Është një rast që nuk vjen më

Nga Pëllumb Kulla July 14, 2013 09:10

Është një rast që nuk vjen më

Zgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike, më 22 korrik, është një rast i artë, nga ku mund të përfitojnë shumë njerëz edhe grupe.

Mijëra vetë habiten se përse shqiptarët nga jashtë formacionit politik të Berishës shqetësohen dhe japin mëndje mbi thagmën që bëhet atje për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Po, more zotërinj, është fare i natyrshëm interesi pasi vërtet kemi të bëjmë me historinë e një partie por, ama, historia e saj është pjesë përbërëse e historisë së gjithë shqiptarëve. Partia Demokratike është një parti, lindjen e së cilës e përjetuam me lotë lumturie, e festuam, e përshëndetëm, iu bashkuam dhe jetuam me të derisa, kush më parë e kush më pas, e kuptuan se ajo degjeneroi. Pas ca vitesh PD-ja ruajti vetëm shënjat ballore, siglën dhe emrin,  por shumë shpejt pastaj ajo u uzurpua, u privatizua, u shndërrua në një parti ku u shkelën idealet, u stimulua epshi i xhvatjes të pasurive shqiptare, u nxit pabesia, mashtrimi, u vadit servilizmi, frika dhe dyfytyrësia.

Është rast i artë për t’i rikujtuar të gjitha këto, kur fajtori numër një, pranon se shqiptarët nuk e duan më. I bindur se as anëtarësia e partisë  që ai kalbëzoi nuk e do më, deklaroi hapjen e rrugës për një lider të ri.

Të gjithë shqiptarët duan një shëndoshje të Partisë Demokratike, një shëndoshje të vërtetë dhe jo formale siç po e duan ish-kryetari me dy aktorët e farsës që po luhet. Shqiptarët dhe të huajt dashamirës duan një Opozitë të shëndetshme, shumë më të mirë se kjo që erdhi në pushtet. Cilësia e demokracisë së një vendi duhet lexuar te Opozita, pasi kundërvënia, vigjilenca dhe bashkëpunimi i saj është çështje vitale për një shoqëri njerëzore. Opozita ia bën jetën të vështirë qeverisë, por ua bën të lehtë qeverisjen popullit.

Është rast i artë për anëtarët veteranë që në këtë proces zgjedhor të thonë, pa atë frikën nga gogoli, ato që kanë menduar me gojë të kyçur.

Është një rast i artë për anëtarët e “Byrosë Politike” të PD-së, pjesa më e madhe e të cilëve me PD-në janë divorcuar dhe rimartuar, kanë kandiduar për kryetar në ca zgjedhje të shtrembëruara dhe kanë goditur me kokë murin shkëmbor. Ata kanë rastin të flasin për ndotjen e tyre, për mëkatet personale dhe kjo do t’i jepte energji një analize globale, të cilën Berisha nuk e do. Nuk e do pasi ai e ndjen që i vetmi vend ku mbetet të flitet mirë për të është partia e tij, dhe po u nxinë bëmat e tij edhe në gjirin e partisë, atëhere katastrofa merr përmasat e fundit të botës.

Është një rast i favorshëm për Olldashin, që një javë para votimeve, të tërhiqet nga gara dhe t’i sjellë zgjedhjet në dimensionin real që ato kanë në të vërtetë, që s’janë gjë tjetër, –pra, – veç një noterizim i trashëgimtarit të caktuar. Zoti Olldashi i mban mend, por unë i lyp ndjesë t’i rreshtoj vetëm dy a tri nga farsat zgjedhore në PD.

