Ethet e listave, Basha ndjek strategjinë e Ramës, i lë të gjithë në pritje

May 24, 2017 16:32

Ethet e listave, Basha ndjek strategjinë e Ramës, i lë të gjithë në pritje

 

Partia Demokratike ka edhe një ditë kohë për të dorëzuar në KQZ emrat e kandidatëve për deputetë.

Por kreu i PD-së, Lulzim Basha, duket se po ndjek të njëjtën strategji si kryesocialisti Edi Rama, duke i lënë në pritje të gjithë ata që pretendojnë se do të kenë një emër në listën e kandidatëve për deputetë.

Nën ethet e listave të kandidatëve për deputetë, zyrtarët e strukturave të PD kanë nisur ecejaket në selinë e partisë Demokratike, këtë të mërkurë, ndërkohë që spekulimet nga mediat janë të shumta.

Një nga spekulimet është se Basha do të kandidojë në qarkun e Elbasanit, ndërsa ende nuk dihet se ku do të kandidojë ish-kryeministri Berisha, ndërsa flitet se ai mund të kandidojë në Tiranë, por jo në krye të listës.

Ndërkohë, në krye të grupeve të punës në terren u vendosën në Shkodër Edi Paloka, në Lezhë Arben Ristani, në Kukës Dhurata Cupi, në Dibër Ervin Salianji, në Durrës Florjon Mima, në Elbasan Albana Vokshi, në Fier Flamur Noka, në Berat Tritan Shehu, në Korçë Edmond Spaho, në Vlorë Grida Duma, në Gjirokastër Gent Strazimiri dhe në Tiranë Aldo Bumçi.

May 24, 2017 16:32
Komento

1 Koment

  1. Selenica May 24, 16:52

    Nje prove me shume qe verteton se marreveshja mes edit dhe lulit eshte shume me teper se nje qeveri per zgjedhje. Ata po ndajne jo vetem qeverine por po kerkojne te minojne demokraxine e mbetur duke kerkuar te diktojne cdo gje qe nga cilat parti duhet te qendrojne ne skene e deri te emrat pervecem te deputeteve qe zgjidhen ne menyre te turpshme nga kryetaret dhe ne menyren me jo transparente.keta kriminel me ne krye saliun po kerkojne te personalizojne pushtetin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*