Është detyra ime të flas

July 26, 2019 21:08

Është detyra ime të flas

Përshëndetje,

Jam i besimit që mediat e kanë për detyrë të publikojnë mendime dhe opinione të vërteta/sinqerta dhe për këtë po iu kërkoj ta publikoni shkrimin tim.  Ju lutem mos më keqkuptoni; e ndjej për detyrë të flas edhe unë tashmë. Do të këmbëngul derisa fjala ime të dëgjohet.  Në një vend ku shumë mund të kenë interesa personale, tek kjo që unë po mundohem të ndikojë është më e gjërë.  Është përtej personales, dhe i’ua siguroj me besë. Atë që kërkoj prej jush është vetëm publikimi e shkrimit tim, dhe çdo përgjegjësi le të drejtohet mbi mua. 

 

Kjo nuk është vetëm një kritikë, por përtej saj! Është detyra ime të flas tashmë!

Unë jam artist dhe kam po kështu të drejtë të flas dhe të luftoj për teatrin. Unë e refuzoj duarshtrëngimin që artistët e teatrit bënë me Bashën. Ata që kanë firmosur me Lulin nuk janë artistë por ca mjeraman që janë nënshtruar inrracionales psiqike.

Janë veçse enë bosh të cilët përdorin titullin artist për të mbushur zbrazëtinë e tyre të cilën më kotë mundohen sepse s’kanë për të arritur kurrë ta mbushin atë.

Artisti i vërtetë lëshon shuplaka të zjarrta ndaj hipokrizisë dhe sundimit demoniak. Artisti i vërtetë nuk bëhet palë e askujt por vetëm palë e së vërtetës. Albert Camus do ti ndëshkonte këta egërsisht. Ata nuk janë artistë kështu që nuk përfaqësojnë asnjë nga ne; mua jo e jo sigurisht.

Duhet te flasë, sepse Shqipëria ka nevojë për artistë të vërtetë dhe jo për disa llokuma që gëlltiten në çdo moment që orgazma politike kërkon një dildo. Nuk e prisja që mbas 15 vitesh larg vendlindjes të shikojë demagogë partiak, por as mbeturinat e vdekjes artistike të cilat i shërbejnë gogolëve politikë. Art in Albania is Dead!!

Më kuptoni, iu lutem, shfryrjen time psiko-emocionale nuk mundem të mos flasë! Duke përdorur titullin artist ju më keni ofenduar, jo vetëm mua por edhe të tjerë të cilët luftojnë për të ndikuar diturisht tek shoqëria në mënyrë që të gjithë të ecim në rrjesht të pare sëbashku. Ju nuk meritoni jo vetëm teatrin por as edhe një dhomë 1m2 për të luajtur ‘prozën’ tuaj frikacake dhe leckamane.

Po po, lecka jeni vetëm sepse sot duket qartë që nuk keni kontribuar asnjë element të dobishëm tek ata njerëz që iu ndjekin dhe iu duartrokasin.

Ata iu duan kurse ju i keni hedhur në detin e batakçinjëve. Ku është Shekspiri? Po të ishte gjallë do të neveritej prej llojit që ju jeni. Ku janë veprat të cilat frymëzojnë popullin drejt rrugës ‘hyjnore’?

Naim Frashëri do t’iu vriste me penë dhe do t’a bënte burgun me krenari. Ju nuk jeni artistë! Artistët e vërtetë nuk firmosin pakte me oligarkët, as nuk mbështesin planet e gogolëve demagogë.

E keni për detyrë të më dëgjoni sepse gjatë studimeve të mia më cilësuan si ‘ambasador’ i kulturës dhe artit shqiptar. E dini mirë mendimin negative që kanë për ne, por unë iu reprezantova dhe u ndjeva krenar kur europianët ndryshonin mendim mbasi më njihnin mua. Por ju nuk e meritoni këtë.

Ju jeni kryekëput të shitur pas interesave të ngushta. Ju jeni thjesht dordolecë me pipëza në gojë.

Veten e përkufizoj shpesh si njeri mendje hapur dhe që i jep gjithmon një mundësi dikujt që ka kuptuar gabim e tij në mënyrë që ta rregulloj atë në të ardhmen. Të më bindë që ka ende një pjesë të mire brenda tij (një mundësi e dytë mund të tregoj një njeri krejt ndryshe nga e kaluara);

Por jo, sot, unë po e ngurtësoj vetëveten edhe përtej gurit sepse ju dhe politikanët që iu udhëheqin nuk meritoni asnjë hapësirë, as një mundësi të dytë. Unë e vendos veten hapurazi, e refuzoj atë pakt, refuzoj të gjithë hilen e rradhës. Ju artistët legena (enë) bashkë me demagoget e 30 viteve keni sjellur shoqërinë dhe Shqipërinë në degradim psiko-fizik.