Që të tingëllonin si zgjedhje të lira për kryetar partie,  dhe që të ruanin formën e garës, Berisha caktoi në një rast të ndjerin Arbnori, që t’i bënte rivalin. Mbahet mend përgjigja historike e Arbnorit kur e pyetën se si e mendonte rezultatin: “Un’ – tha Pjetri, – kam shumë miq dhe dashamirës në kët parti, por un’ i ftoj ata t’votojn për kundërshtarin tem, se na nuk kena ma të mirë se aj. Edhe un vetë  për të kam me votue!” Ca vite më vonë, një anëtar tjetër i “Byrosë Politike”, Genc Pollo, mori guximin, pa marrë më parë autorizimin e “Sekretarit të Parë” dhe në zgjedhjen e radhës kandidoi për t’u bërë kryetar. Dhe i kish të gjitha kartat në rregull, i gjori! Ishte jo dokushdo, por nënkryetar i Berishës! Pra, teorikisht, për të bërë rokatën, ishte njeriu më i afërt me përsosmërinë! Përsosëmeria, – dihej, – ish kryetari që gjendej mbi fron! Por kryetari  lejon ta rivalizojnë vetëm ata që ngarkon ai. I pacaktuari Pollo u sha, u përbuz, u dhunua. Kalimi i tij para selisë shoqërohej me fishkëllima, deri sa ai hoqi dorë nga gara dhe e la Berishën fillikat që të dilte i pari pa asnjë kundërshtar. (Çudi si nuk garon Polloja këtë radhë! Ishte rasti më i mirë për të. I janë shuar ambiciet, apo e ka përvetësuar mësimin?!). Atëkohë  Berisha qe tërbuar nga lënia që i bëri garës nënëkryetari i tij dhe kërkoi t’i sillnin për të mundur një kandidat tjetër më të mirë. Lipsej të krijohej tensioni zgjedhor, sikur Berisha do ta fitonte zgjedhjen me spazma zemre. U mundua të gjente dikë që të tingëllonte i ndryshëm nga vetja e tij. Pra jo një ish-komunist, siç ishte vetë, por një ish-ballist, një njeri që i kish ardhur dita të kryesonte partinë e parë antikomuniste. Thirri zotin Uran Butka dhe e urdhëroi të mbrehej me të. Butka nuk ia prishi qejfin e farsës dhe, i trembur, se mos vërtet fitonte mbi shefin, e hodhi dhe ai votën si Arbnori. Djali i komandantit të nderuar ballist, me kënaqësinë e plotë që të sjell fitorja, e humbi ndeshjen. Fitoi komunisti… Në vitin 2009, pastaj, komunisti ynë i rrallë e ndjeu qesharakërinë e zgjedhjeve të tija të shumta në Shqipëri dhe në parti. Me kokën lart doli kandidat i vetëm për kryetar. Deputetët dhe militantët demokratë e pritën me ankth rezultatin. Dhe zoti Olldashi e di se kush triumfoi në garën pa asnjë konkurent, apo jo?

Farsa e radhës që përgatit sot ky autor i njohur farsash dhe kryeqeveritar në ikje, jep edhe motivime të tjera më të thella. Është një rast i artë edhe për fuqizimin e partisë dinjitoze të FRD-së, e cila na jep shpresë të jetë ajo PD, që u nis para 20 e ca vjetësh, por e dislokuar tani në një seli, ca më tej parlamentit. Se sot Partinë Demokratike e përbëjnë të gjitha ata që, ose i kanë kthyer me neveri krahët, ose po sfidojnë autokratin shëmbullor. Është një rast nga më të rrallët që anëtarësia aktuale e PD-së, ta kërkojë masivisht jetën politike krah një ish-nënkryetari tjetër të saj, zotit Bamir Topi. Deputetët e rinj, (jo shokët e Berishës-junior),dhe liderët demokratë të periferisë mund ta shohin fare mirë veten në një mjedis më të ajrosur, në atë të FRD-së.  Kështu “pronarëve të PD-së iu mbeten karriget e Parlamentit, demokratëve të thjeshtë iu mbetet partia.” – siç e shpreh fort bukur në një opinion, shfaqur para dy ditësh në gazetën Shqip, i nderuari Besnik Gjongecaj, për coincidence, një ish- nënkryetar tjetër i PD-së, edhe ky! Është një rast i shkëlqyer për masën e demokratëve të vuajtur për t’i nënvizuar Berishës historinë e “një ndërtimi pa lejë”, mandatin e Kastriot Islamit! Le t’ia lënë Kaçit  partinë,  selinë, dhe kryesinë e grupit parlamentar!…

Një rast i favorshëm është ky edhe për Presidentin Nishani, që të flakë tej pelerinën e kukllës që mundohen t’i hedhin mbi supe, edhe ata që e vunë, edhe ata që e pritën me fishkëllima caktimin e tij.

