Është kjo arsyeja e fshehur e mungesës së biletave? Shumë policë civilë mes tifozëve në Elbasan Arena

October 7, 2015 09:44

Është kjo arsyeja e fshehur e mungesës së biletave? Shumë policë civilë mes tifozëve në Elbasan Arena

FSHF njoftoi disa ditë më parë se e ka të pamundur të plotësojë kërkesat për bileta për ndeshjen Shqipëri Serbi.

Sipas FSHF ka mbi 100 mijë kërkesa për në stadiumin që mban vetëm 13 mijë vetë.

Por vështirësi për të gjetur bileta ka patur edhe nga ata që kanë gjetur lehtësisht të tilla edhe në ndeshje të tjera me fluks të madh tifozësh.

Ka dyshime që në treg janë hedhur edhe më pak bileta se shifra 13 mijë.

Kjo sepse në stadium do ketë një numër të konsiderueshëm vendesh ku do qëndrojnë si “spektatorë” agjentë të policisë të veshur civilë.

Gjithçka bëhet për të garantuar sigurinë në stadium.

Shqiptarët nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës e kanë pasur të vështirë të gjejnë bileta, por disa prej tyre i kanë siguruar ato privatisht.

Vetëm Ballist Morinës policia i ka gjetur pas ndalimit të sotëm 36 bileta të vlefshme për ndeshjen e nesërme /Dita/

 

October 7, 2015 09:44
Komento

4 Komente

  1. populli October 7, 10:02

    opo ruhuni nga spiunet serbe te Sali pordhes qe ka qe ne shtator 2013 qe kerkon trazira se spektatoret e vertete shqiptare nuk kane ndermend te bejne asgje vecse te shijojne ndeshjen

    Reply to this comment
  2. hasani October 7, 11:02

    po rrugen per Elbasan pse e keni bllokuar?
    me polici trapash se kjo jona nuk ka.
    puna eshte te ruani rendin pa cenuar perditshmerine e qytetareve se te jete me bllokime e izolime e ruajne rendin edhe pionieret

    Reply to this comment
  3. andi October 7, 13:38

    aman me kete te ballist morines ja keni fut cik kot edhe juve edhe ato mediat e tjera…qe hedhin hipoteza se jane false…
    …mjafton te pyesi dikush se si jane te organizuar Tifozat Kuq e Zi dhe e zgjidhni kete dyshim…sejcili prej anetareve te tyre ka disa grupe qe i perfaqeson dhe kur kryesia e TKZ blen biletat i ndan tek perfaqesuesit e anetareve…e pastaj ata i ndajne tek personat te cileve u perkasin…kjo ndodh deri ne momentin e hyrjes ne stadium…per kete mjafton te lexosh statueset e shpeshta te TKZ ne facebook (kontaktoni me perfaqesuesit tuaj dhe terhiqni biletat…etj etj etj etj…).

    Reply to this comment
  4. . October 7, 16:39

    ——————————————————————————–

    Bravo shteti Shqiptar …

    mos lejoni destabilizim qe duan Kosovaret dhe grupet e tyre eksremiste.

    Shqiperia eshte shtet qe kerkon miqesi te mire me fqinjet.

    ——————————————————————————–

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*