“Është e dëmshme për buxhetin”, ministri i Financave në Kosovë refuzon rritjen e pagës

June 22, 2018 15:44

“Është e dëmshme për buxhetin”, ministri i Financave në Kosovë refuzon rritjen e pagës

Ministri kosovar i Financave, Bedri Hamza ka dalë kundër vendimit të Ramush Haradinajt për rritje të pagës.

Hamza i PDK-së, bashkë me këshilltarët e tij, ka vendosur të mos e marrë rrogën me rritje, edhe pse Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi i ekzekutivit për rritjen e pagave nuk bie ndesh me dokumentin themeltar.

Hamza është ministri i parë që po del kundër këtij vendimi në Qeverinë “Haradinaj”. Ai konsideron se një rritje e tillë është e dëmshme për buxhetin e Kosovës, e siç shpjegon këshilltari i tij, Lulzim Rafuna, i ka dërguar një kërkesë Departamenti të Thesarit që të paktën paga e tij të mos rritet, duke i qëndruar kështu besnik parimeve të përvijuara edhe më parë.

Në 100-ditëshin e parë të qeverisjes së tij, Haradinaj mori vendimin e rritjes së pagave në 23 nivele të ndryshme zyrtare, duke filluar nga ai vet, e deri te përgjegjësit për publikun në Qeveri.

Një lëvizje e tillë u kritikua ashpër nga opozita dhe shoqëria civile. Vendimin në fjalë, Vetëvendosje e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila javën e kaluar konstatoi se nuk kishte shkelje.

Vet kryeministri reagoi duke thënë se kreu i Ministrisë së Financave nuk po tregon burrëri me këtë gjest dhe shtoi se shumë shpejt do të ketë një ligj të mirëfilltë për pagat, duke realizuar kështu nivelimin e tyre.

o.j/dita

June 22, 2018 15:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*