Por mbi të gjitha është një rast i artë për Kryeprokurorin Llalla, i cili është kaq i freskët dhe i patestuar në detyrën e tij kyçe, ngaqë i jepet mundësia historike, një nga më të rrallat e shoqërive njerëzore, të dërgojë për gjykim shumë fajtorë me pesë yje,  tok me kryefajtorin, dashin e kopesë. Shëmbulli i kroatëve me dënimin e kryeministrit është i freskët dhe i madhërishëm. Dërgimi i këtij tonit në bankon e të akuzuarve u jep rast edhe gjyqtarëve deri tani të përfolur, që ta bëjnë detyrën e tyre ndershmërisht. Këtë radhë ata janë më me pak presion se kurdoherë. Ndershmërisht le ta falin atë, nëse e gjykojnë pa faj, ose ta përcjellin matanë hekurave po iu vunë në dukje gjëmat. Dhe të mbeten edhe ata gjyqtarë në historinë e mundimshme të demokracisë së shqiptarëve. Unë mendoj se pjesa dërmuese e tyre, përveç frikës (së turpshme, gjithsesi!) nuk duhet t’i kene këtij njeriu borxhe të panjohura. Teksa dhjetra herë kanë tradhëtuar moralin për amoralitetin, këtë herë le të tradhëtojnë amoralitetin për moralin!

Dhe në fund është edhe një njeri, që më 22 korrik ka rastin e artë. Ky është Sali Berisha vetë, autori i farsës. Në skenarin e tij, këtë radhë në rolin tim të preferuar të regjisorit, sugjeroj një tërheqje spektakulare të dy kandidatëve! Përfytyroj një gjunjëzim dorë pë dore të të dyve, në një duet, të përgjëruar le t’i kërkojnë udhërrëfyesit Berisha, që ai të mos heqë dorë nga kryesimi i partisë së tyre. Por edhe si regjisor, më duhet ta pranoj, Berisha është më i mirë se unë. Ai mund të inskenojë një sallë me 3000 demokratë që shkrihen në lot. Urdhëron Fahri Balliun t’u shkruajë atyre një lutje që të na ngrerë mornicat, dhe regjisori organizon me art, një vullkan kërkesash, që ai t’u prijë akoma në histori. Pastaj mediat televizive që po përgatiteshin ta linin, sipas porosisë së tij strikte regjisoriale, do të japin lutjen e Balliut që përsëritin me ngashërime, njëpasnjë, të tëra krahinat, brënda dhe rreth kufijve. Dhe me sovraimpresion përmbi pamje turmash të përmbytura nga lotët shkruhen “VLORË”, “GJIROKASTËR”, “FIER” “TETOVË”, “GËRDEC”…  Do të jetë një korale maestoze që do të mbahet mend!

Dhe lideri do të pranojë. Ai, ndryshe nga ç’e përflasin është energjik, me një vullnet të çeliktë! Dhe ka një plus të madh: në humbjen e qershorit është fare-fare i pafajshëm! Po, po, Sali Berisha do të pranojë. Nuk ka asnjë arsye që të mos i bindet popullit që pas asaj të djele të zezë është rikthyer te mirënjohja. Dreqi ta marrë, një njeri i pafajshëm nuk mund të largohet vetëm nga dëshpërimi! Dhe as nga mosha! Përse ai, muaj me radhë, ofrohej, po me këtë moshë, për të mbetur edhe katër vjet kryeministër e nuk mbetka në krye të Partisë?! Telashet e kryeministrit të marrin shpirtin, kurse kryesimi në parti është hiçogjë!

Sidomos, në PD-në e sotme, kryetar, është detyra më e lehtë në botë!

