që nuk dihet se ç’mushkonjë Divjake vazhdon ta mundojë.

Fjala vjen, në manualet e kurseve të patentës, tani gjen rëndom të shkruhet, “tepsia mbahet me të dyja duart”, ose “rrotullojeni tepsinë në 90 gradë dhe shikoni te pasqyra”. Ndërsa për Vit të Ri, në furrat e bukës dëgjoje kërkesa të tipit, “kam një timon të vogël me një pulë fshati, a ta sjell?”

E reja më e freskët, si për inat të Lajes, dmth të Çudirave të Elizës në botën e PS-së, erdhi pikërisht nga doganat: Ka mundësi që vitin e ardhshëm të ndalohet importi i makinave me tepsi angleze!!!!

*****

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike që ju uron seriozisht gëzuar 2019!

December 31, 2018 22:52
Komento

13 Komente

  1. besa v. December 31, 23:32

    na gajaset a u befshi helaq..

    Reply to this comment
  2. GeL December 31, 23:59

    E lexoi zyba esene, u mendua u mendua, ehe pasi e kuptoi se ndonje nga ata kazanxhinjte e medias po tallte hapur mangallin (me g ne mes okay?) shfry nga inati dhe tha me vete:

    “Grini sallate, grini, po mua me eshte bere lekura si sholle. Kam fituar imunitet. Kur tallja bibilushin me ate gerdallen me jelek antiplumb e dija qe dikur do me vinte radha dhe mua. Kot nuk ju thashe prisni, prisni se s”keni pare gje akoma. Me zgjodhet vete si kryepiktor, tani taksirat e keni, do me duroni jo vetem zhgarravinat por edhe pordhen. Timonin tani e kam une ne ne dore. Patenten ja u kam lene juve. Pijini lengun. E keni degjuar ate shprehjen: Pas meje qameti… Hahaha

    Reply to this comment
  3. Boku January 1, 00:55

    Brilaaannteeee!!!!!

    Reply to this comment
  4. BUJARI JU DEGJON January 1, 02:02

    Per te qeshur edhe mund te qeshim se eshte Viti i Ri!
    Ama e verteta eshte qe tepsine dhe timonin ia dha vete populli,me vote plebishitare! (Ka disa qe tek kjo fjala e fundit lexojne vetem fjalen “shit”) 🙂
    Dhe une nuk mendoj se eshte shofer i keq…
    E sigurisht as klient llupes…
    Gezuar Vitin e Ri 2019!!!
    Dhe mos u lodhni kot per te rrezuar “Fan Nolin” EDI RAMA!!…
    “Nolin” e Ri nuk e rrezojne dot as Zogjte,as Cakejte e as Derrat… 🙂 🙂

    Reply to this comment
  5. Hmm January 1, 03:50

    Sa kohe te jemi tifoz partish e te kenaqemi si prostitutat kur na jep tutori ose klienti nje therrime nga ato qe vjedh pa na interesuar se keto jane pare t vjedhura dhe ne jemi prosti, nuk ecet para.
    E shof nga komentet e lezusve
    Tifoza partish si n stadium nderkoh qe vatani ka mare rrokopujen

    Reply to this comment
  6. intelektuali January 1, 07:11

    Gezuar Vitin e Ri 2019!

    O gazeta DITA, ju dhe stafi i gazetes rrofshi dhe qofshi me rubrika te reja qe te harrojme ne, kokpalaret e Kryetimonierit te Tepsise Fluturuese Socialiste vuajtjet tona qe na shkakton papushim ARMIKU i Kllases qe na marrte te keqen me shpifjet qe leshon papushim ne hapesiren mediatike,

    por:

    Keni harruar BASHO ULIN, Saldatorin Legjender, Hero i Popullit per Tendera dhe Hero i Punes se Fallsifikimeve me shpellarje dhe higjenizim te Lekave te Pista, Mik i Perjetshem dhe Oligark Vella i Timonierit te Tepsise Socialiste,

    qe:

    Vetem me nje tender kollofit 40 meleone dhe e mbaron Tepsine albaneze sa te hapesh dhe te mbyllesh syte.

    dhe:

    SI BASHO ULI KA SHUME NE RADHE

    dhe:

    Gojët e Liga vertet është rubrikë satirike qe na gezon shume

    Reply to this comment
  7. Dori January 1, 08:50

    Me Elisen e keni gabim. Ajo njeh vetem dy Heronj te Popullit: Skenderbeun dhe Selam Salarine dhe do t’u sherbeje me perkushtim…

    Reply to this comment
  8. Zalo January 1, 09:35

    FANTASTIKE dhe BRILANTE ! Gèzuar 2019 Gazetès DITA dhe gjithè Stafit tè saj ! VDEKJE e gjithè POLITIKANÈVE KRYEHORRA dhe KRYEHAJDUTÈ tè kètyre 28 Viteve pa pèrjashtim , qè Nuk u ngopèn duke pirè GJAK SHQIPTARÈSH ! MALLLKUAR qoftè pèrjetè edhe EDVIN RAMA bashkè me Visho HAJDUT Ajazin dhe Ridvan KRYEHAJDUT Boden ! EDVIN Arroganti ! Edvin KARAGJOZI ! Edvin VESHGJATI ! Edvin PALLAVESHI qè i mbushi Burgjet me FUKARENJÈ , kurse PETRIT KRYEHAJDUT VASILI “dredh zinxhirin” pèr 7 palè qejfe i lirè , edhe pse AMERIKANÈT i kanè gjetur mbi 50 MILJON €URO nè PARAJSAT FISKALE (OFFSHORE) ! ! !

    Reply to this comment
  9. mirel January 1, 17:08

    Haha,, hajt Gezuar Dita! Me te qeshur e me te ngjeshur I thone fjales, por kemi pune me tepsine kete vit, dhe me timonierin.
    Qelbesirat jashte PSse, kjo eshte motoja e 2019es
    Tradhetaret ne burg, kjo eshte motoja e PS se rinovuar

    Reply to this comment
  10. antifashisti January 1, 23:07

    Rama duhet perzene nga PS-ja,por socialistet duhet ta tregojne veten qe tani e te mos presin protestat e studenteve qe do marrin me shkelma jo vetem Ramen,por edhe vete PS-ne!

    Reply to this comment
  11. Ska January 2, 01:24

    Vertet zbavitese. megjithse ate qe beri Edi me ministrat e rinj e bejne te gjithe qe kane pushtet kudoqofshin ne bote.

    Reply to this comment
  12. E holle January 2, 10:23

    E holle dhe fine, rubrike me humor anglez. Keshtu vazhdoni

    Reply to this comment
  13. AdelinaGreca January 9, 15:02

    E moret ne qafe Edvin Kokeboshin alias Ver Llapa me kete ese; ai i merr per komplimenta te gjitha. Prite kur te kerkoje te behet Papë në Vatikan. Sidomos keto kohe qe ju ka dale nami disa prifterinjve si perdoruese profesionale te pjeseve te mbrapme nobile.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*