“Është ndalur fryma…” Çorientimi mes gjyqtarëve e prokurorëve para Vettingut

October 21, 2017 20:43

“Është ndalur fryma…” Çorientimi mes gjyqtarëve e prokurorëve para Vettingut

Çfarë po ndodh me drejtësinë tani që institucionet e reja të vettingut ende nuk janë ngritur? Është ndalur fryma dhe po pritet! Kështu e përshkruan kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja situatën ku ndodhet gjyqësori sot.

Në një intervistë për Top Channel, zoti Dedja shpjegon se kjo situatë rëndon jo vetëm mbi njerëzit e drejtësisë, por edhe qytetarët e thjeshtë të cilët po zvarriten. Një shembull i tillë është Gjykata e Lartë, e cila ka ngelur me minimumin e gjyqtarëve, ndërkohë që stoku i dosjeve po shumëfishohet.

“Vettingu duhet të nisë një sahat e më parë edhe për arsye të problemeve që ka krijuar në gjyqësorin e zakonshëm. Natyrisht ka dhe gjykime në sistemin e prokurorisë. Nga bisedat me gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha shkallëve vërehet një tulatje, fashitje, një çorientim mes gjyqtarëve dhe prokurorëve, gjë që ka çuar në krijimin e dosjeve stok, në mosgjykimin e çështjeve të rëndësishme, duke pritur se çfarë do të ndodhë. Këtë e kanë dëmtuar deklaratat e nxituara që janë bërë që në fillim, se tërë sistemi është i korruptuar, gjithë gjyqtarët dhe prokurorët janë të korruptuar, duke dëmtuar kështu efiçencën e tyre, shumë prej të cilëve janë profesionistë”, deklaron Dedja.

Por edhe vetë Gjykata Kushtetuese, që ka mbetur me 7 anëtarë nga 9 që duhet të jenë, ka nën shqyrtim ligje që lidhen me vettingun. Nga ana e tij, Dedja premton shpejtësi.

“Pritet që vendimmarrja të jetë sa më e shpejtë të jetë e mundur dhe kjo nuk do ndikojë në cilësinë e vendimmarrjes. Nuk është vetëm problemi i vettingut, por janë tre ligje që po shqyrtohen njëkohësisht: ligji për qeverisjen gjqyësore, ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ligji i vettingut. Pra, është një vendimmarrje e rëndësishme që kërkon kohën e saj”, nënvizon Dedja për TCH.

October 21, 2017 20:43
Komento

4 Komente

  1. MH October 21, 21:15

    Vettingu tmerri i horave,krimneleve dhe te korruptuarve!!!!

    Ndaj opozita gjeti kete disballancim ne institucionin e drejtesise ku perfshihen gjykates,prokuror te korruptuar te ujdisur edhe me krimin te cdo llojit.Dhe inprovizuan arrestimin e ish Min.te Rendit per te kaluar situate e strategjise se marrshimit te vitingut larg vemendjes se popullit dhe mbrojtjes se vetvetes antivetingashet.

    Reply to this comment
  2. Hajdut banke shoku i Full-hajnit. October 22, 00:13

    Bashkim e sigurove bythen edhe me nje mandat 9 vjecar rri aty e mshoj, se kur nuk qe Vetting “Nuk kishte dosje sa nje mal te pagjykuara”.
    Po te kesh ne Gjykaten e Larte gjykates si Arjana Full-hajni (gruaja e Ardianit dhe nena e Erikut me Farrari) vetem dosje te pagjykuara do te kesh, ato qe gjykohen e kane paguar haracin, hajduteri sheshit.

    Reply to this comment
  3. zeriaresyes October 22, 05:38

    Asnje te mos cororditet por te vazhdoje punen per te cilen ka pranuar ta beje me ndershmeri deri ne fund kur te gjithe hajdutet te marrin ate qe ju takon.
    Nese nuk jeni ne gjendje te kryeni detyren me mire largohuni. AntiVettingasit kete pune kane se e dine ci pret.Prandaj hapni syte dhe beni detyren qe drejtesia te behet per kedo qe e ka shkelur ate.

    Reply to this comment
  4. A October 22, 09:35

    Po vete Dedja sa e vonoi vendimin per vettingun dhe tani ankohet!Drejtesia shqiptare duhet te shplahet nga te gjithe dhe te filloje ngritja e sistemit nga e para!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*