Nga Pëllumb Kulla July 14, 2013 09:10
Komento

16 Komente

  1. Velecik Mali July 14, 10:33

    O pellumb. kujt ja mba b.tha te terhiqe nga gara. Edhe po doli luli ( jo se fiton), qe ka shume mundesi, prap sala do ta drejtoje partine.Dhe do baje zhurme cdo dite kunder qeverise qe te dali 18 herene dite ne ekranet e Tv. E dij qe edheti i ketij mendimi je. Sidoqofte artikkulli ka velra per demokratet naiv. Ti ke meriten ,o Pellumb, se tepakten ja hoqe nja 10.000 fota sales me shkrime gjate fushates.Gjithe te mirat. Velemali

    Reply to this comment
  2. bakja July 14, 10:37

    si qe te vije puna do dale kryetar nje bq nga sala

    Reply to this comment
  3. Tani July 14, 12:03

    Se ke kuptuar Z Pellumb qe kjo parti nuk ekziston.Ku ka me budallenj qe i bejne hosanara ketyre.Te harxhosh kohe me keto duke dhene opinione me duket kot.Kjo eshte bande e shpartalluar.

    Reply to this comment
  4. VFLP July 14, 13:39

    Zoti Pellumb Kulla
    Ju jeni bashke me Sali Berishen arkitekte ne ndertimin e sistemit te krimit.

    Reply to this comment
    • Gazi July 14, 14:15

      Vdekje Fashizmit!

      Reply to this comment
    • ana July 14, 15:01

      Eh,more Pellumb Kulla,si vajti kjo pune.Dikur ishe perfaqesues i Shqiperise ne OKB,ky Berishe te dergoi.Tani Berisha na del i keq,na del gjakatar…Po si eshte kjo pune,xhanem?Si ty,njelloj edhe Cakuli,edhe…He,thuaji emret e tjere se i nejh shume mire,jane te pendes se humorit,si puna jote…

      Reply to this comment
  5. Gramoz July 14, 15:09

    PROFESOR I NDERUAR nuk eshte faji i sali berishes gangrena jane ata qe e ndjekin pas e kam fjalen per turmen e ruges i nderuari yne profesor nuk ja lejoj vetes time qe te kundershtoj apo dje te pretendoj se di te analizoj me mire ,,ose ti shtoj apo ti heq dicka komentit tuaj te arte ,,por me mendjen time si njeri qe me dhimset vendi faji i mbetet turmes qe nuk heq dore nga vesi i keq i se kaluares d m th lideri ky njer qe ka 23 vjet te lider edhe kater qe ker konte te rinte ,atehere a nuk do shkonte sa ai i pari ,,sindromi i shqiptarit ne lidhje me liderin eshte shume e rezikshme per demokracine ,,po hajde ti mbushim mendjen turmes ..profesor i nderuar edhe une edhe ju e kemi dashur ate parti ,po sot nuk pajtohemi ne rugen e saj te mbrapshte ..a nuk ka intelektuale ne ate parti dh nuk kane kurajo te thone te verteten duam apo nuk duam profesor me keqardhje keta nuk e duan demokracine kur nuk e thone keta c mund te presesh nga turma e ruges i dashuri yne eshte renqethese kur degjon nje aktore e mirenjohur qe me mire sesa ju nuk e njeh askush ..ngrihet e thur lavde per liderin shume me keq se ne kohen e ati te parit ,,elitat profesor jo te gjithe po nje pjese kane degraduar profesor ,dhe kjo eshte e trishtushme keta njeres nuk idkane asnje ideal pervec parase..profesor te lutem qe te provosh se fare karakteri kane keta njeres ju si regjizor me vlera te pa kontestushme ,,hidh ne skene nje rol ku berisha te jete me negativi ,,jepi para e te shikosh ke do zgjedhin mos mendoni se do zgjedhe berishen jo kure ,,do zgjedhe parane ja kaq larg ka shkuar intelektualet nuk mund te komentoj me e neqoftese dicka nuk shkon ne comentin jam gati me shume respekt tu kerkoj edhe falje shendet ju dhe bashkeshortja juaj e nderuar