Keni dhënë jetë një gogoli që shfaqet në të gjitha hapësirat publike, dhe po kështu doni të sillni gogolin tjetër në udhën e çdo banori shqiptar. Jeni fajtor dhe kjo në ligjet botërore të njerëzimit cilësohet si krim dhe ndëshkohet si krim-bërje.

Artistët janë kolonat kryesore mbi të cilat mund të mbështetet shoqëria jonë, sidomos në kohërat e errëta të saj. Pra ju nuk jeni artistë e as kolona. Ju jeni disa kallamishte që sapo i prek thyhen lehtësisht.

UNË JAM ARTIST dhe jam KUNDRA PSEUDO-ARTIT.

Sinqerisht

Kristian Zara

 

July 26, 2019 21:08
Komento

17 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku July 27, 01:53

    O Shqiptare dhe ti o “artist” shqiptar prej Edinburgu, po a nuk mund te keni pak me shume respekt per njeri tjetrin dhe per pikpamjet e njeri tjetrti. Perse cdo debat e cdo diskutim duhet te behet patjeter me dildo dmth me [email protected] e me orgazma e me te dhjefsha e me te qifsha. Do te ishte ne nderin e te gjitha paleve te tregohej pak me shume maturi ne keto rast.

    Reply to this comment
    • Likefloriri July 27, 18:06

      Mire thua, kaq te shara e vrer kunder njerezve te vet! “Ambasador i kombit” ky pafidho! Hajde Shqipe hajde! Dashte zoti nuk llap atje ku eshte qe te tallen edhe maloket e skocise me ne.

      Reply to this comment
  2. ETHEM LALAJ July 27, 10:08

    BRAVO KRISTIAN ZARA.ATA QE FIRMOSEN ME LULIN..JANE SI AI..7×7=42.ME SERVIL E B..L..NUK I GJEN NE BOTE.
    -POR JU NUK SHKRUANI PSE KTA VEPROJNE NE KTE MENYRE:
    1-SI DUKET LULI U KA PREMTUARE NDONJE KOCKE..
    2-PER ELEKTIRAT,PASI PD PO SHKON DREJT SHKRIRJES..
    3-SE OPOZITA NUK KA KAUZE TJETER DHE KERKON DHJAM NGA PLESHTI..
    4-SE E DI MIRE SE TEATRI RI DO BEHET DHE AI DO SHEMBET DHE ME KTE RAST TE BEJ PROTEST NE SHTATOR..
    5-SE PRAPA TYRE QENDRON SALIU..BABAI TRAZIRAVE NE SHQIPERI.DHE SA TE JET GJALL KY NJERI..VENDI NUK DO KRTE KURRE QETSI..NDAJ AI QENDRON ATY SI GURI VARRIT PER TE GJITHE NE..

    Reply to this comment
  3. Artedashes July 27, 14:01

    O Artist,o djale mbare e mendje hapur,arti I vertete ka vdekur se bashku me artistet e medhej te ketij vendi!!!e degjove sec I bene Robert Ndrenikes pse ka dhene mendim qe te fshihet ajo karakatine qe vetem teater nuk eshte??I semure e se lene rehat!Ka mbaruar njerezia! e kush nga ata pseudoartiste mendón per teatrin,,,,te tere zogj te rij ,qe shikojne si te fusin pare ne xhep neper karakatina e qe nostalgji per ate karakatine s’do te kishin gjithe ajo plejade e ARTISTEVE TE VERTETE qe nuk jetojne me e kane bere art te vertete,qe na kane mbushur me emocione me lojen e tyre te pakrahasueshme ne ate salle qe edhe per lopet (duhet te kemi me shume respekt)nuk eshte!!!Ata kane bere pakt me djallin e kerkojne e jo me artin!Atyre nuk u dhimbset teatri.Ata nuk njohin historine.Ata nuk njohin perparim pasi jane te paformuar.Atyre nuk u zverdhet,skuqet,nxihet faqja nga askush nga Ty qe kerkon ti japesh nje vend ne sy te botes se artit Jo e Jo por as nga nej popull qe harxhon kohen per ti pare JO!!Sec Jane Jane,,,,,,,,,e ke dhene sentencen.Te vafte mbare ku je,,

