Sot është një nga njerëzit më të kamur në botë, por në 1977…

March 19, 2018 02:58

Sot është një nga njerëzit më të kamur në botë, por në 1977…

Ai është një nga njerëzit më të pasur në botë, por skedën penale nuk e ka plotësisht të pastër.

Bill Gates është arrestuar dy herë, në 1975 dhe në 1977.

Herën e parë udhëtonte me shpejtësi dhe pa patentë, herën e dytë sërish pa patentë, madje nuk i ndaloi sinjalit të policisë.

Në këtë foto, ai pozon buzëqeshur në arrestimin e tij në 1977 në Nju Meksiko.

Bill Gates (William H. Gates) është pronari dhe kryearkitekti i firmës së njohur Microsoft e cila bën xhiro rreth 40 miliardë dollarë amerikanë në vit edhe ka 128,000 punëtorë të shpërndarë në 85 vende të ndryshme në botë.

I lindur më 28 Tetor 1955, Gates u rrit ne Siatëll të ShBA-ve bashkë me dy motrat e tij. I ati, William H. Gates Sr., ishte avokat në Siatëll ndërsa e ëma, Mary Gates, ishte mësuese.

Gates filloi të programonte kompjutera që në moshën 13-vjeçare.

Në 1973 Gates filloi studimet në Universitetin e Harvard-it. Por ai e la Harvard-in që t’i përkushtohej Microsoft-it, një kompani që e kishte ndërtuar në 1975 bashkë me mikun e tij të fëmijërisë Paul Allen.

Gates u martua më 1 Janar 1994 me Melinda French Gates. Ata kanë tre femijë.

n.s. / dita

March 19, 2018 02:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*