    Reply to this comment
    • VFLP July 14, 15:54

      @ Gramoz
      Pofesor i nderuar Pellumb Kulles ????????????????
      E shikoj niveli i juaj ka kapur Olimpin!!!!!!!!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
  6. tradita July 14, 16:09

    o Pellumb Kulla, po behesh leter higjenike e perdorur dy here. Nje here kur Sala ishte ne pushet dhe tani kur Sala eshte ne opozite. Dhe kush po te perdore……te apkten te te paguajne mire

    Reply to this comment
  7. vullnet July 14, 16:13

    Edhe ne enderr do ju dali Berisha.Se jeni bukeshkale.Ju nuk dini cfare eshte karakteri.Ndrroni njeqind flamure dhe hidhni shahshka nga USA ku te dergoi doktorri.Edhe njeqind vjet te drejtonte Ramushi nuk do te vinte as roje ne teatrin popullor ku mburresh me skece dhe fejtone te dala boje

    Reply to this comment
  8. Kerpaci July 14, 18:12

    Berisha eshte produkt joni dhe une s’besoj se mund te reformohet kjo parti perderisa hiqet sikur eshte gati ta festoje humbjen si te ishte fitore. Te mburret me krimet, grabitjet dhe sistemin me te poshter te pasigurise qe ngriti. Detyra e demokrateve te vertete eshte e veshtire por jo e pamundur. T’i ktheje shpinen ketyre mostrave dhe te rigrumbullohet e ripozicionohet me qartesisht.

    Reply to this comment
  9. ora09 July 15, 17:05

    Vetem nje gje thote P.Kulla qe vertet duhet ndjekur: FRD duhet fuqizuar se ndryshe jo tete por 16 vjet do te rrije PD ne opozite.

