Ethet e Nilit Perëndimor, Vasili jep alarmin: Shqiptarët janë të rrezikuar

August 17, 2018 11:38

Ethet e Nilit Perëndimor, Vasili jep alarmin: Shqiptarët janë të rrezikuar

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka dhënë alarmin për rrezikun e madh që mund të sjellë sëmundja e Nilit Perëndimor në Shqipëri.

Përmes një statusi në “Facebook”, Vasili thotë se në vend askush nuk flet për këtë rrezik.

Ai thotë më tutje se qytetarët nuk ka se kush i informon për shenjat e sëmundjes në fjalë dhe se ku mund ta marrin ndihmën e veçantë shëndetësore.

Vasili sheh si fajtore të vetme qeverinë, me në krye kryeministrin Edi Rama.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së madje nuk ngurron ta ironizojë këtë të fundit.

Reagimi i Vasilit

Ethet e Nilit Perëndimor, emergjencë mjekësore për qytetarët, por qeveria ka vdekur!

Ethet e Nilit Perëndimor janë një emergjencë e shëndetit publik për shkak të rrezikshmërisë së tyre serioze për shëndetin.

Prej Etheve të Nilit ka pasur mjaft raste në Europë, por edhe në Ballkan, ku nuk kanë munguar edhe vdekjet si në Greqi, Rumani, Kosovë, Serbi etj.

Vetëm në Shqipëri askush nga shteti nuk flet. Shteti është me pushime!

Qytetarëve nuk ka kush i këshillon e informon për shenjat e sëmundjes si dhe ku mund ta marrin ndihmën e veçantë shëndetësore për këtë problematikë mjekësore të rëndë.

E gjithë Europa është në alert.

Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve tërheq vëmendjen që rastet janë më të shumta se një vit më parë.

Sëmundja transmetohet nga mushkonjat dhe gjendja e përhapjes së tyre në Shqipëri dihet që është e rëndë dhe dezinsektimi i filluar me zhurmë e bujë nga qeveria u tret dhe u zhduk, se koncesionet zhdukin çdo gjë të nevojshme në shëndetësi.

Qytetarët janë të rrezikuar dhe pambrojtur nga shteti i tyre.

Shteti që flet e flet pa u lodhur kur duhet të grabisë tokën e Teatrit Kombëtar, bile pati idiotër qeveritarë e bashkiakë që folën edhe gjoja për sëmundjet e supozuara atje, për epideminë që merr jetë njerëzish s’thotë dot asnjë fjalë.

Shqiptarëve t’u rrojë mjekra e kryeministrit, pa taksiratet duhet t’i heqin vetë.

Presim edhe ne këtë rast, videon psikopatike të radhës së shkollëpakut dhe shpjegimin e trashë të tij, se kështu ndodh edhe në vende të tjera…

s.a/dita

August 17, 2018 11:38
Komento

7 Komente

  1. Syti KORITA August 17, 12:01

    Akoma nuk po e merr vesh se je katandisur LOLO ne
    LeSheli ?! Ku e Presidentin LIKE dhe KRYETAREN ?! Ke mbetur “Edhe i Vetem, “TRIM” ne Lufte !!!

    Reply to this comment
  2. Do disinfektuar koka e petritit te partis ,gojemadhit te qelbur August 17, 12:36

    Nji Opozite e vertete e serioze
    nuk be sulme talibanesh te programuar ,si nji tufe qensh
    rrugace ,anes kazanit te plehrave
    – drejt Kryministrise ,
    por nji si nji qenie njerezore , ben Opozite konstruktive
    jo Opozite lehjesh me i kafshu noj cop kryeministrit .
    Shume thjshte ,nji njeri normal ,duke ruajtur qetesin

    edhe ne kto temperatura ,
    sensibilizon si opzitare ate qe i duket se mungon ,
    duke ju drejtuar institucionit perkates .
    Nji mungese e nji Opozite te tille ,konstruktive ,
    joserioze ,qe pervecse te lehin si qent e rrugeve ,s
    ‘dijn asgje tjeter ,

    mundet te cojn kryeministrin ne metoda
    qe i pershtaten korit te lehesve ne pergjigje
    dhe njodftoje se se shpejti ka me qit Zorren e Madhe
    me i bo shurren ne koke qenve lehes posht kryeministrise ,

    me qellim disinfektimin e mizave dhe pidhsave /mushkonjave qe kane bere folene ne kafkat e Opozitareve te tipit LSI

    Reply to this comment
  3. hysa August 17, 13:38

    Kush e beson kete qelbesire, ky vetem fatkeqsi larmeron, e nuk di te thote nje fjale te mire. Plehra ai dhe partia e tij.

    Reply to this comment
  4. Syti KORITA August 17, 14:29

    Ne se te ka mbetur qofte edhe nje “Mini” Identitet, terhiqu nga kjo Aventure ku je futur !

    Reply to this comment
  5. MH August 17, 22:20

    Shqetesohet Vasilis!
    Ka merakun e ciftit Floririt te mos pesojne ndonji akut ethesh pe Nilit.Kjo do degradonte Partin.Dhe Vasilis nuk gjen dhe nji te dyte mashkull apo te dete femen per te mbajtur gjalle te mos shembet Partia si Ura ne Xhenova!

    Reply to this comment
  6. alphade August 18, 00:47

    Fol more Vaso, “Fajin per mishkonjen e Nilit e ka Edi Rama” ! Edhe pse nuk pjellin mushkat perseri fajin e
    ka Edi Rama…….Edi Rama,………. Edi Rama……….!
    Pika qe nuk ju bie ne maje te komes. Kedhtu e beni
    ju debila propaganden qe nuk ngjit kunrkund..!
    Nje doktorruc – politikan, te pakten merrni oderezes
    keshilltar te fushes se propagandes qe te pakten te
    mos u beni gazi botes……!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*