Është ky njeriu që mund të nxjerrë jashtë Irakut amerikanët dhe iranianët?

May 18, 2018 09:21

Është ky njeriu që mund të nxjerrë jashtë Irakut amerikanët dhe iranianët?

Media të ndryshme po i bëjnë jehonë faktit se kleriku nacionalist shiit, Moqtada al-Sadr mund të jetë kryeministri i ri i Irakut.

Agjencia  “Reuters” e përshkruan klerikun si një njeri që ka kundërshtuar qiftë iranianët, qoftë amerikanët në një shtet në krizë prej dekadash duke u faktorizuar pikërisht mbi këtë qëndrim. Ndonëse i përket shiitëve, ai e ka sulmuar Iranin dhe politikat e tij dhe që nga ana tjetër është sulmuar nga Irani për llogari të rivalëve të vet.

Mediat shtojnë po ashtu se ngritja e Sadr përbën goditje për Iranin pikë së pari dhe nëse ai do të marrë pushtetin, gjeopolitika tradicionale e bazuar mbi ndarjen e shiitëve me sunitët do të ndryshonte.

Ka shumë pikëpyetje mbi ngritjen e tij, por analizat bashkohen te fakti se ai është nacionalist.

Përpara vitit 2003, al-Sadr ishte i panjohur jashtë Irakut, por më pas mori emër për shkak të rezistencës ndaj pushtimit të huaj. Një rol jo të vogël ka luajtur edhe familja e tij, pasi ai është djali i Ajatollahut të Madh Mohammed Sadeq al-Sadr, i vrarë nga pushteti i Saddam Hussein.

Video e vrasjes së Ajatllohaut qarkullon  në internet dhe ajo tregon dy vrasës që dalin nga makina dhe qëllojnë mbi al-Sadr dhe dy djem të tij. Ishte një ngjarje që shenjoi ndarjen e thellë mes shiitëv dhe sunitëve në Irakun e Sadamit.

Kleriku i tanishëm ishte i pari që krijoi një milici Shiite për të luftuar trupat amerikane dhe ai drejtoi dy rebelime kundër tyre. Bashkë me SHBA, edhe liderët sunitë arabë e kanë akuzuar ushtrinë e tij se qëndron pas shumë vrajseve me motiv sektar.

Ideja qëndrore e tij është nxjerrja jashtë Irakut e forcave të huaja dhe restaurimi i një Iraku të bashkuar.

Kjo duket se ka dhënë efekte elektorale. Ai ka dëshmuar edhe aftësi manovruese përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi me komunistët. Sekretari i Përgjitshëm I tyre, Raed Fahmy citohet të jetë shprehur se:

Rëndësia e kësaj vote qëndron në faktin se ajo është një mesazh i qartë se njerëit duan të ndryshojnë sistemin e qeverisjes që ka prodhuar korrupsion dhe dobësuar institucionet e shtetit. Është një mesazh në mbështetje të pasjes së marrëdhënieve të balancuara me të gjithë bazuar në respektin dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të Irakut

Haidi al-Almiri, njeriu kryesor i iranianëve renditet deri më tani në vend të dytë. Njeriu tjetër i tyre, Nuri al-Maliki po kështu nuk ka dalë mirë. Njeriu i amerikanëve, Haider al-Abadi nuk ka përmbushur pritmëritë.

Ndonëse nuk ka ende një fitues dhe një njeri që do të qeverisë, rezultati i arritur nga al-Sadr përbën një sinjal që po lexohet me shpejtësi si sfidë ndaj politikës iraniane dhe amerikane në Irak. Për SHBA kjo përbën një humbje që zhvlerëson të gjithë investimin e bërë në thuajse dy dekada.

Nuk është e qartë se cili do të jetë reagimi, por Reuters kujton një deklaratë të këshilltarit kryesor të Ajatollah Ali Khamenei në shkurt, sipas të cilit:

Irani nuk do të lejojë që Iraku të qeveriset nga liberalët dhe komunistët

Në analizë të fundit është korrupsioni dhe pakënaqësia në rritje ajo që favorizoi al-Sadr që diti të bashkonte me një mesazh nacionalist shumë irakenë. Edhe pse pas turbanit të tij kanë nisur të shohin ndarje fetare.

Zgjedhjet në Irak u mbajtën më 12 maj gjashtë muaj pas referendumit për pavarësi në Kurdistanin iraken e ku 93% votuan pro pavarësisë së rajonit. Ishte kjo ngjarje që provokoi nevojën e kalimit në garë elektorale që u shty me disa muaj për shkak të përballjeve në terren me Shtetin Islamik.

n.s. / dita

May 18, 2018 09:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*