Është fryma dhe jo forma e ligjit që e mban gjallë drejtësinë

November 25, 2019 01:19

Është fryma dhe jo forma e ligjit që e mban gjallë drejtësinë

Nga Minella Aleksi

Kur shikoj analistët dhe moderatorët e tyre që konkludojnë se reforma në drejtësi është një dështim i bëj pyetjen vetes: këta nuk e kuptojnë apo nuk duan ta pranojnë se institucionet që janë investuar në këtë reformë kanë bërë historinë botërore? Kjo situatë më sjell në mend vitet 30të në Amerikë. Deri në atë kohë sherifët kishin asgjësuar disa dhjetra kriminelë. Pse vallë nuk arrinin që të asgjësonin një gangster si Al Kapone? Pse  kaq të pafuqishëm?

Në ato vite Amerika lëngonte nga padrejtësia shoqërore.. Shoqëria e zhytur në depresion, Mungonte shpresa. Problemi i ditës ishte një gangster të cilin e adhuronin edhe një pjesë e qytetit. Një sëmundje gërryese e trupit të shoqërisë përparonte e papenguar. Korrupsioni kishte përfshirë dhe po shkatërronte institucionet e rendit dhe të drejtësisë. Drejtësia nuk prodhonte drejtësi. Mungonte fryma e ligjit.

Shteti gjeneroi burimet e nevojshme të dijes dhe ato njerëzore. Deklaroi: “Drejtësia nuk është çështje juridike, është çështje njerëzore”: Është fryma dhe jo forma e ligjit që e mban gjallë drejtësinë. Ndërtoi projektin e reformës në drejtësi ku fryma e ligjit ishte qëllimi kryesor.

U kërkua që Kapone jo vetëm të ruhej por të dënohej në një gjyq historik model ku antiligji të dënohej publikisht me prova të pakundërshtueshme. Fryma e ligjit dhe e drejtësisë që nga koha e Kapones ndjehet e fuqishme edhe sot sot kur Presidenti Trump është nen hetim nga Kongresi këto ditë mbi bazën e principit: “Një president nuk mund të mbrojë një komb nëse nuk mban përgjegjësi ndaj ligjeve të tij.” Kapone u dënua nga një financier mbi bazën e ligjit të taksave.

Fryma e ligjit e dha mësimin:”Ligji edhe mund të flejë por asnjëherë nuk vdes”.

Ligji është frymë, është çështje themelore e qënies njerëzore. Nuk mund të harrohet ekzekutimi me gjyq i Sadam Huseinit, i krerëve nazistë shumë dekada më parë, gjyqi i Milosheviçt, etj, të nxitur nën frymën e ligjit nga institucioni i drejtësisë amerikane.

Çdo reformë radikale progresistë kërkon kohën e nevojshme të maturimi dhe të aplikimit.

Prandaj zotërinj analistë dhe ju moderatorë, mposhteni padurimin, uleni zjarrminë e mendjes, largojuni disa ditë ekraneve se makina është në lëvizje dhe do të kuptoni që stili amerikan i zbatimit të reformës në drejtësi po krijon modelin e Frymës së ligjit. Të qytetarëve të barabartë përpara ligjit.

Nuk ka lindje që të vijë pa dhimbje dhe pa hemoragji.

 

*****

Botuar në Dita në rubrikën Letër Kryeredaktorit

November 25, 2019 01:19
Komento

6 Komente

  1. Buzuku November 26, 11:25

    Perndryshe Meta nuk do ishte shfytyruar nga paniku.

    Reply to this comment
  2. Tiger November 26, 23:49

    Degjo ti more Gazetar sepse ti flet kot. Amerika isjte ne Krizen me te madhe ne historine e njerezimit ne Ato vite ashtu sic jemi dhe ne. Njerzit e shikonin Al Kaponen si nje Robin Hood qe luftonte Sistemin dhe jo si nje Mafioz. Skandinavia i ka burgjet si hotele ose me sakte i kapasur pa ardhur kafshet emigrante te botes se trete. Skandinavia nuk kisjte nevoj te kishte ligje apo burgje te tmerrshme sepse Kishte MIRQENIE. Cfare mundesie apo alternative ju jep ljo qeveri ketij populli per te punuar? Jemi vendi me i pasur me pasuri natyrore qe po na i rrjepin Amerikanet ne mes te Dites. Nacionalizoni pasurite Kombetare, hiquani te drejten te huajve te blejne prona dhe te abuzojne ketu, hapni vende pune, vendosni edukim te vertete ne Shkolla dhe Media dhe pastaj iken krimi. Njerzit do jetojne dhe nuk e lene dot krimin cfaredolloj gjeje te beni ju pederastet e Sorrosit

    Reply to this comment
  3. Bureto November 27, 14:39

    Ç’i duam fjalët! Mendimi im është plotësisht i njëjtë me atë të autorit. Ligji është frymë. Ai duhet zbatuar. Sepse nuk ka qenë kështu, sidomos për Al Caponet e politikës, ky është problemi ynë dhe kjo është arsyeja e sendërtimit të një reforme drejtësie kaq radikale dhe ndoshta unikale, aq sa ç’ka qenë dhe mbetet ende korrupsioni dhe pandëshkueshmëria e tij në Shqipëri.

    Reply to this comment
  4. Korabi,Francë November 29, 09:56

    Desha ti shkruaj Kryeredaktorit por nuk po arrij te gjej rubriken.Megjithate në kete koment po ngrej shqetsimin tim me shprese se Kryeredaktori do ta lexojë : Ateherë zoti Kryeredaktor : Se cfare keni ju me. Kryeministrin e Shqiperise ne lexuesve te thjeshte nuk na intereson.Ju keni probleme personale te lidhura me vende pune, me tendera qe nuk ju a ka dhanë me largim nga politika te punonjesve tuaj apo te aferme te tyre etj etj etj.Ne lexuesit e thjeshte nuk duam te lexojmë inatet qe keni ju por realitetin shqiptar në cdo fushe te jetes.Shpesh here jam betua qe nuk e lexoj ma gazetrn tuaj por në keho kohe për popullin shqiptar kemi nevojë te marrim sa ma shumë informacione e kjo me detyroj keto dite ta lexoj edhe ” Diten”.Ju lutem edhe një here mos shfytzoni gazeten për inate e gjera personale me Edi Ramën.Ashte populli si qe e vlerson punën e tij e jo fletushkat tuaja.

    Reply to this comment
  5. MH November 30, 14:49

    Te merremi me frymen dhe jo me format e ligjit.
    Kryeredaktori me gjase ka falise me kete filozofi.
    Kur shtetet mbahen ne kembe nepermjet ligjit.Kryeredaktori e hedh posht me nji artikull fantastiko-shkencor me titullin FRYMA.Tashti ne Shqiperi na del shpikja fryme.

    Reply to this comment
  6. MH November 30, 14:56

    Filozofi i Greqise se lashte Sokrati qe ishte ne burg.Mileti i vini ne ndihme per ta nxjerre nga burgu.Sokrati nuk pranonte donte ti bindte sipatizanet.Qe kam shkelur ligjin dhe duhet te denohem.
    Ketu kemi nji shembull kur ligji ekziston ne nji kohe qe nuk njihesh fryma e ligjit(kjo u shpik sot) dhe fryma e sokratit qe kerkon me cdo kusht te denohet.Fryma e Sokratit per frymen e ligjit.
    Bravisimo kryeredaktor.I pa parashikushem me intiligjence te larte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*