    Reply to this comment
  4. Konti Sbalta July 27, 22:10

    Pershendetje Kristian Zara!Njerez te tille i duhen vendit dhe kur keta jane edhe artiste vlera dhe zeri i tyre behet edhe me i fuqishem!”rrugaceria”e paguar nga politikane te falimentuar endit!po perpiqet te pengoje zhvillimin e v

    Reply to this comment
  5. Konti Sbalta July 27, 22:14

    Pershendetje Kristian Zara!Njerez te tille i duhen vendit dhe kur keta jane edhe artiste vlera dhe zeri i tyre behet edhe me i fuqishem!”rrugaceria”e paguar nga politikane te falimentuar !po perpiqet te pengoje zhvillimin e vendit!

    Reply to this comment
  6. Konti Sbalta July 27, 22:14

    Pershendetje Kristian Zara!Njerez te tille i duhen vendit dhe kur keta jane edhe artiste vlera dhe zeri i tyre behet edhe me i fuqishem!”rrugaceria”e paguar nga politikane te falimentuar !po perpiqet te pengoje zhvillimin e vendit!

    Reply to this comment
  7. servet July 28, 09:40

    Po mire more Konti Sbalta po 3 komente me te njejtin emer sikur nuk shkon mbi te gjitha kur kane te njejtin tekst.

    Reply to this comment
  8. kris 1 July 28, 16:49

    Doni me per Ambasador Belulin?Ka filluar studim te legeneve.

    Reply to this comment
  9. dritan July 28, 19:04

    Jam dakord me ty ne nje pike se ne momentin kur kauza e teatrit ju dorezua PD ajo kauze ka shume mundesi te deshtoje , sepse PD& PS jane dy ane te te njejtes medalje dhe do te ndodhe ( qofsha I gabuar dhe deshiroj te jem I gabuar ) njesoj si tek protesta e studenteve qe kur futen duart PD & LSI ajo degradoi , sepse ajo levizje tmeroi klasen politike
    Por nuk dua te jem aq kategorik sa ju Kristian per motivin pse I coi keta artiste te pranonin aleancen me PD . mbase ata u ndjene te pafuqishem perballe falangave te pushtetit , mbase ata u ndjene te vetmuar ne kauzen e tyre qe mbase duhet te ishte kauza e qytetareve te lire per te protestuar per padrejtesine , vjedhjen, arrogancen e ketij pushteti per te vendosur pa pyetur per cdo gje .
    Ne fund te fundit kjo kauze eshte me e gjere se ajo e artisteve ,sepse teatri eshte KOMBETAR dhe prandaj ne fund te fundit duhet te ngrihet kombi per ta mrojtur kete kauze , mbase fjala komb eshte nje koncept abstrakt , sepse atje perfshihet edhe oligarku , krimineli, pushtetaret e koruptuar te kesaj klase politike , prandaj me fjalen komb ne kete rast une nenkuptoj ate pjese te shoqerise Shqiptare qe eshte e ndergjegjeshme per ate cka po I ndodh ketij kombi dhe nje pjese sado e vogel e kesaj pjese te shoqerise DUHEJ te ishte dje , sot edhe ditet e mepastajme atje ne shesh prane artisteve qe ne fund te fundit denoncuan nje akt korruptiv ate te vjedhjes se prones publike dhe faljes se saj disa oligarkeve te paskrupuj qe te vertmin talent qe kane eshte kapja pas pushtetit
    Mendoj se teatri mbase duhet te shembet nese ka rezik te shembet , POR AI DUHET TE RIBEHET NGA SHTETI ME FONDET E SHTETIT dhe jo te na thuhen peralla se ky shtet nuk paska 20 apo 30 miljon euro per ta ribere edhe sikur te jete keshtu askush nuk do te protestoje nese qeveria do te marre nje kredi per kete qellim, por jo ,loja e ketij shteti eshte shume e piset , sepse duket sikur leket qe do te hidhen per teatrin ju dhimbsen shume dhe prandaj ne emer te kursimit te lekeve “te popullit” ata I drejtohen oligarkut dhe pastaj si shperblim ai le te ndertoje kullat e tij , ketu eshte pislleku I vertete I ketij pushteti te korruptuar qe mendon vetem per xhepat e tyre

