Beqar, ish-kamerier: Di Maio, populisti që mund të bëhet kryeministër

March 5, 2018 15:23

Beqar, ish-kamerier: Di Maio, populisti që mund të bëhet kryeministër

 

Forca politike që doli në vend të parë në këto zgjedhje në Itali është “Lëvizja 5 Yjet” e drejtuar nga Luigi di Maio, një 32-vjeçar me një të shkuar jetësore të zakonshme, por me një të ardhme politike të pazakontë.

Ai ka deklaruar sot se kërkon të drejtojë Italinë.

“Sot ka nisur Republika e Tretë dhe do të jetë një Republikë e qytetarëve”, deklaroi di Maio, duke theksuar se “Lëvizja e 5 Yjeve” është fituese absolute.

Ndërkohë që vuri në dukje se do të bisedojë me të gjithë aleatët për një qeveri të drejtuar nga “Lëvizja e 5 Yjeve”.

Por në lojë do të hyjë presidenti Mattarella.

Ky i fundit do të vendosë se cila parti, Liga e Veriut apo Lëvizja e 5 Yjeve, do të ketë të drejtë të formojë qeverinë e re.

Luigi Di Maio duke u përqafuar me Beppe Grillo-n pas fitores

Por kush është Di Maio?

Luigi Di Maio ka lindur në Avellino me 6 korrik të vitit 1986.

Është një politikan i ri italian, deputet i Lëvizjes 5 Yje dhe mban edhe detyrën e zëvendëspresidentit të Dhomës së Deputetëve. Është më i madhi i tre vëllezërve.

Nëna e tij është një mësuese e italishtes dhe latinishtes, ndërsa babai i tij është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, i aktivizuar dikur me forcat neofashiste.

Pas diplomës në liceun klasik ai është regjistruar në universitet, ku fillimisht zgjodhi inxhinierinë informatike, të cilët do ta braktiste më pas për jurisprudencën.

Që nga viti 2007, ai punoi si gazetar dhe publicist. Në vitin 2012 ka debutuar në kinema me dokumentarin “Tregtia” ku denoncohej situata e tregtarëve të vegjël.

Ka punuar pak kohë si kamarier e ndihmës në stadium, për të vijuar më pas si ëebmaster (mirëmbajtës uebi) e në fund me kandidimin për “Lëvizjen 5 Yjet” të drejtuar nga Beppe Grillo.

Është beqar, pëlqen makinat (ka një Mini Cooper vintage) dhe e konsideron veten jo karizmatik dhe si të keq në futboll. Kur ishte i vogël, dëshira e tij ishte që të bëhej një oficer policie.

Jeta politike

Luigi Di Maio konsiderohet si pragmatist e institucional.

Nga viti 2007 ai është pjesë e Lëvizjes 5 Yje. Në vitin 2010 kandidohet si këshilltar komunal po nuk arrin të fitojë.

Arrin të zgjidhet në vitin 2013 si deputet për këtë forcë politike e menjëherë më pas mandatohet edhe si zëvendëskryetar i Parlamentit, duke qenë më i riu në historinë e Italisë (26 vjeç) që mban një detyrë të tillë.

Në pak kohë ai bëhet një nga fytyrat më të njohura të Lëvizjes dhe arrin të bëhet anëtar i kryesisë së saj.

Në shtator të 2017 kandidohet në zgjedhjet paraprake për kreun politik të Lëvizjes 5 Yje ku votimet nga platforma elektronike e nxjerrin fitues me 82 % të votave.

“Lëvizja e Pesë Yjeve”

“Lëvizja e Pesë Yjeve”, një parti e orientuar majtas, e formuar si parti proteste para nëntë vitesh nga komediani Beppe Grillo dhe që sot drejtohet nga Luigi di Maio.

Kjo lëvizje ngrihet kundër elitës së vjetër politike dhe premton një politikë sociale.

Ajo është skeptike ndaj BE dhe kritike ndaj pranimit të refugjatëve në Itali.

Sipas Luigi di Maio, shtetet e tjera në Europë duhet të dallojnë se rreziku i vërtetë vjen nga Le Pen dhe Alternativa për Gjermaninë.

a.s/dita

March 5, 2018 15:23
Komento

5 Komente

  1. intelektuali March 5, 17:01

    Njesoj dallkauk si Edi Rama Yni

    THUAJ PASTAJ QE NUK NGJAJME SI DY PIKA UJI ME PEPINOT QEFLINJ FEMRASH DHE MAKARONEXHINJ TE PERSOSUR

    Reply to this comment
    • I tillë je , sa herë që hap gojën March 5, 17:24

      Paske zënë radhë i pari për të komentuar , si njeriu më i zellshëm i shërbimeve të huaja , që rri ditë e natë para monitorit , gjë për të cilën edhe paguhesh . Njeriu më i ndyrë e më plehra shqipfolës !

      Reply to this comment
      • intelektuali March 5, 21:19

        Ore ti Ilir Hoxha, pjella rrugace e Enverit, te kam thene edhe here tjeter, o Ilir Hoxha po mbylle HALEN o kriminel se do te presim KOQET po vazhdove keshtu.

        Helmin tend hidhja Nexhmijes dhe jo shqyptareve te ndershem qe ju hodhen kokeposhte dhe ju shurruan ne fillim te viteve 90-te

        Reply to this comment
  2. Ateisti March 5, 17:34

    Kjo është partia e karagjozëve qesharakë që dëshmon më së miri , se në çfar kaosi është zhytur Italia dhe , jo vetëm ajo . Në këto ujra janë Britania e Madhe , Franca , Spanja ,e mjaft vende të tjera , me në krye SHBA-në e Trampit !
    Është një krizë e rëndë e përbotëshme që po gërryen prej vitesh sistemin e kalbur kaptalist dhe bota e sotme nuk po nxierr dot liderë të mençëm , sikurse ka nxjerrë ndër shekuj !

    Reply to this comment
  3. Padrino March 5, 22:58

    Ke do votosh, Renzin qe ben lojen e Berlusconit , apo fratelli d’italia .ca beri PD e Renzit, e Bersanit, nga 2013 qe hypi ne qeveri deri dje vetem, dhe favorizoi oligarket, shtresen e pasur, per masen, puntoret , asgje vetem taksa. edhe une votova per Di maion, Cinque Stelle , vetem Cinque Stelle, dhe Lega Nord e Salvinit, mund tè bejne ndonje gje pozitive per Italine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*