Estetistja kap sëmundjen e rëndë tek klientja: Shenja e çuditshme tek thoi

August 22, 2017 13:30

Estetistja kap sëmundjen e rëndë tek klientja: Shenja e çuditshme tek thoi

Një estetiste tregoi përmes Facebook-ut se një ndër shenjat e melanomës, kancerit të lëkurës, mund të jetë nxirja e thonjve.

Një kliente hyri në sallonin e saj duke i kërkuar të lyente thonjtë me një ngjyrë të errët, në mënyrë që të fshihte vijën e zezë në mes të thoit të gishtit të madh. Kishte vite që shkonte në qendra bukurie dhe estetistet ia shpjegonin si humbje kalçiumi, të tjerë se ishte mpiksje gjaku.

Por Lisa Harrison-it nuk iu duk e arsyeshme që klientja e saj të vijonte me hamendje dhe e këshilloi të kontrollohej. Disa javë më vonë, klientja e telefonoi për t’i thënë se kishte zbuluar se kishte një lloj shumë agresiv të melanomës, i cili tashmë i ishte përhapur edhe në gjendrat limfatike.

Postimi i saj në Facebook është shpërndarë mbi 89 mijë herë.

“Ca javë më parë, më erdhi një kliente. Prej vitesh frekuentonte rregullisht qendrat estetike për thonjtë. Kishte një vijë të drejtë vertikale në mes të thoit. Sapo u ul, tha se i nevojitej t’i lyente thonjtë me një ngjyrë sa më të errët, që të mbulonte shenjën. Qendrat e thonjve e kishin “diagnostikuar” me lloj-lloj gjërash. Ca i kishin thënë se kishte mungesë kalçiumi. Ca se ishte e trashëgueshme. Të paktën 1 i kishte thënë se ishte mpiksje gjaku.

Kjo është melanoma! Nuk doja ta trembja, por i thashë se duhej të shkonte urgjentisht të vizitohej tek doktori! Sot, më telefonoi dhe më tha se po, ishte një lloj shumë agresiv i melanomës, që i ishte përhapur edhe në gjendrrat limfatike. Prognoza e saj nuk ishte aspak e mirë!

Ju lutem, kushtojuni vëmendje anormaliteteve tek thonjtë! Ndryshime të çuditshme tek thonjtë mund të mos jenë asgjë serioze, por ndonjëherë janë tregues i një sëmundjeje shumë serioze. Gjithashtu, hidhuni një sy thonjve të duarve dhe të këmbëve të më të moshuarve dhe të të dashurve tuaj që nuk e kanë të mundur t’i dallojnë vetë! Diagnoza e shpejtë mund të sjellë shumë ndryshim!”

 

August 22, 2017 13:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*