“Është faji i jonë që nuk i shkojmë pas udhëheqësit zemërluan, të gatshëm për vetëflijim. Ne e kemi fajin, sepse…”

May 26, 2020 20:38

“Është faji i jonë që nuk i shkojmë pas udhëheqësit zemërluan, të gatshëm për vetëflijim. Ne e kemi fajin, sepse…”

Nga Edona Llukaçaj

 

Është një shprehje në anglisht, që duhet ta kemi hasur shpesh në komedi romantike holliwoodiane, e jo vetëm.

Sidomos në kohë izolimesh, teksa vrisnim kohën a frikën me filma buzëqeshje-ndjellës, e kemi dëgjuar jo rrallë njërin prej protagonistëve t’i thotë tjetrit “it’s not you; it’s me” në tentativë për ta marrë përsipër fajin e një veprimi dhe për të çliruar tjetrin nga brerja e ndërgjegjes.

Kjo frazë që mund të përdoret edhe për t’i thënë personit përballë se, ndonëse shpjegimi i tij ishte tejet i qartë, ishe ti që nuk arrite ta kuptoje apo mirëkuptoje duket se shpreh edhe gjendjen e shqiptarëve teksa ndjekin politikanët tanë në shfaqjet e tyre publike apo gjysëm publike.

Çfarë tjetër mund të ndiesh kur përfaqësuesit e opozitës parlamentare aksidentale bëjnë opozitë me lëpirëse ose kur të tjerë syresh mundohet të ngrejnë karrierën e vet mbi hirin e atyre që nuk janë më, sado të afërt e të shtrenjtë t’i kenë.

Është ajo ndjesia që provon kur sheh se opozita e rrugës i bashkohet qëndresës për Teatrin dhe e përveteson deri në zvenitje, a thua se historikisht e ka pasur fort përzemër trashëgiminë tonë kulturore.

E ndërsa paaftësinë e vet e quan fitore si ngahera, ne protesta të stisura bën premtime futuriste rindërtimi pa kulla.

Aq infantilë i dukemi ose aq thellë i besojnë atyre që thonë, sa në protestën e rradhës nuk është çudi të na premtojnë ngritjen e të vdekurve nga varri.

“It’s not you; it’s us”
Nuk është aspak faji i jot, është tërësisht faji jonë që nuk i kemi njëzet burra të lavdishëm që t’i bashkohen “dishumit” institucional e ta shpëtojmë atdheun nga kthetrat e pazhvillimit ku e kanë zvarritur lobi të fuqizuara përtej oqeanit.

Është faji i jonë që nuk i shkojmë pas udhëheqësit zemërluan, të gatshëm për vetëflijim. Ne e kemi fajin, se duke e marrë për të mireqenë këtë prononcim publik, na kalon nga mendja pyetja se teksa kjo ndodhte çfarë po bënin VIP-at tanë me nga 30 vjet karrierë politike, përveç “cicmiceve” të zakonshme.

Mbi të gjitha, është faji jonë se nuk dimë të deshifrojmë postime të tipit “KJO FUNDJAVË DO VIJOJË NJËSOJ SI E SHKUARA” në rrjete sociale, megjithëse ato janë të shkruara me shkronja të mëdha e të postuara në faqet zyrtare të politikanëve në fjalë.

Është me siguri mangësia jonë që nuk e kuptojmë se përse falja e namazit të bajramit u organizua në xhami e jo në ambiente të hapura si prej vitesh, ku monitorimi i distancimit fizik do ishte më i mundshëm e rreziku i përhapjes së pandemisë më i vogël.

Është populli dritëshkurtër, me siguri, që nuk e percepton se pse baret e restorantet duhet të operojnë gati-gati vetëm përgjatë orarit zyrtar brenda javës. Vendime që na bëjnë të mendojmë a thua kanë të drejtë ata që pretendojnë se kafenetë janë pjesë plotësuese e zyrave shtetërore, në fakt, ambientet ku “zgjidhen” punët?

Jemi ne të pakënaqurit që këkojmë pak si tepër, që duam të dimë edhe se nga kush përbëhet këshilli famëlartë I ekspertëve që merr vendime për ne, që I duhet edhe të mbajë një ekuilibër të vështirë mes kufizimit të pandemisë dhe hapjes për të mos thelluar krizën ekonomike. Se ne akoma besojmë se e kemi një këshill të tillë.

Prandaj e kemi fajin ne se nuk duam të kuptojmë e nuk dimë të jemi mirënjohës për gjithë këto të mira. Mos t’i brejë ndërgjegjia këta figura se nuk është faji I tyre por i joni.
“It’s not them; it’s us”.

