Është njeriu më i fuqishëm në botë dhe kërkon të shtyjë përpara “revolucionin e tualeteve”

November 28, 2017 14:52

Është njeriu më i fuqishëm në botë dhe kërkon të shtyjë përpara “revolucionin e tualeteve”

Vërtet është njeriu më i fuqishëm në botë, por në fokusin e Xi Jinping nuk janë vetëm ndërtime strategjike globale si “Rruga e Mëndafshit” apo rivaliteti me SHBA-në, por edhe “revolucioni i tualeteve”.

Presidenti kinez, Xi Jinping ka deklaruar se vendi i tij duhet të shtyjë përpara “revolucionin e tualeteve”, i fokusuar kryesisht në fushën e turizmit.

“Kina duhet të përmirësojë tualetet e vendit si pjesë e ‘revolucionit të tualeteve’ që synon të zhvillojë turizmin dhe të rrisë cilësinë e jetës së njerëzve. Ndërtimi i tualeteve të pastra është i rëndësishëm për të shtyrë civilizimin rural dhe urban dhe më shumë përpjekje duhet të bëhen në këtë drejtim. Së bashku me revolucionin e tualeteve, Kina duhet të ndërtojë objekte dhe shërbimeve më të mira për të rritur industrinë e turizmit”, ka deklaruar Xi.

Ky revolucion i nisur në vitin 2015-të i ka bërë autoritetet lokale më të vetëdijshme në rolin që luajnë tualetet e pastra jo vetëm në turizëm, por edhe në përmirësimin e mjedisit ku njerëzit jetojnë dhe punojnë, si dhe rrisin civilizimin në shoqëri.

Përpara 2015-ës, tualetet në fshat dhe zonat turistike kishin një reputacion të keq dhe vizitorët ankoheshin për mungesën e banjove publike, mungesës së higjenës dhe numrit të ulët të punonjësve.

Deri në fund të muajt tetor, të këtij viti, Kina përmirësoi dhe ndërtoi 68 mijë tualete në destinacionet turistike, numër që është 19.3% më i lartë se objektivi i vendosur. Një plan i ri i hartuar nga Administrata Kombëtare Kineze e Turizmit parashikon ndërtimin e 64 mijë tualeteve të tjera në destinacionet turistike përgjatë viteve 2018-2020.

Ndërkohë, presidenti Xi Jinping ka nisur fushatën që ky revolucion të shtrihet në çdo cep të vendit, për të gjithë qytetarët dhe jo vetëm për turistët.

November 28, 2017 14:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*