    Reply to this comment
  10. Lugu i Zi July 15, 17:10

    Eh,more Pellumb Kulla! Të ishe dje,si je sot,si ishte Radishevi yt,e miku im i gazetave…do kuptonim “projektin” Alia,më mirë!Drejt e paté me ate gjetjen për Pal Melyshin,por vonë sepse tani Pal Melysh doli dhe Kastriot Islami!Ti nuk dije gje dhe merrje grada nga Berisha,por une dhe Radishevi yt ishim kundër Saliut dhe kunder teje! Natyrisht ti mund te cuditesh,por tani ti je ku ishim ne që sulmonim me forcë Berishen dhe ti shkrimet e Radishevit nuk i ke lexuar atehere se ishit pompuar nga Berisha me post në OKB! Radishevi mbeti miku im i varfer,socialist me kunatin ambasador ne OKB!…Ti sot nuk gabon!Kjo eshte pozitive dhe tani je personazh pizitiv në skenën e vjetersise politike te Shqiperise! Opsionet e tua jane të qarta,por as Olldashi,as Basha nuk kthehen dot pas.Kjo sepse pas Berishës,eshtë drejtimi i skeduar ramizist që obligon levizjet dhe kontrollon situatat.Te shpjegoi une ty ramizizmin qe rrenjet i shkojne gjer ne Beograd,me duhet te ritregoje lirinë e Kosoves,qe duhej nderprere,nese atje shqiptaret rrebeloheshin.Dhe kjo nderprerje duhej bërë nga Shqiperia,ku lufta e klasave duhej forcuar,interrnimet duheshin shpeshtuar,burgjet duhej të mbaheshim plotë,kosovare nacionaliste qe kalonin kufirin per Shqiperi duhej ti ktheheshin Qendrës,Beogradit,shqiptare e kosovare shpesh dhe te vriteshin.Shqiperia pas,erresire e vuajtje,qe kosovaret kur te kujtonin bashkim Kombetar,apo ndarje,të shkonin vrap të puthnin Titon!I rash shkurt,per te kuptuar PAL Melyshin tend,qe sot projekti i ka degraduar dhe ai do ta rekuperoje me Bashen,prejardhja komuniste dhe Olldashin,prejardhja antarë te KQPPSH…Kujton se Islami erdhi rastesisht në PD?Kujton se Berisha e pranoi me vullnetin e tij?…Kujton se lista e ish spiuneve te sigurimit në PD,eshtë alibi per njollosje të Berishes? Nuk ka shans njeri të ktheje pas “projektin” Alia qe ka firmetim,me probabilitetin me të lartë, në Beograd!…Basha do fitoje,Olldashi do humbas!Konkurimi më i denjë në PD për pluralizëm dhe projekt të Ramizit,(Arben Imami ne takimin e Alië me studentët e ftoi atë të drejtojë demokracine-shiko kaseten e regjistrimit)do të ishte ai midis Kastriot Islamit,fitues i PD dhe Berishës,humbës i PD!Do fitonte në të dy varjantet e mundshme ramizizmi jugosllav…(edhe ish sigurimi,si dhe PPSH, ishte ndare ne monizëm ne dy grupe,Jagot dhe komunisto-nacionalistët…Ti pas ’90 beje pjese tek Jagot!…Kuptove dhe ndryshove tabllot,në skenën e sotme je atdhetar,pa pershkruar thellesisht Jagot!…Në pamundesi kandidimi te Islamit dhe konkurenses me të tê vetes,Berisha dy nxori bijte e ish PPSH,Bashën dhe Olldashin dhe vet siper tyre me Islamin,Elezin,që i peshperisin ne vesh “pikat e projektit”….Jagot, gjer me 23 qershor kishin triumfuar dhe me vjedhje e djegie kutish!…Tani Sovrani i dogji!…Ti ke ikur nga banda, ke zbuluar Pal Melyshin e PD se vdekur;ke kapur kohen dhe ngritur siparin e dramës.Aty Radishevi dhe une jemi ata që ishim dhe dinim për pardesybardhet e Ramizit…Nuk ka me vlere Berisha, Basha, Olldashi! Ata i varrosi sovrani! Tani kemi punë me Ramen,Meten, dhe Rikindjen e tyre dhe integrimin…Une u besoj ardhmerine!…Dhe ti je ardhmeri,duke shkundur pluhurin e viteve monstruoze të vrasesit Berisha!Ne arsyetojme ndryshimin tend pozitivist!…Ke plotsisht të drejtë tani,por nuk ka shurdh që degjon!…

    Reply to this comment
  11. arta July 16, 15:25

    po si ske turp mor pellumb kulla kur te vleresoi sali brisha ishte burre tani qe ai nuk ka pushtet per ty eshte i pndershem turp.turp kushte beson ty apo ndonje si ty

    Reply to this comment
  12. Gramoz July 17, 15:55

    VFLP eshikoj qe do te besh debat me mua ,por nuk mund dot te kuptoj .se i perket ati sllogani qe qe identifikohesh apo i slloganit me dy gishta per pjete nese ke tru dhe ke kurajo dhe bureri kur ben te tilla provokime kjo nuk eshte as njerezore e as burerore ,,ty te mungon forca e llogjikes dhe argumentit ti nuk meresh me objektin po meresh me subjektiin ,,une shpreh mendimin tim dhe ate respekt qe kam per te si artist , tani me thuaj ti me ate mendje qe ke ti c fare shikon ti e c te sheteson ty ne kete mes une nuk e kam tagrin a te fyej e as te ironizoj .nese e bej kete do te bie ne nivelin tuaj e do behem qesharak ti dukesh qe je njeri medioker dhe nga keta njeres nuk ke c pret pervec dokra te tilla por e shikoj dhe jam i bindur qe ti i meriton ato qe te kam thene me lart dhe je njeri nuk meriton te flitet me ty ,,me njeres me kete mentalitet si i juaji shqipetaret nuk shkojne perpara kure …qe ta mbyll c faredo qe thuash c fare do qe te mendosh une njerezit e mire njerezit metru e me llogjike i dua ,,sepse jane keta qe e cojne per para prosperitetin e vendit tim ..njeres sity qe fyejne e per buzin njeri tjetrin nuk i duhen askujt provebi yne popullor thote [[ i qeshuri te qesh ]

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*