 

****

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe citimin korrekt e të dukshëm të burimit

May 26, 2020 20:38
Komento

20 Komente

  1. Arben May 26, 20:51

    Jemi popull pederast, nuk kërkojmë nga jeta.

    Reply to this comment
    • Karma May 26, 21:30

      Do te thuash qe ti je Pederast?!
      Clidhja kane GAYt me protesten e shqietareve.
      Ketu mor zoteri te gjithe jane kunder popullit, me ambasadore, me institucione, me sindikata, me klane e sekte te fshehta te gjithe jane kundra nesh e cdo fryme proteste qe lind e shtypin me resion per te hequr buken e gojes, me percarje si studentet, duke infiltruar qelbesiat e veta midis.
      E vetmja zgjidhje eshte edukimi dhe protesta intelektuale qe ti analizoje ceshtjet e te ngreje rininine zgupthi qe ti zhduke keto qelbesira me fis e me fare, se kurr nuk kan ikur nga pushteti, thjeshtkane nderruar kahet.

      Reply to this comment
    • Kungulli pa fara May 27, 19:57

      Cfar thua keshtu mo Beni , mos i kujton se jane te gjithe shqiptaret si ty? E shikon se cfar nxjerr nga goja kur flet shume e pa mend ? ! Them nga nje here , mos e ke nga nxitimi , per te komentuar i pari , qe t`ua japesh te tjereve edhe ato pak miza (mend) qe mund te kesh ! Sigurisht , keshtu mund te mendoje vetem ndonje dashamires i yt , qe kerkon te t`i mbuloje paudhesite e perditeshme , me dhjetra qe ben cdo dite ketu . Pres me modesti ndonje falenderim prej teje , ne se e mban me vete peshoren .

      Reply to this comment
  2. Z May 26, 20:53

    Llukacaj?!

    Reply to this comment
  3. heu bre maloqis primitivos May 26, 21:22

    hik mj debile femer ,
    mil noj dhi ne stall .

    Reply to this comment
  4. Shume mire perkthyer nga turqishtja May 26, 22:42

    Po kesaj turkeshes cfare i plasi per problemet e shqiptareve. Ia ka futur kot. Kjo ka hak Erdoganin ne kohe epidemie. Po cfare do te thuash se eshte faji yne, qe ndejte ne shtepi? Po keshtu beri edhe bota nga rrejdh ti,
    moj turcelije dhe mbyllja neper shtepi nuk ndodhi vetem ne Shqiperi. Meqe nuk rrinke pa u shprehur ne anglisht, ne Amerike thuhej Stay home, save lives, pra qendro ne shtepi dhe shpeto jete.

    Reply to this comment
    • Albanian First May 27, 09:16

      Ti koqe kamdari, rri ne shtepi dhe ha kashten e lagur te qeverise se Micota..qi.t dhe te Ramiut.
      Nesr pastaj mos u qurravit kur femija yt te semuret qe ne veze dhe te rroje me ilace,.
      Duhet te kesh kurajen e ti thuash femijes tend qe une isha bageti dhe si kafshe e bindur shtepiake degjova pronarin (Micota..qi.n dhe Ramiun) dhe ndenja brenda si miu dhe pronari na “dhuroi” vAKSINEN falas , dhe prandaj ti je i semure dhe femija yt dhe niperit e tu do jene re semure pergjithmone, sepse une kafsha e bindur shtepiake pranova pa kundershtim VAKSINEN “shpetuese ” qe bashkohet ne Kodin e ADN-se qe na ofroi FALAS, OSE POTHUAJSE FALAS , OSE ME DETYRIM PRONARI.
      DO TA KESH KETE KURAJE O DRITESHKURTER ?????
      KY KOMENT VLEN DHE PER KOMENTUESIN “MALOQIS PRIMITIVOS” sepse jeni i njejti Person GREKOFIL TRUSHPELARE DHE IDIOTE

      Reply to this comment
  5. Fisniku May 26, 23:04

    Llukacaj!
    Nuk ka nevoje populli dhe media per hartime te tilla per filloren!
    Se keto hartime ishin te vlefshme per vitin e pare pas rrezimit te diktatures komuniste,ndersa tani pas 30 vjetesh,qe ata ish komunistet dhe bijte e tyre,qe moren pushtetin dhe sunduan nje popull DELE,jane kthyer ne FASHISTE,qe na vrasin dhe nuk na lejne te qajme!
    Bile edhe vete u besojme aq shume ketyre krimineleve,qe na larguan nga shtepia djemte dhe vajzat duke na lene ne pleqve “jetime”,sa shume militante tru shplare te PS-se nuk shikojne se cfare po heqin te tjeret,por ulurijne se,
    -“Po iku Rama do vije Basha!
    -“Ate qe ka bere Rama nuk e ka bere njeri”!
    -“Ne PS nuk ka njeri me te afte se Rama”!
    etj!
    Dhe keshtu Rama u hedh ndonje kocke,ca te tjeret i rehaton me rromuze kunder opozites dhe keshtu Shqiperia po shkon per dhjame qeni!

    Reply to this comment
  6. Niku May 26, 23:12

    Për kë e ka fjalën kjo me shprehjen “udheheqesit zemërluanë”, për Ilir Meten?! Ky farë “udheheqësi” është hajdut, dhe të gjithë “trimërine” e tij e shfaq se po i rreshqasin këmbët nga drejtësia e re. “Është popull dritëshkurtër” shkruan kjo baxhellë duke ofenduar të gjithë njerëzit që nuk votojne “zemerluanin e saj”!!! Une habitem se si ekzistojne në Shqipëri vemje të tilla të këtij kalibri, që nuk I gjen në vendet e tjera.

    Reply to this comment
  7. BUJARI May 26, 23:17

    Përshkrim fantastik, mendim i hollë dhe sarkazëm e skajshme.

    Në fakt , kështu duhet shkruar.

    Gjuhë shqipe e përsosur..
    Bravo…

    Reply to this comment
  8. Shqiperia eshte CIRK KOLONIAL. May 26, 23:21

    Shqiperia eshte CIRK KOLONIAL.

    Reply to this comment
  9. Shkrim pler ! May 27, 08:40

    Si ka mundesi te maresh persiper ne emer te populit dhe te percaktosh kush eshte fajtori dhe te besh kritika duke ofenduar popullin moj gazetare tru shplare ! Idiote ! Fol per veten tende, fol per grupin tend shoqerine tende mos fol ne emer te populit !! Tyryfycke !

    Shiko cfare shkruan budallaqja :

    “Prandaj e kemi fajin ne se nuk duam të kuptojmë e nuk dimë të jemi mirënjohës për gjithë këto të mira. Mos t’i brejë ndërgjegjia këta figura se nuk është faji I tyre por i joni.”

    cfare eshte ky percaktim “nuk dime te jemi mirenjohes?” “Popull drite shkurter ”
    ptu gazetar race e keqe !

    NE QOFTESE DO TE FLASIM PER DRITESHKURTESI JE TI ELONA LLUKACEJ !!
    :p :p :p :p :p :p

    Reply to this comment
  10. RRahman Rrajca, deputet. May 27, 09:22

    Nuk e paska pra kete shkrim per ne qe po i shkojme kaq vite pas timonierit zemerluan apo Skenderbeut sic e ka percaktu shoqe Spiropale…

    Reply to this comment
  11. anticensurë25642654 May 27, 10:25

    shkrim i bukur,pavarsisht se shkruhet për të mbrojtur një derejtim,duke qënë se nuk përmënd emër!?
    mund të vendosësh çdo emër politikani!!
    flet për bashkimin rreth “zëmërluanit”duke qënë e bashkuar dhe mbrojtur “zëmërluanin”!!
    kuptohet se shqipua nuk shkëputet nga “zëmërluani” i tij,edhe në rastin kur cof zëmërluani,ose i bien brekët në tokë,edhe kur zhgënjehet nga zëmërluani!?shqipua nuk bën gjë tjetër por pret,lutet,bën gjithçka që është e mundur,pa lëvizur bythën vëndit,për pritjen e “zëmërluanit” të ri!!
    shkrim bythe!