    Reply to this comment
  10. zeri aresyes July 28, 23:44

    Ore popull qe dilni rrugeve si mish per top. Po nga kush doni ta mbroni ate teater te mbaruar. Pse jeni kaq qorra dhe mendje shkurter.. Nuk ka popull ne bote te beje bemat tuaja. KM dhe KB i Tiranes po u thone tju bejme dicka te re moderne te teatroni si njerez juve joooooo.. se ju orkestrojne plaku Mere me Lulush diteziun qe ska dy gram tru.Vec sherr kerkon ne cdo hap qe ben. Po a skeni pune juve qe dilni rrugeve per kot se te kishit dicka qe vertete ja vlente te gjithe do te ngriheshim. Po cfare beni ore se late nam. Po akoma se keni kuptuar se perdoresit tuaj ju kane katandisur per 28 vjet keshtu si jeni. Thirrini mendjes o milet ,kthejuni vellazerise punes dashurise qe kombi te ece perpare . Mos u beni vegla te hajduteve matrapazeve te politikes. Ata nuk luftojne per ju por vetem per xhepat e tyre . Ata e katandisen vendin dhe juve qe dilni rrugeve me keq se ne kohen e Migjenit. Lereni teatrin te ndertohet se eshte per te miren e gjithkujt pervec armiqve te betuar te kombit hajduteve e huliganeve qe vetem punojne ta shkaterrojne ate vend.O mjere ne sa keq jemi percare.

    Reply to this comment
  11. Mark U.K July 29, 19:15

    Edi Rama ka bler deputet e nuk po blen nje pseodo artist pa break m.th Kristian Zaro.Jam I sigurt se kta ish sekretar partie fshati mbrojn cfar ka thene I gjati,sikur te kishte tnene te mos prishet te gjith do kishin then te mos prishet.O Zote deri ku ka arrit servilizmi I ktyre militarucve me pages.

    Reply to this comment
  12. kokepalari July 30, 03:37

    Zoti ZARA e kuptoj se ku te pikon çatia;une personalisht nuk ja fal ketij gjatoshit aspak keto dallaveret e tij me kullat e FUSHAT e KODRAT.Kur isha i vogel kamp pare me babain tim HAMLETIN qe e luante i madhi NAIM FRASHERI.Im ate kishte punuar dy vjet aty ne teater si puntor skene dhe kishte nostalgji.
    Edhe une jam ne emigracion prej 15 vjetesh dhe pa qene ambasador si juve mendoj se neve duhet te shohim me larg se ata qe banojne aty; jo se jemi me te zgjuar po se kemi pare me shume.
    Tani te kthehemi tek ndertuesi jone i dashur;
    Po te qe i ndershem ndertonte teatrin me tutje me fondet e veta, pastaj i thoshte fushes:e do truallin me paguaj teatrin dhe me jep pjesen e kullave per qeverine.
    Ka njeqind menyra per ta zgjidhur per te ruajtur dhe dinjitetin po ky miku jone ndertues vetem dinjitet nuk ka, ketij i eshte bere mendja para, para, dhe vetem para.
    Dhe mendoj se gjerat i ben shume trashe nuk e ka fare stofin e politikanit.
    As ne nivelin e Berishes nuk eshte nga kjo ane per fat te keq !
    RESPEKTE

    Reply to this comment
  13. mirel July 30, 17:20

    More psiko-emocional…na cudite vertet.. Me cfare lloj arti merret ky k arthisti?

    Reply to this comment
  14. MH July 31, 20:27

    Shkurt e kjarte:

    Keto artistet,pseudoartiste qe mbeshtesin Bashen jane origjinal si bravat e dyerve te bashkiave.
    Cdo nderhyrje nga opozita Bashovice perfundon me skopjim.Kjo pozite jo vetem qe amortizon vetveten.Por shpartallimin e fundit e kane ne Rec.

    Reply to this comment
  15. carvani July 31, 21:31

    PO mire o Kristian, po dhe Bujar kapexhiun qe nuk voton e fute ne kete kopé? Njeri lind me karakter muti dhe keta jane te lindur, pastaj kur gjene terren zhvillohe, dhe tani terreni eshte hapur si purtha me derrase. Te gjithe japin mendje e shkruajne, te gjithe jane artista, politikane, inxinere, doktora e deri tek astronaute pertej kozmosit. Flutron gomari Bujar? Fluturon, po ti i tille paske qen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim