Është shkencore: Përkëdhelja ta zbut shpirtin

November 13, 2017 04:34

Është shkencore: Përkëdhelja ta zbut shpirtin

Truri ka nevojë për përkëdhelje, përqendrimi i disa hormoneve të hipofizës e vërteton këtë edhe shkencërisht. Eksperimente të shumta shkencore kanë treguar se sa të rëndësishme janë përkëdheljet për qeniet njerëzore. Ato gjenerojnë efekte të jashtëzakonshme emocionale. Është vërtetuar se nevoja emotive është një domosdoshmëri themelore për ekzistencën tonë. Mungesa shkakton pasiguri, ankth dhe çrregullime të personalitetit. Janë të ndryshme motivet, të cilat përmirësojnë ndërveprimet në marrëdhëniet tona. Le të shohim disa:

1)Shfaqja e gjesteve të dashurisë, rrit nivelin e oksitocinës, hormon që redukton ankthin dhe frikën dhe dhuron qetësi e harmoni. Nivelet e tij rriten shumë gjatë orgazmës, por edhe kur marrim përkëdhelje

2) Shfaqja e dashurisë me gjeste është jo vetëm një mënyrë për të konsoliduar marrëdhënien dhe për të favorizuar empatinë. Ajo ka efekt në presionin gjakut dhe rrit përgjigjet imunitare të organizmit duke na ndihmuar me viruset.

3) Kur dy persona që duhen janë të bashkuar në një përqafim truri regjistron një sinkronizim cerebral me efekte pozitive në mirëqenien psiko-fizike. Ndaj shprehja e dashurisë nëpërmjet ledhatimeve na bën më të duruar dhe më të ‘vërtetë’.

4) Përqafimet, puthjet dhe përkëdheljet ulin nivelin e kolesterolit. Kjo përmirëson përqendrimin, efiçencën dhe ndikon që të kemi një gjumë të mirë. Si rrjedhojë ndikojnë pozitivisht në humor dhe në mirëqenien e përgjithshme.

5) Përkëdheljet stimulojnë aktivitetin cerebral te të porsalindurit. Ato forcojnë zhvillimin e trurit dhe stimulojnë maturimin. Të vegjëlit e mbushur me përkëdhelje nga prindërit bëhen të rritur më socialë dhe më pak agresivë.

6) Lëkura përmban shumë fibra nervore që aktivizohen nga prekjet kur jemi të përqafuar por edhe kur është vetëm një dorë që mbështetet në shpatullën tonë. Stimulimi i tyre bllokon fibrat e tjera, që transmetojnë mesazhet e dhimbjes.

Natyrisht, e gjithë kjo nuk do të thotë që t’iu japësh njerëzve puthje dhe përkëdhelje pa dallim, sepse shpesh konfidenca e tepërt  shkakton bezdisje dhe frikë. Siç nuk është e vërtetë që personat që janë disi më “të ngurtë” në përkëdhelje nuk na duan. Ndoshta janë thjesht të pamësuar në përdorimin e kësaj forme të jashtëzakonshme të komunikimit emotiv.

b.m. / dita

November 13, 2017 04:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*