    Reply to this comment
  12. MallaKASTRIOTI May 27, 10:59

    DITA: Respekte per Z .Llukaçaj per shkrimin.Por nuk duhet tja hedhim fain 100 % popullit.Pse:
    1-Populli ka 30 vjet qe drejtohet nga politikan hajdut e Kriminel qe i di kush jane por nuk i heq dote nga skena politike pasi ata ronovohen me zgjedhje e vjedhje votas si ne 96..,ku populli genjehet,mashtrohet por eshte i detyruare te votoi pasi pa votuare nuk ka qeveri,Polici,siguri dhe.. vjen krimineli te vret burrin e te perdhunon,rremben tyj,gocen,mua,gruan,motren,gocen-Ata qe thone te mos votojme fare e kane gabim.Kjo nuk ndodh ne asnje vend te Botes,ku vetem Saliu e beri ne 2019.
    2-Te ne ne 30 vite u provua se politikanet tane nuk dine a nuk duan te bejne SHTET.Dhe bota po tallet me ne.Edhe ky i gjati qe po mundohet te beje shtet,nuk e lene te punoi.Propaganda kunder tij ketu e matan kufirit eshte aq e madhe sa po çudit edhe qent e rruges.
    3-Ne 30 vite DREJTESIA jone doli me e degjeneruara ne bote.Edhe vetingun qe po e drejton ONM u ka hasur sharra ne gozhde dhe ka mundesi qe proçesin ta lere ne mes te rruges,pasi po del qe 90 % e GJ.+PREK.po dalin te korruptuare te bere njesh me krimin dhe politikanet zaptues te prones publike…Gjiri Lalezit eshte nje MINE ME SAHAT qe duhet te shperthej dikur kur nipi juaj i palindur te behet Gjykates suprem me kopetenca te plota,ku me kete ligj e sistem eshte e pamundur.
    4-Populli ka pasur shume shpresa te SHBA+BE.Por:
    A-Deklarata e Ambasadorit Amerikan Arvizu qe e cilesoi S.Berishen “burre-shteti” kur vrau 4 veta ne bulevard..ishte thike pas shpine per familjet e te reneve.
    B-Deklarata e djeshme e Yuri Kim se “..duhet te leme te shkuaren dhe te shikojme nga e ardhmja ..” do te thote te behet nje AMNISTI e dyte pas asaj te 1997-tes.Qe do te thot te falen vrasesit e 21 janarit,Gerdecit,7 %,Ari Kerrabes,Lobimet Ruse per destabilizim te vendit,etj,etj.
    -Dhe pas ksaj deklarate I.Meta deklaroi se “…Tanime do te merrem me detyren time si president..”
    -Dhe populli i shikon keto me koken varur dhe nuk ka rruge tjeter veç MIGRIMIT masiv…dhe ketu do te ngelen vetem pesionistet me njeren kembe ne varr.!
    -Sa te jete Sb mbi toke dhe marionetat qe drejton,ky vend nuk behet kurre,kurre..! Ndaj Ai 76 vjeç drejton ne menyre tinzare politiken Shqipetare ne 30 vite,pasi drejtohet nga miqt e shumte ne veri-Jug-Lindje.Ka ardhur koha te flitet e shkruhet TROÇ,si Viktor Malaj,Arben Duka,S.Tarifa,etj.
    -FLM -DITA,FLM LLUKAÇAJ.

    Reply to this comment
  13. Shkrim pler ! May 27, 12:08

    Kultura politike komuniste nacionaliste fashiste flet ne emer te popullit, mer vendime ne emer te popullit denon ne emer te popullit, kjo dihet si duket edhe gazetaria e sotme qe mer persiper te “edukoj” popullin flet ne emer te popullit “Ne jemi driteshkurter..” ” jemi ne fajtor ” keto fraza kritike ku gazetarja flet ne shumes duke perfshire veten “ne jemi jemi fajtor …..” ” ne jemi dritshkurter ” jane fraza politike me influence te ndikuar nga mentaliteti politik i nje partie komuniste ose fashiste … ” Ne jemi dhe ata jane ” Ata jane dhe ne jemi” ” ….
    fraza te pergjithshme qe nuk thone asgje
    Gazatari ka nje OPINION personal, pozitive ose negativ, eshte opinioni i gazetarit ! nje gazetar nje publicist nuk mund te flas ne emer te popullit shqiptar ! eshte idiotizem
    ai mund te sygjeroj si mund te jete me mire por jo te flas te kritikoj ne numrin shumes ” ne jemi driteshkurter ..!”
    nuk eshte origjinale fare , eshte e peshtire sic eshte e peshtire kur nje president ose nje politikan flet ne emer te popullit, aq me teper kur presidenti nuk eshte i zgjedhur nga populli por nga makinacionet korruptive te politikaneve korruptiv shqiptar !
    nuk ka senc !
    Edhe ky shkrim nuk ka senc

    Reply to this comment
  14. cubi.matjan May 27, 13:32

    Eshte mjeshteri me vete, ne gazetari, qe te dish te hahesh me leckat e trupit tend, apo te tjetekujt qe te sherben… .

    Reply to this comment
  15. PO , PO May 27, 20:34

    Nuk e kuptoj se perse i kini bere vend kesaj palo gazetareje “Dita” ! Kjo eshte nen nivelin e gazetareve medioker , qe nuk thote dot asgje , sepse eshte ne gazetari , edhe me poshte se sa eshte Rudina Hajdari ne politike !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim