Eshtrat e ushtarëve grekë në Bularat, ambasadorja: Të rifillojë komisioni

October 28, 2017 19:32

Eshtrat e ushtarëve grekë në Bularat, ambasadorja: Të rifillojë komisioni

Në ceremoninë e përvitshme simbolike pranë varrezave të të rënëve grekë të luftës italo-greke në Këlcyrë dhe Bularat u ngrit me deklarata të forta çështja e eshtrave të pagjetura të shumicës së tyre.

 Qindra qytetarë grekë, të afërm të ushtarëve të vrarë udhëtuan drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore.

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani kërkoi nga Bularati rifillimin e punës së komisionit dypalësh për çështjen e gjetjes së eshtrave të ushtarëve helenë.

“Shpresojmë që marrëveshja me Shqipërinë, si një vend anëtar i NATO-s, të bëhet funksionale sa më shpejt për gjetjen, identifikimin dhe rivarrosjen e të rënëve tanë. Është detyrimi ynë të përpiqemi derisa të marrim edhe ushtarin e fundit të rënë në Shqipëri”, u shpreh Surani.

Ndërsa kreu i Shoqatës së Ushtarëve të Viteve ‘40 pa Varr, Jorgos Surlas kërkoi rihapjen e çështjes, që sipas tij është e mbyllur prej më shumë se 6 vitesh.

“Ka vetëm 59 varre këtu në Bularat dhe për këtë i jemi mirënjohës banorëve që gjetën medalionet e tyre me numra dhe i shënuan më pas mbi gurët e varreve. Nuk mund të them të njëjtën gjë për qeverinë shqiptare. Ende pas 76 vitesh nuk kemi eshtrat e të rënëve. Marrëveshja e 2009-s nuk po respektohet nga Shqipëria dhe kjo po na indinjon të gjithëve. Jam i sigurt që po flas edhe në emër të familjeve të të rënëve”, tha Surlas.

Pala greke ka kërkuar disa vite më parë rivarrosjen në manastirin e Këlcyrës, në varreza murale të rreth 2.500 ushtarëve grekë që humbën jetën brenda territorit shqiptar gjatë luftës italo-greke, por bisedimet e komisionit ndërshtetëror të ngritur në 2009-n u ndërprenë në atë kohë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi këtë çështje.

October 28, 2017 19:32
Komento

7 Komente

  1. Kisha terroriste "greke" October 28, 20:40

    Jane 4 milon shqiptare ne “greqi”dhe nuk u njihet asnje e drejt, emrat ua keni nderruar, mbiemrat i kane eqi seqi, tokat ua moret, i vrat i pret,femijet i nxoret nga barku i nenave, kriminelet “grek “me ne krye kishen terroriste “greke”.

    Reply to this comment
  2. MH October 28, 20:42

    Edhe qeveria e monizmit nuk i ka gjetur te renet ne luften clirimtare>Per kete ka ngritur njimonument me partizanin e kohes se luftes si simbol i te renva po qe nuk dihet se sa jane dhe ku gjinden.
    Asht ne nderin tuaj ti merrni eshtrat e grekve nese keni sa do pak konsiderat dhe rrespekt.Mos i lini te dergjen ne dhe te huaj.Nuk i dihet vjen ndonji moment te vendoset me ligj per te gjithe te renet ne token shqiptare te terhiqen ne dheun e tyre pa asnji kusht dhe teper urgjente.Ndaj keni rastin ti merrni me ceremoni se sa shqelma bithes.Mbasi me eshtra nuk ekziston ndonji rrefan apo kerrabe me pretekstin minoritare.

    Reply to this comment
  3. luli October 28, 20:45

    PSE NUK I MARRIN KETA PISAT GREKE ESHTRAT E
    USHTAREVE TE TYRE SIC BENE ITALIANET DHE GJERMANET ?
    I LENE KETU SI GOZHDA E NASTRADINIT !!

    Reply to this comment
  4. Kisha terroriste "greke" October 28, 20:52

    Vetem “shtetet”artificiale krijojne dhe hapin probleme, shikoni izraelin,shikoni serbet, te ardhur nga karpatet e rusis shikoni “greket” qe u ben “shtet”nga fuqit e medha ne vitin 1821. Jane krijuar per te nxitur lufte, kush ka pak njohuri nga historia e kupton shume kollaj .Ne serbi filloi lufte e pare botrore .Vetem per tu perdorur nga fuqit e medha

    Reply to this comment
  5. Shefqet Cela October 28, 21:48

    Keto lloj bisedimesh, per te renet, behen PAS LUFTE.
    Ata, akoma kane ligjin e luftes. Cdreqin kerkojne?
    Kjo eshte nje nga plaget e lena nga Sali Berish, qe hapi kete kapitull makaber (edhe i duan edhe s’i marrin. Po na i lene po ne teritorin tone per qellime te mbrapshta).
    Eh! Sali, Sali, sa plage i ke shkaktuar ketij vendi!

    Reply to this comment
    • Po,Po October 29, 20:15

      Shume sakte e thote Shefqet Cela . Kur te perfundoje
      “lufta ” imagjinare midis dy shteteve , atehere mund te
      celen bisedime per kete ceshtje . Ky eshte argumenti me i forte qe duhet te perdore qeveria shqiptare , per t`iu mbyll gojen hijenave greke me “gozhden e Nastradinit ” !

      Reply to this comment
  6. - - - October 28, 22:51

    per cilen e mban vehten kjo greke trashe ,
    qe guxon te perdore tone te tilla -“te rifilloje” !
    Asgje sduhet te behet mendoj un . Nqs grekeve ju intersojn kockat e qeneve grek mbetur ne token shqiptare (gje qe per mua eshte nji mashtrim i turpshem) le ti kerkojne vet si ambasade dhe nqs gjejn ti marrin e cojne ne gerrqi . koha kur salih berisha , zbatonte planin e qeverrise greke e te janulles me varret e grekeve te vrare gjasme nga italianet ka marre fund . – Jane sulme te kordinuara qe i behen shtetit Shqiptare ,mbasi e shtyten ne farsen e tahirit,nga greket ,njeri pas tjetrit ,nga bushtra Pack ,siedhe nga be-ja e nderkombetaret .
    Nji sulm i tille ,qe perseritet her pas here ,me argumenta te sajuara ,kan per qellim ,coroditjen e qeverris ,kryeministrit Rama ,e i cili ,duke qen gjithmon nen sulme te tilla ,zhurmuse te tille ,s’mundet te mendoj i qete per te zgjidhur problemet e Shqiperise dhe shikoje ne hecjen perpara te saj . Kjo stradegjie te huajve ,grekeve etj ,mbeshtet brenda Shqiperise fuqishem nga dy partit opozitare pd lsi ,te dyja ne sherbim te hapur ,te antishqiptareve ,per te penguar perparimin e vendit .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*